back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Eminenti dijetar i Shqipërisë “Zoti Ippen” nga Fahri Xharra

Gazeta

Theodor Anton Ippen (1861-1935)
Theodor Anton Ippen (1861-1935)

Eminenti dijetar i Shqipërisë “Zoti Ippen”

nga Fahri Xharra

Theodor Anton Ippen,
hebreu austriak
ia rizbuloi Europës,
Shqipërinë!

Prof. Dimçe Kosev, historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas (sllav), ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit, është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohrit, pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të prinicipatës së Arbërit – Progonit.
Kurse dramaturgu i njohur serb, Prof. Branisllav Nushiq thotë: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjtë”.
Historisë sonë të mshehur nga të huajt, i kemi ndihmuar edhe ne më shumë që ajo të struket dhe të humbasë lavdinë dhe krenarinë e saj. As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi asaj që sado pak dhe me më shumë falenderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit, hebreut austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë; që sado pak të përmendë njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro-Hungarisë, përveç shkruarjes së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, i cili themi se pa Ippen-in, si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.” (A.K)

Theodor Anton Ippen me kostume malesori
Theodor Anton Ippen me kostume malesori

Kush ishte Theodor Anton Ippen-i?

Theodor Anton Ippeni ka lindur më 1861, në krahinën e Bohemisë, asokohe pjesë e perandorisë austro-hungareze. Pasi kreu studimet e mesme në Pragë, u regjistrua në Akademinë Orientaliste të Vjenës, ku u diplomua më 1884. Po në këtë vit emërohet në konsullatën e Austro-Hungarisë në Shkodër. Ai ka qenë për shtatë vjet me radhë konsull i përgjithshëm i monarkisë austro-hungareze në Shkodër (1897-1904) dhe është autor i një radhë studimesh e librash për historinë, etnografinë, arkeologjinë e shoqërinë shqiptare. Vepra e tij shkencore është përqendruar thuajse e tëra mbi Shqipërinë.
Studimet e Ippenit kanë bërë të ndriçohen shumë aspekte të jetës fisnore në Shqipërinë e Veriut, të historisë së Lidhjes së Prizrenit etj, duke hyrë kështu në radhën e shkëlqyer të albanologëve të monarkisë austro-hungareze, që fillon me Hahn-in e vijon me Gustav Meyer-in, Hopf-in, Franz Nopsca-n, Milan Shuflaj-n, Gustav ëeigand-in, Norbert Jokl-in etj. Shefi i seksionit Fon Rapaport (Von Rapapport) në një nga botimet e tij historike te Ippenit e quan “një kryevepër e eminentit dijetar të Shqipërisë”
Vlera e Ippenit rreth çështjes shqiptare qëndron në faktin që ai ishte përkrahës i kësaj çështjeje dhe ishte ndër hartuesit e memorandumit mbi formimin e një Shqipërie të pavarur. Viti 1896 që shënon, fillimin e një aksioni energjik të monarkisë austro-hungareze për Shqipërinë, sjell edhe emërimin në Shkodër si konsull i përgjithshëm të një njohësi të mirë të i rrethanave shqiptare, sllave e turke, Theodor Ippenit.
“Eminenti dijetar i Shqipërisë” – Zoti Ippen, qëndrimi i parë i të cilit në Ballkan ishte pikërisht Shqipëria, përkatësisht Shkodra, qyteti në të cilin gjatë viteve 1884, kreu funksionin e konsullit, por jo për shumë kohe, pasi u transferua për në Plevne ku zëvëndesoi konsullin austro-ungarez Ritter von Mayer. Kohën e qëndrimit në Plevne e shfrytëzoi edhe për të kryer shumë udhëtime në brendësi të vendit. Dhe përshtypjet e tij gjatë këtyre udhëtimeve, të cilat kishin të bënin me gjeografinë, etnografinë apo politikën ai i mblodhi në formën e skicave dhe i botoi ne studimin e tij, “Novipazar und Kosovo” (Novipazari dhe Kosova), 1892.
Në vitin 1891, Ippeni transferohet si Nënkonsull në Konsullatën e Kostandinopojës ku si një njohës i mirë i marëdhënjeve që kishin të bënin me shqiptarët kreu atje edhe funksionin e këshilltarit për çështjet shqiptare.

