back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Familja e Madhe e Halid Bej Frashërit

Gazeta

Familja e Madhe e Halid Bej Frashërit
Familja e Madhe e Halid Bej Frashërit

Familja e Madhe e Halid Bej Frashërit

Halid Bej Frashëri, gjyshi i Mid’hat Frashërit, nuk pati fëmijë nga martesa e tij e parë.
Pasi ndërroi jetë e shoqja, Halidi u martua me Emine Mirahorin.
Halidi me Eminenë patën familje të madhe, 6 djem dhe 2 vajza. Djemtë e familjes ishin Abdyli (1839-1892), Sherifi (1843-1874), Naimi (1846-1900), Samiu (1850-1904), Tahsimi (1853-1876) dhe Mehmeti (1856-1918) Vajzat e familjes ishin Nafizeja (1841-1894) (e dyta e 8 fëmijëve, e lindur pas Abdylit) dhe Shahnishaja (1848-1871) (e pesta e 8 fëmijëve, e lindur pas Abdylit, Nafizesë, Sherifit dhe Naimit). Pas saj vinin Samiu, Tahsimi dhe Mehmeti.
Kur lindi Mid’hati, ungjërit e tij Sherifi dhe Tahsimi dhe hallë Shahnishaja kishin ndërruar jetë. Të tre vdiqën në moshë të re, ndërsa i vogli mes tyre, Mehmeti, vazhdoi në gjurmët e vëllezërve të tij më të mëdhenj, Abdylit, Naimit dhe Samiut. Ajo rrugë u ndoq më vonë me devotshmëri edhe nga i biri i Abdylit, Mid’hat Frashëri.
Kjo foto (e bërë rreth mesit të viteve 1860): janë djemtë e Halid Frashërit dhe Emine Mirahorit në Janinë – Abdyli, ulur në mes, i rrethuar nga vëllezërit e tij Sherifi, Naimi, Samiu, Tahsimi dhe Mehmeti i vogël në këmbë pranë tij.

Shënim: Ky postim synon të japë informacion fare pak të njohur nga publiku shqiptar mbi familjen patriotike të Halid Bej Frashërit. Pas një postimi të ditëve të fundit, në përvjetorin e vdekjes së Mehmet Frashërit, disa vizitorë të faqes shprehën habi për rolin patriotik të Mehmet Frashërit, vëllait të vogël të Abdylit, Naimit dhe Samiut.

Administratori i faqes se FB Mid’hat Abdyl Frashëri

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.