Edhe Palasë, Dhërmi bosh! – nga Denata Rroji

Denata Rroji
Denata Rroji

Edhe Palasë, Dhërmi bosh!

nga Denata Rroji

Nacionalist as patriot nuk bahesh duke mbrojtë “rrugaçërinë” e turizmit të paprecedent që duan të na ofrojnë ata pseudopronarë përgjat rivieres shqiptare që mbështeten nga autoritetet ligjvënëse dhe lokale për të na ofru këtë turizëm të braktisun për pasojë sot.
Për vite të tana turistët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia erdhën autokolona nga mbarë bota, edhe pse kalonin përgjat bregdetit Dalmat e nuk tundoheshin, edhe kur vinin nga rruga e Kombit mes trafiqeve të tmerrshme sfilitëse nuk lodheshin, vetëm për të bërë pushime në Shqipninë e tyne të zemrës.
Po ne si i pritëm? I pritëm me përçmim, arrogancë, anipse lekët ia merrnim duke i ushtru standard të dyfishtë me ta, mashtru, ofendu e duke ia rrite çmimin dy apo trefish në sy, ndryshe prej pushuesit shqiptar.
Ne heshtëm para këtij fenomeni të turpshëm.
Nuk reaguam, nënqeshëm…
Tashi, meqë qeshëm, na erdh radha ne të jemi viktimat. Sepse “rrugeçërit privatë” nuk i pengoi as nuk i pengon kush, “komodë në sjelljen e tyre me përvojë abuzimin”, prej dy viteve sillen edhe me keq tashma me turistët vendas.

Vere 2022

Vere 2022

Fitesa me rrugaçëri ka pasoja

Pasojave nuk i gëzohemi por na lejoni të reagojmë të paktën si qytetarë duke bojkotu këtë rrugaçëri pronarësh që kanë zaptuar detin në mënyrën më arbitrare dhe më paprecedent në botë që nga “shezlone të dhunshme në çmime.”
Me jetesën dhe djersën e secilit prej nesh nuk duhet të tallet askush, as në emër të patriotizmit.
Të fillojnë këta rrugeçër pronarësh uzurpues sëpari të sillen “patriote” dhe të përulur ndaj turistit të huaj apo vendas në çmim dhe shërbim.
Ky është hapi i parë dhe i vetëm.
marre nga muri i Denata Rroji, 16 korrik 2022

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Hapësirë Debati  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook