Evolucjoni porsi Hana e Bajramit nga Lazër Shantoja

Dom Lazer Shantoja (1982-1945)

Dom Lazer Shantoja (1982-1945)

Evolucjoni porsi Hana e Bajramit nga Lazër Shantoja

Ora ndër Valle – Prej Fjalorit

Evolucjon - Âsht zhvillimi i nji sêndi, i nji organizmit o i nji shoqënís prej nji trajtës mâ të fjeshtë e primitive, në nji tjeter mâ t’unjishme e të plotësueme. Me fjalë të kjarta e mâ shqype nji njeriut në evolucjon kishin me i thanë: âsht porsi hana e Bajramit, qi ndrron demek pà prâ…Kena shumë evolucjone. Per tregim po bìm evolucjonin fjeshtë politik e atè modist politik. Evolucjoni fjeshtë politik âsht ky:
Rrnoftë Turkija!
Rrnoftë Mali i Zí!
Rrnoftë Internacjonali!
Rrnoftë Princ Wiedi!
Rrnoftë Krajl Nikolla!
Rrnoftë Austrija!
Rrnoftë Jugoslavija!
Rrnoftë Shqypnija!

Evolucjon modist-politik:Brandavekë me xhamadan e qylah.
Çakçirë me xhamadan e qylah.
Ala franca me fes Shqypnijet…

V.O. Nder né pak kush e ka bâ politiken petk; përkundrazi shumë kush e ka bâ petkun politikë…
Ekspoze: Kur interpelohet nji Minister prej anës së Parlamentit e nuk din mâ kah’ me ja mbajtë, Ministri thotë: “Kam me ju dhanë të gjegjun të hanen…” e të hanen deklamon nji ligjeratë të gjatë e të merzitshme qi vên në gjumë Parlamentin. Ministri kësodore ka bâ nji ekspose!…*Y.,
Ora e Maleve, Shkodër, e shtunde, 11 Gusht 1923, nr. 18

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook