back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Elena Gjika – Merlika – 100 vjetori – nga Ardian Ndreca

Gazeta

Elena Gjika - Merlika
Elena Gjika – Merlika

Elena Gjika – Merlika – 100 vjetori

nga Ardian Ndreca

Shënim i shkurtë për një zonje,
në 100 vjetorin e lindjes (27 gusht 1920),
e cila më shumë se gjysmën e jetës,
e kaloi në kampet e internimeve.
.
Elena Gjika - Merlika - 33 vjeçe interrnimeve
Elena Gjika – Merlika – 33 vjeçe interrnimeve
Sot e 100 vjet ma parë, patrioti Sotir Gjika e mbyllte nji letër të tijën drejtue nga Roma mikut Luigj Gurakuqi, me këto rreshta:
“Ime shoqe, e cila ndaj të gdhiri, u bë për së dyti herë nënë, e është mirë nga shëndeti, të falet me shëndet. Leka e foshnja e re, Elena, të puthin dorën.
Të përqafoj me mall, Sotir Gjika”.
Në familjen Gjika atë ditë kishte lindë Elena.
Në mbramjen e 2 marsit 1925, Gurakuqi po darkonte në restorantin e Hotelit “Cavour”, në Bari, me miqtë Riza Dani dhe Dan Hasani dhe në nji shenj kohe u kërkoi leje për me u çue tue thanë: “do t’shkoj tek Sotiri [Gjika] mbasi i kam premtue nji kukull vajzës së tij”.
Në trotuar do ta prisnin plumbat mizorë e kukulla nuk do t’i mbërrinte kurrë në dorë Elenës pesëvjeçare.
Elena Gjika do të kryente shkëlqyeshëm në vitet ’40 universitetin në Napoli, për pak kohë do të merrte pjesë në kuvende e do të botonte shkrime me karakter historik. Në vitin 1945, e martueme me inxhinier Petrit Merlikën dhe me nji foshnje të vogël, do të zente fill kalvari i familjes së saj: Kampi i Tepelenës, burgosja e burrit e disa vjet ma vonë ajo e të birit, e mandej dekadat e pandërpreme të internimit në Myzeqe, deri në ramjen e komunizmit. Në internim hyni nuse e re dhe doli gjyshe me thinja. Asgja s’e përkuli, ruejti deri në fund karakterin e fortë dhe inteligjencën e mprehtë tue edukue me fjalë e sidomos me vepra gjenerata të tana të rinjsh e të rejash që lindën e u rritën në internim.
Sot Elena Gjika – Merlika, do të kishte mbushë 100 vjeçe.
.
Marrë nga mui i fb i Ardian Ndrecës, 27 gusht 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.