back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Faleminderit Çezar Ndreu! – Keshilli i Vatres

Gazeta

Cezar Ndreu dhe piktura e Dr. Rugovës
Cezar Ndreu dhe piktura e Dr. Rugovës

Faleminderit Çezar Ndreu!

Fushata e Vatrës: Çezar Ndreu e dha shembullin, dhuroi $ 1,500.00

Pas rikonstruksionit që iu bë ndërtesës së Vatrës, veçanërisht zyrës dhe sallës së madhe të katit të parë nga biznesmeni dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar, bashkatdhetari nga Kosova, anëtar i këshillit të Vatrës, z. Rrustem Gecaj, Kryesia e Vatrës ka propozuar hapjen e një fushate për mobilimin e zyrave, plotësimin e rafteve të bibiliotekës dhe kornizimin e fotografive historike. Para Kuvendit fushata kishte nisë prej anëtarit të Këshillit të Vatrës, Ahmet Hoti dhe Ndrec Gjergji.
 Një dhurim i veçantë ishte ai që u bë të Shtunën e 31 majit 2014, në Vatër nga një nga vatranët e rinj, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Vatrës, i rritur në kampet e internimit të Vlorës, Çezar Ndreu.

Kuvendi i Vatres - 1920
Kuvendi i Vatres – 1920

Çezari i qe lutur editorit të Diellit, që “të mos e publikonte dhuruesin, duke dashur që të mbetej anonim. Nuk e bëj për t’u dukur, – tha  në atë kohë, – po thjesht e ndjej se duhet bërë dhe kaq mundësi i kam… Vatra dhe Dielli meritojnë përkrahjen e çdo shqiptari të Amerikës!”
Dhurata e tij ishte një kompjuter i ri, prodhim i fundit dhe një printer, Scaner, fotokopje, me vlerë përmbi $ 1,500.00. E falenderojmë Çezarin dhe i kërkojmë ndjesë që nuk e ruajtëm anonimatin. Le të shërbejë shembulli i tij si nxitje edhe për gjithë vatranët e tjerë. Çezari nuk është i pasur, ai e siguron jetesën me mundim, por është bujar, prandaj nga kursimet e hequra mënjanë dha kontributin e tij pa u ndjerë. Vatra ka nevojë për kontributin e çdo vatrani, kudo ku jeton, e çdo shqipatri të Amerikës! Ta mbajmë gjallë traditën dhe historinë tonë në SHBA.
Kush do ta ndjekë Çezarin? Dielli do të publikojë emrat e të gjithë dhuruesve siç ka bërë për më shumë se një shekull jetë të Vatrës dhe vetë gazetës Dielli.
Ju Faleminderit Çezar!
http://gazetadielli.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.