Library in the bazaar quarter of Shkodra (Photo: Theodor Ippen, 1907).
Library in the bazaar quarter of Shkodra
(Photo: Theodor Ippen, 1907).

Më 1894, u emërua nga Ministria e Jashtme, konsull në Jeruzalem dhe në vitin 1897, si Konsull i Përgjithshëm i perandorisë dualiste në Shkodër, funksion të cilin e kreu deri më 1904.” (nga periodikët)
Që prej vitit 1896, Ministria e Jashtme austro-hungareze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqipërinë. Së pari asaj i nevojitej një konsullatë me përbërje sa më të mirë, me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare, i duheshin njerëz, të cilët e njihnin mirë vendin, popullin dhe gjuhën shqipe.
Ministria e Jashtme udhëzonte ndër të tjera qe nëpunësit e konsullatës përveç të qenurit njohës të mirë të kushteve shqiptare, ata duhet që nëpërmjet udhëtimeve që do t’i bënin territorit shqiptar, të njihnin mirë edhe gjendjen administrative, ekonomike dhe përmes personave me influence të lidhnin kontakte me popullsinë vendase të çfarëdo lloj feje dhe kështu të përdornin këto pozicione të arritura prej tyre në favor të perandorisë. Të gjitha arritjet e konsullatës perandoria do t’i përdorte për zhvillimin e Shqipërisë dhe në përkrahje të përpjekjeve kombëtare të shqiptarëve, për zgjidhjen e çështjes së tyre. (nga libri “Shqipëria e vjetër” e Th. A. Ippenit)
Përveç aktivitetit intesiv për te zbatuar politikën austriake, konsulli Ippen gjatë qëndrimit 7 vjeçar ne Shqipëri ndërmori edhe shumë udhëtime në brendësi të vendit, veçanërisht në trevat veriore të Shqipërisë, udhëtime të cilat ndikuan shumë tek ai për të thelluar simpatinë e tij për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ky “udhëtar” i Shqipërisë gjatë viteve 800 të shek. XIX, është fare pak i njohur për publikun shqiptar, megjithëse atij i njihen merita të veçanta edhe për formimin e shtetit shqiptar, ku ka luajtur një rol kyç.
Tre vjet para se ai të vdiste, Mbreti Zog ia pati akorduar atij Urdhrin e Skënderbeut. Kështu përpjekjet e këtij politikani të zellshëm mbi Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) zenë një vend të veçantë në historinë shqiptare.
Kjo duket edhe nga këshillat e tij dhënë Kontit Mensdorff apo udhëtimet dhe informacionet e tij në Vjenë per Kontin Berchtold, por mos t’i harrojmë raportet, letrat, takimet në Londër me Sir Eduard Grejin, kontin Mensdorff, Sekretarin e Foreign Office-it Tynell apo me përfaqësuesit rusë, italianë, gjermanë.
Për Gjakovën, ai shkruante: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt. 1.2.1913).
Theodor Ippeni në atë konferencë ishte praktikisht i vetmi specialist dhe njohës i Shqipërisë; gjithë pjesëmarrësit e tjerë ishin politikanë ose diplomatë, që operonin sipas nevojave ose diktateve politike. (Tarifa, Fatos (1985).
Drejt pavarësisë: çështja e çlirimit kombëtar në mendimin politik-shoqëror rilindës 1900-1912 , Elsie Robert.
“1916”. Blumi, Isa (2007), Ardian Klosi
Marre nga http://www.ikvi.at

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.