back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Ende ose akoma, ose në vazhdimësi… – nga Petraq Kote

Gazeta

Qielli mbi Fier më 10 korrik 2019
Qielli mbi Fier më 10 korrik 2019

Ende ose akoma, ose në vazhdimësi…

nga Petraq Kote

(Në BRSS dhe Shqipëri janë pushkatuar poetë, po, edhe Federiko G. Lorka)
…Fierit të artit letrar të “pushkatuar”, i dhëmb tmerrësisht poeti Aleksandër Zaka.
I futur në kurthin e “vetëdijes poetike” e më pas në darën e ish spiunëve të sigurimit të shtetit në kulturë e soc-art, ai provoi burgun dhe më andej depresionin e thellë, deri në vdekje…
“…sot arrestuam një nga armiqtë më të mëdhenj të partisë dhe letërsisë shqiptare, këtu në Fier…” do ta çelte atëhere, asaj gomorre letrare, mbledhjen ogurzeze të Lidhjes së Sh. A. të Shqipërisë, Dega Fier, në sallën e vogël të mbledhjeve të Shtëpisë së Kulturës, Fier (sot prefektura), kryetari i saj M. P.
Poeti realist, Aleksandër Zaka, kishte mbajtur padashje kokëposhtë (duke e çuar diku), fotografinë e Enver Hoxhës…
Po se kush ishte poeti Aleksandër Zaka, na e ka treguar më prapa (1998) jo pa brengë Dritero Agolli, na e ka treguar vetë krijimtaria e tij e klasit, një krijimtari kryeneçe dhe vetshënjonjëse…
Dhe për çudi!
Unë në bibliotekën time e kam dosjen e plotë të hetuesisë dhe gjyqit të Poetit, të pa vdekur. Nuk mendoj se kishte armiqësi partie apo letrare. Janë dhe spiunarët aty.
Zaka ishte sotist prej futurizmi.
Ne paqe qofsh i prehur, poet.
Edhe në periodikun “Drapër e çekan”, poezia e poetit Aleksandër Zaka së bashku me poezinë e poetit tjetër të burgosur M. Mile, është therur me majë të çeliktë lapsi.
E keni gjithë gjak, atje në anën e publicistikës të Bibliotekës Publike Fier, shikojeni o studiues të mire edhe ju njerëz, që nuk e dini.
Po kush e vrau poetin Aleksandër Zaka?
E doni emrin?
E, ç’vlerë ka! Atë e vrau liria e vogël.
Fieri kishte edhe art…
.
@kotepetraq; Shënimi, është i rastësishëm, pasi sot e kujtuam poetin.
.
Fotografia është shkrepur dje mbi qiellin e qytetit, Fier

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.