back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Emrat e Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të P.P.Sh… Jozef Radi

Gazeta

Byroja Politike... nji pjesë e të cilëve u eleminuan...
Byroja Politike… nji pjesë e të cilëve u eleminuan…

Emrat e Byrosë Politike të K.Q. të P.P.Sh.

si dokument i vërtetës historike…

nga Jozef Radi

Byroja Politike e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë ishte organi qëndror i Partisë së Punës së Shqipërisë përgjatë gjithë periudhës së qeverisjes komuniste… Byroja politike zgjidhesh nga çdo Kongres Partie, dhe ishte e ngarkuar deri në kongresin e ardhshëm…
Po japim nji tabllo të plotë të përbërje së kësaj Byroje Politike, e cila ishte dora e hekurt gjatë gjithë periudhës së sundimit komuniste me nji parti të vetme…

Kongresi i Parë i PKSH (1952) – 8 anëtarë
Enver Hoxha
Tuk Jakova (eleminohet)
Mehmet Shehu
Bedri Spahiu (eleminohet)
Hysni Kapo
Liri Belishova
Spiro Koleka
Beqir Balluku

Kongresi i Dytë i PKSH (1952) – 7 anëtarë
Mehmet Shehu
Liri Belishova
Enver Hoxha
Beqir Balluku
Hysni Kapo
Gogo Nushi
Spiro Koleka

Kongresi i Tretë i PPSH (1956) – 9 anëtarë
Beqir Balluku
Enver Hoxha
Gogo Nushi
Hysni Kapo
Liri Belishova
Manush Myftiu
Mehmet Shehu
Rita Marko
Spiro Koleka

Guri Madhi - Mbledhja e 81 Partive në Moskë - 1960
Guri Madhi – Mbledhja e 81 Partive në Moskë – 1960

Kongresi i Katërt i PPSH (1961) – 8 anëtarë
Beqir Balluku
Enver Hoxha
Gogo Nushi
Hysni Kapo
Manush Myftiu
Mehmet Shehu
Rita Marko
Spiro Koleka

Kongresi i Pestë i PPSH (1966) – 11 anëtarë
Adil Çarçani
Beqir Balluku
Enver Hoxha
Gogo Nushi
Haki Toska
Hysni Kapo
Manush Myftiu
Mehmet Shehu
Ramiz Alia
Rita Marko
Spiro Koleka

Kongresi i Gjashtë i PPSH  (1971) – 10 anëtarë
Enver Hoxha
Adil Çarçani
Beqir Balluku (eleminohet)
Haki Toska
Mehmet Shehu
Ramiz Alia
Rita Marko
Spiro Koleka
Abdyl Këllezi (eleminohet)
Kadri Hazbiu
Petrit Dume (eleminohet)
Pilo Peristeri

Kongresi i Shtatë i PPSH (1976) – 12 anëtarë
Enver Hoxha
Adil Çarçani
Haki Toska
Hekuran Isai
Hysni Kapo (vdes ne rrethana te dyshimta)
Kadri Hazbiu
Manush Myftiu
Mehmet Shehu
Pali Miska
Ramiz Alia
Rita Marko
Spiro Koleka

Kongresi i Tetë i PPSH  (1981) – 12 anëtarë
Enver Hoxha
Adil Çarçani
Hajredin Çeliku
Kadri Hazbiu (eleminohet)
Lenka Çuko
Manush Myftiu
Mehmet Shehu (eleminohet)
Muho Asllani
Pali Miska
Ramiz Alia
Rita Marko
Simon Stefani

Kongresi i Nëntë i PPSH  (1986) – 10 anëtarë
Adil Çarçani
Hajredin Çeliku
Hekuran Isai
Lenka Çuko
Manush Myftiu
Muho Asllani
Pali Miska
Ramiz Alia
Rita Marko
Simon Stefani

