back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Europa po pёrgadit Gjyqin e Nurembergut kundёr Krimeve tё Komunizmit! – nga Aleks Martin Kapllaj

Gazeta

Parlamenti Europian
Parlamenti Europian

Europa po pёrgadit Gjyqin e Nurembergut

kundёr Krimeve tё Komunizmit!

nga Aleks Martin Kapllaj

Me 19 shtator tё 2019, pak muaj mё parё, Parlamenti Europian miratoi rezoluten: Rёndёsia e kujtesёs evropiane pёr tё ardhmen e Evropёs, duke dёnuar njёkohёsisht tё dyja ideologjitё, qё shkatёrruan shumё vende tё saj gjatё Luftёs sё II-tё Botёrore, nga nazifashizmi dhe pёr gjysmё shekulli, nga komunizmi!
Rezoluta e aprovuar nga Parlamenti Europian ёshtё i argumentuar nё katёr faqe e ndёr tё tjera thuhet:
“Parlamenti Europian, duke u bazuar nё parimet universale tё Drejtave tё Njeriut e parimet themelore tё Bashkimit Europian dhe duke qёnё njё komunitet i bazuar nё vlerat e pёrbashkёta, duke iu referuar Deklaratёs Universale tё Drejtave tё Njeriut tё Kombeve tё Bashkuara e adoptuar me 10 dhjetor tё 1948, duke pasur parasysh shumё argumenta historike, qё vёrtetojnё dhe dёnojnё tё dyja ideologjitё, duke konsideruar qё 80 vjet mё parё, me 23 gusht tё 1939, Bashkimi Sovjetik komunist e Gjermania naziste, firmosёn traktatin e jo agresionit Molotov-Ribbentrop, me protokoll sekret, duke i ndarё Europёn nё territoret dhe Shtetet e pavarur mes dy regjimeve totalitare e duke i grupuar nё sfera me interes, i hapi rrugёn Luftёs sё Dytё Botёrore, duke e konsideruar qё krimet naziste janё gjykuar e ndёshkuar nё procesin e Nurenbergut, me prokurorё tё regjimit komunist rus dhe duke e pasur parasysh, qё komunizmi nuk ёshtё gjykuar akoma, pёr krimet e saj e sheh se ёshtё urgjente, domosdoshmёria e sensibilizimit, pёr tё zhvilluar gjyqet pёr krimet e kryera nga stalinizmi dhe diktaturat e tjera!”
Ndёr tё tjera, rezoluta, nё pikёn k tё saj thotё, se: “Duke konsideruar se edhe pse me 24 dhjetor tё 1989, Kongresi i deputetёve tё popullit tё Bashkimit Sovjetik, dёnoi firmёn e paktit Molotov-Ribbentrop, ndёrsa, nё gusht tё vitit 2019, autoritetet ruse i kanё mohuar pёrgjegjёsitё dhe pasojat e kёtij pakti, duke promovuar interpretimin se Polonia, Vendet Baltike dhe Perёndimi, janё nxitёsit e Luftёs sё Dytё Botёrore”.
.
Parlamenti Europian Midis Krimeve Naziste dhe Komuniste
Parlamenti Europian Midis Krimeve Naziste dhe Komuniste
Nё rezolutё, ndёr tё tjera shkruhet se, nё shumё vende europiane, ёshtё e ndaluar pёrdorimi i tё gjitha simboleve totalitare si naziste, ashtu edhe ato komuniste, e njёkohёsisht, duke marrё parasysh se, nё shumё vende tё tjera, ex komuniste, partitё e majta dhe ato tё ekstremit tё majtё, vazhdojnё tё jenё fanatike tё njё ideologjie shkatёrruese tё njerёzimit, ёshtё imperative edhe dёnimi nё tё gjithё Europёn, tё tё gjitha krimeve qё ka kryer, kjo ideologji, e cila duhet tё hidhet nё koshin e historisё, duke iu numёruar tё gjitha krimet e tyre tё dokumentuara edhe nё Librin e Zi tё Komunizmit, (Krimet, terrori, shtypja) tё Stephane Courtois, me miliona viktima nё vendet ku ka sunduar:
Bashkimi Sovjetik, 20 milion tё vdekur,
Kina, 65 milion tё vdekur,
Vietnam, 1 milion tё vdekur,
Korea e Veriut, 2 milion tё vdekur,
Kamboxhia, 2 milion tё vdekur,
Europa e Lindjes, 1 milion tё vdekur,
Amerika Latine, 150.000 te vdekur,
Afrika, 1 milion e 700.000 te vdekur,
Afganistan, 1 milion e 500.000 tё vdekur,
si dhe 10 mijё viktima tё partive komuniste tё pa pushtet,
Europa e sheh si njё obligim etik dhe moral, ndaj tё gjitha viktimave, pёr tё dёnuar tё gjithё ata qё me fanatizёm u bёnё vegla tё njё ideologjie gjakatare kundёr bashkёkombёsve tё tyre, dhe pёr tё dёnuar ata, qё besojnё akoma nё njё sistem vёllavrasёs me rezultate vetёshkatёrruese, duke vlerёsuar autorёt e krimeve dhe harruar viktimat e saj.
Njёkohsisht, rezoluta e ngarkon edhe presidentin e Parlamentit Europian, qё tё trasmetojnё rezolutёn, Kёshillit tё Europёs, Komisionit Europian dhe qeverive dhe parlamentave tё Shteteve antare tё BE si dhe Dumёs ruse dhe parlamenteve tё shteteve tё partneriatit, nё tё cilёn bёn pjesё edhe Shqipёria.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.