back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Faiku: prozatori më i lartë i gjuhës shqipe!! nga Dr. Vasfi Samimi

Gazeta

Faik Konica -Portret? (1875-1942)
Faik Konica -Portret? (1875-1942) 

Faiku: prozatori më i lartë i gjuhës shqipe!!

nga Dr. Vasfi Samimi

Faik Konica mbetet figura ma e madhe dhe ma kontraverse e kësaj kohe. Me rastin e ribotimit të librit “Nën hijen e hurmave”, Dr. Vasfi Samimi, ndër të tjera thotë:

“…Libraria ‘Argus’, një nga më të pasurat e kryeqytetit, ribotoi këto ditë dhe vuri në qarkullim përkthimin e Faik Konicës “Nën hijen e hurmave”. Kjo vepërz e Faikut tonë të madh, është një pjesë e vogël e “Njëmijënjë netëve”, origjinali i së cilës, siç dihet është arabisht.
Siç thotë vetë Faiku në parathënien e libërthit, pati disa përkthime përpara nga të cilat disa ishin me fjalë oshenike (të turpshme), shumë besnike ndaj origjinalit, gjë që ishte e papërtypshme për shijen oksidentale, ndërsa disa të tjerë ishin larguar aq tepër nga origjinali sa ktheheshin në hibrizma, as mish as peshk.
Faiku zgjodhi një përkthim të mesëm nga anglishtja, një përkthim ky krejt besnik i origjinalit, por që u kish vënë njëfarë perdeje fjalëve të turpshme që ndodhen në origjinal.
Faiku, mjeshtri më i madh i dialektit tosk dhe ndër ligjëronjësit më të ëmbël të gjuhës shqipe, ka nxjerrë një përkthim të shkëlqyer, ndër më të bukurit në gjuhën shqipe.
Kjo vepër u shtyp në Amerikë, kur Shqipëria ishte në të mëkëmbur e sipër dhe nuk qe koha për t’u marrë aq sa duhesh me kulturë, me kryevepra të përkthyera, qofshin këto edhe të madhit Faik Konica. Librin e Faikut nuk e njihte askush në Shqipëri, nuk e kish kënduar askush dhe ishin fare të pakët ata që e dinin se ekzistonte një përkthim i tillë. Qe një mëkat i madh për brezat e intelektualëve tanë, që të mos i kishin shijuar shembujt më të lartë të gjuhës shqipe, para se të prodhonin edhe ata vetë veprat e tyre.

Dr. Vasfi Samimi i ri
Dr. Vasfi Samimi i ri

Kushdo që ka folur për Faikun ka thënë se është prozatori më i lartë i gjuhës shqipe. Po ku ndodhet kjo prozë? Ku është shkruar kjo prozë? Asnjë librar s’di të na japë një libër të tij!?! Faiku ka qenë njëfarë Sokrati. Nuk la asnjë vepër të përmbledhur, përveç kësaj. Ai që do t’i mbledhë dhe do t’i botojë këto punë të shpërndara do të bëjë një vepër fisnike. Me botimin e këtyre veprave me vlera të rralla nderohet jo vetëm gjuha dhe kultura shqipe, por edhe emri i madh i Faik Konicës.
Zotni, në të gjitha sjelljet e veta, i lartë nga gjaku e kultura, fytyra më e shquar e shekullit, shqiptar në thellësi të shpirtit, aristokrat në të shkruar e i pamëshirshëm ndaj antivlerave. I lartë si njeri, i shquar si patriot e i ëmbël si prozator…”
(Shkëputun nga libri “Shqipnia e viteve ’30” e Lazër Radit – ribotim)

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.