Jozef Radi 2000
Jozef Radi 2000

***
Refleksion mbi listat e politbyrosë shqiptare…

nga Jozef Radi

Kur lexon listat me emrat që ende shumë prej shqiptarëve i kujtojnë (ndokush edhe me tmerr), kur i kujtojmë portretet e tyre të stërmëdha e valëvitëse që zinin ballin e shesheve dhe tribunat ne festadhe parada, të sallave të mbledhjeve, apo Këndeve te Kuq, duke mbrritur shpesh të mbushnin edhe muret e zbrazta të shtëpive, apo edhe në pyetjet e testimeve profesionale, apo në provimet e shkollave, nuk mund të harrojmë as faktin se shumë prej këtyre figurave ranë në honin e eleminimeve, të prapaskenave dhe poshtërimit mv ekstrem… Sigurisht shumë prej nesh e mbajnë mend atë kapjen fort dorëpërdore të tyre si dëshmi e nji uniteti të pathyeshëm, pa harruar se kohë mbas kohe më shumë se gjysma e tyre kishin përfunduar burgjeve dhe pushkatimeve, po edhe ose në ato retushimet e famshme të këtyre figurave dalë dikur te Shtëpia e Partisë, që i detyronte herë pas herë laboratorët e fotografive “të pastronin armiqtë” e dalë nga gjiri i Partisë…
Çka mbetet e trishtë nga kjo Byro Politike e shtrirë në gati gjysëm shekulli, është fakti se nji ditë krahas asaj auroeole lavdie që i mbështillte, nji ditë ata u bënë kanibalë të njeri tjetrit, dhe me triumf shpallje kudo se eleminimi i shokëve dhe “bashkëluftëtarëve të idealeve” ishte vepër e vigjilencës dhe e heroizmit të Partisë!!!
Ajo çka  ka mbetur sot, është fakti se e gjithë kjo aradhe “figurash të ndritura” nuk la asnji vepër shkencore, asnji studim historik, asnji analizë realiste të gjendjes ekonomike që po kalonte vendi dhe bota, asnji kontribut letrar, asnji faqe memuaristike, asnji akt qytetarie, asnji guxim civil, asnji vrasje ndërgjegje për çka ndodhte brenda dhe jashtë “Bllokut”, që brezat që vijnë, të mund të ndalen e të reflektojnë, për të parë se çfarë mendonin këta njerëz, cili qe niveli i tyre arsimor, cili qe humori i tyre, cilët ishin shkollat dhe universitetet që kishin frekuentuar, cilat ishin interesat e tyre jashtë politikës, ç’koncept patën ata mbi jetën, mbi familjen, mbi ekonominë, mbi letërsinë, mbi traditën, në fund të fundit edhe për at komunizëm dhe idealizëm (siç thuhet) që ata vetë e patën shpikur dhe që me aq zell i u nënshtruan si vegla të bindura deri te dita e të qenit asgjë… ose po të perdorim nji shprehje te Timonierit “E kush është filani… një mutmuti…!”
Rrëshqas kalova mbi këta emra që kanë sunduar për një gjysëm shekull një popull, dhe mendoj se do të duhet edhe nji gjysëm tjetër shekulli që të lahemi prej asaj së keqeje që ata ne e mbollën (ndoshta edhe pa vetëdije), e që frutet e së cilës janë sot ende të hidhta (në mos të helmëta) ndër buzët tona…
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu qenë Antarë të përhershëm të Byrosë Politike, derisa mbas kongresit të tetë të dy ikën përmes vdekjes, njëri i vetvrarë dhe tjetri i vetvdekur…
Nuk mund t’i përcjell këto rreshta pa një nënqeshje të hidhët… kur në nji dasëm… dikush nën ethet e rakisë po edhe shpirtligësisë ndaj të zotit të dasmës thirri… “Miq, hajde nji shëndet… Të na rrojë Partia dhe Byroja Politike e Komitetit Qendror… me në krye të shtrenjtin…” Gjithë dasmorët ngritën gotat me nji gëzim të shtirur… po edhe i zoti i shtepisë me djalin në burg për politikë, uli kokën dhe ngriti gotën, për të mos u bërë pjesë e këtij provokimi apo ndonji terrori të mundshëm në ditët e mëpasme të jetës së tij…
E pra, gjithë kjo listë emrore e Byrosë Politike gjysëmshekullore, mbetet pasaporta me kuptimplote e frymës së komunizmit shqiptar, po edhe e tragjedisë së këtij populli, të cilit do të vazhdojë t’i nëpërkëmbët edhe më  tej në historinë e tij…
nëntor-dhjetor 2013

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. Byroja Politike s’ka qenë gja tjetër veçse nji bandë e së ashtuquejtunës Zonë e Parë Operative, dmth Vlonë-Gjinokastër.
    Ka ndonji element jashtë kësaj zone, që vërtitet e tretet si puna e Tukut apo Beqirit, por të tjerët janë të gjithë produkt i së njajtit shtrat etnografik. Prandej dhe komunizmi shqiptare ishte aq i përçudnuem!
    Nini, duhet ta kishe vu në dukje kët fakt, megjithëse ai uluret edhe kur nuk e thue!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.