back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Familja tironase Kaceli – nga Marsida T. Najdeni

Gazeta

Tirana - qendra e dikurshme
Tirana qendra e dikurshme & Vllazen Kaceli

Familja tironase Kaceli

nga Marsida T. Najdeni

Kur nxjerr foto ose të dhëna, kam edukatën të jap burimin. Çdo foto të çdo tironsi/ tironsje o e kam nga bisedimet dhe gërmimet e mia personale me familjarët. Gjë që më merr kohë. O nga ndonjë libër ku e kam pa dhe kam përmendë autorin. Si në këtë rast ku mbas kolazhit tim të vëllezërve Kaceli, fotot nga Buron Kaceli, u ula dhe e pyeta Buronin hollë e gjatë për babën dhe xhajat. Faleminderit miku im, Buron Kaceli!
E keni parë në çdo fotografi të vjetër siglën “Vllazën Kaceli”. E dini se kush ishin?
Përmbledh bisedën time personale me Buronin.
“Vëllai parë ka qenë Ismaili, i cili ishte specializuar në Çeki tek firma “Bato”, e famshme për prodhime këpucësh. Realizoi një fabrikë lëkurash për këpucë në Tiranë dhe ushtroi zanatin e këpucarit, duke qenë këpucar për elitën e kohës. Fatkeqsi sepse ndërroi jetë shpejt në vitin 1932.”
.
Ali Kaceli
Ali Kaceli
Aliu do të mbetej vëllai i madh. Aliu ishte koka e drejtimit të aktiviteteve të familjes. Një fetar i devotshëm, burrë fisnik, i ndershëm e me mjaft sqimë e shije. Do të drejtonte firmën “Ali e Vllazën Kaceli” së bashku me dy vëllezërit fisnik Ramazanin dhe Jonuzin. Dyqani i parë, (egziston dhe një foto prej 1914), ia la vendin një dyqani të ri e modern dhe më pas, po aty, u ndërtu pallati me një dyqan shumë më të madh. Xhaj Aliu drejtonte firmën, xhaj Jonuzi qëndronte kryesisht në dyqan dhe xhaj Ramazani merrej me furnizime etj. Me një harmoni të plotë vëllazërore. Një dashuri për njëri-tjetrin dhe familjet që krijuan.
Përveç tregtisë firma Kaceli kishte dhe shtypshkronjën dhe kartolinat e para të Tironës. Ishin nën kujdesin e xhaj Aliut.
Me ardhjen e pushtetarëve të kuq, xhaj Aliu do të internohej nga Berati. Martesa me Benen, nga familja e nderuar e Tironës, siç është familja Fagu, do t’i jipte pesë fëmijë, tre vajza dhe dy djem. Njeri prej tyre Gëzimi, koreografi i shquar – Artist i Merituar.
.
Ramazon Kaceli
Ramazon Kaceli
Familja e ndihmoi jashtëzakonisht luftën çlirimtare, pa ditur se çfarë gatuanin komunistët mbrapa krahëve. Familja Kaceli i dhuronte materiale e ushqime. Sekretar i firmës Kaceli ishte Qemal Stafa, dhe kur italianët vinin për ta kapur xhaj Ramazani e xhaj Jonuzi e fshihnin në ambientet e shtypshkronjës apo magazinës dhe i dilnin përpara italianve duke i larguar. Ishin trima të fuqishëm. Kur ishte fjala për të dalë në Qafë të Skuterrës, për të luftuar ushtrinë serbe, e cila kërkonte të hynte në Tironë, apo në Shkallë të Tujanit, Ramazon Kaceli ishte i atygjendur së bashku me tironsit e tjerë, të cilët mobilizoheshin menjëherë.
Mbasi mbarojë lufta, Ramazanin e burgosën dhe bëri 5 vjet burg në Kënetën e Maliqit (1947-1952). E shoqja, Aishja, familje bejlerësh, i dha 4 vajza dhe 2 djem. Bënë një jetë të vështirë gjatë regjimit. Xhaj Romës ju desht të punojë këpucar për mbijetesë.
Xhaja tjetër, i mrekullueshmi Xhaj Jonuzi, ishte i dhënë me të gjitha punët e tregtisë dhe i donte vëllezërit. Ishte shumë i dhënë mbas leximeve dhe gjuhëve të huaja. Të gjithë i priste me dashuri dhe respekt, e gjithë Tirona gëzonte respekt për Jonuzin. Aktiviteti ishte shumë i madh dhe harmonia e mirëkuptimi i të gjithëve siguronte suksesin.
.
Jonuz Kaceli
Jonuz Kaceli
U martua me Meremen, nga familja e nderuar tironse Tagani ku pati shtatë fëmijë, pesë vajza dhe dy djem. Mbas ekzekutimit të xhaj Nuzit, Martir i Demokracisë, me preteksin e një bombe në Ambasadë Sovjetike, familja e tij pati një kalvar të madh vuajtjesh nëpër internime. Me kthimin në Tiranë Meremja dhe fëmijët punuan për mbijetesë në ndërtim gjithmonë me krenari.
Sadiku, Nder i Kombit dhe Qytetarë Nderi i Tiranës, më i vogli, u ndihmua nga vëllezërit për arsimimin dhe zhvillimin e talentit të tij në fushën e arteve pamore. Ai studioi në Paris në Shkollën Superiore të Arteve të Bukura dhe me tu kthy në Shqipëri punoi si arsimtar në Gjimnazin e Shtetit si dhe jepte një kontribut të mundshëm në dyqanin me mjaft emër “Dyqani Kaceli”.
.
Sadik Kaceli
Sadik Kaceli
Bëri dhe një vit specializim për pikturën e afreskut në Firence dhe me mbarimin e luftës do të ishte një ndër themeluesit e Liceut Artistik dhe Galerisë Kombëtare etj. Martesa me Safijen, nga familja e nderuar Basha, do t’i ipte katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Artisti dhe Piktori i merituar Buron Kaceli ndoqi hapat e babait. Sadiku punojë gjithë jetën si arsimtar si dhe zhvilloi një aktivitet të madh krijues.”
Historia e kësaj familje duhet marrë shembull jo vetëm për nga suksesi, por mbi të gjitha nga dashuria. Dashuri e pamasë dhe mbas vuajtjeve ata i ndejtën besnikë genit qytetar fisnik.
.
4 shkurt 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.