back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Eleonora Deva, mbesa e Xhafer Devës, i shkruan Ambasadorit Gjerman z. Jörn Rohde

Gazeta

Xhafer Deva student
Xhafer Deva student

Eleonora Deva, mbesa e Xhafer Devës,

i shkruan Ambasadorit Gjerman z. Jörn Rohde

Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde 
Kërkesë: Ambasador Rohde, kërkoni falje ose përballemi në gjykatat gjermane 

I nderuar Ambasador Rohde, 
Familja Deva në Kosovë, Gjermani, Suedi dhe SHBA e kupton pozicionin e juaj delikat lidhur me fushatën që ka ndërmarrë Serbia në Kosovë, rreth figurës së Xhafer Devës, si edhe disa pinjollë të familjeve komuniste në Kosovë, por konsiderojmë se reagimi i juaj ka tejkaluar taktin e një diplomati duke u shërbyer me të pavërteta të vrazhdëta për Xhafer Devën. 
Xhafer Deva nuk ka qenë nazist. Në të kundërtën dëshmojeni anëtarësinë e tij në partinë naziste. Xhafer Deva nuk ka bërë asnjë krim lufte. Në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm i Shqipërisë, ai jo vetëm që mbrojti hebrenjtë nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe u ofroi strehim hebrenjëve nga vendet fqinjë që arrinin të iknin nga terrori nazist. Në kohën kur ai drejtoi Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, numri i hebrenjve nën administrimin e tij u rrit dhe për këtë janë shkruar shumë libra nga pjesëtarë të komunitetit hebre. 

Ambasadori  gjerman në Kosovë Jorn Rohde
Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde

Mbas Luftës së Dytë Botërore ai punoi në një universitet amerikan, në SHBA me pronësi hebreje. Ai po ashtu kurseu serbët dhe romët e Kosovës. Sikur Xhafer Deva të ishte nazist, sot në Kosovë nuk do të kishte serbë, sikurse nuk ka më hebrenj në Selanik të Greqisë. 
Prandaj e ftojmë shkëlqesinë tuaj të kërkoni falje publike për deklaratën tuaj, në të kundërt detyrohemi që t’u bëjmë padi për shpifje pranë gjykatës përkatëse gjermane, ku ju do të detyroheni të dokumentoni pohimet tuaja. 
Mbesim me shpresë që do të reagoni sa më parë. 
Mitrovicë 12.02.2022 
Në emër të familjes Deva 
Eleonora Deva (e mbesa)

.

Marre nga Muri i Fb i z. Valdet Deva 13 shkurt 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.