back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Dy poezi të fillimeve të Et’hem Haxhiademit – Kalendari Kombiar – 1928

Gazeta

Et'hem Haxhiademi i Ri
Et’hem Haxhiademi i Ri

Dy poezi të fillimeve të Et’hem Haxhiademit

Kalendari Kombiar – 1928

Në një letër që Et’hem Haxhiademi i dërgonte Mid’hat Frashërit, në 20 shtator 1927, poeti i ri elbasanas bënte kërkesë që disa poezi të tij të përfshiheshin në botimet që mundësonte Mid’hati dhe patriotë të tjerë.
Haxhiademi thotë se meqë “Diturija”, revista që botonte Mid’hat Frashëri ishte jo shumë voluminoze, të shihej mundësia e botimit tek “Kalendari Kombiar” që botonte Kristo Luarasi, por në të cilën kontribuonte edhe Mid’hati. Po sjellim këtu dy nga poezitë e Haxhiademit të botuara më në 1928.
Njëra poezia titullohet “Sofis”. Kurse tjetra Vivat Academia!
Lexim të këndshëm!
.
Kalendari Kombiar -1928 - e Lumo Skendos
Kalendari Kombiar -1928 – e Lumo Skendos
Et'hem Haxhiademi - Sofis 1928
Et’hem Haxhiademi – Sofis 1928

Sofíe

Sofí, në ç’lodra t’bukra ti stërvite
Me shoqet t’uja kûr kalón
Nëpër blerím të parkût mbas mesdite
Dhe djemt e rinj përreth shikón?
Kûr m’ecni jû me hapa të gjithnjishme
Ti kûndrejt meje kthen ahere kryt
E më përvlón me të vështruëmen n’syt
Prej gojës tyke derdhûn t’qeshme t’shishme
Gjithë bota ty të kqyr me gas, Sofí,
Se dûke si nji hanzë
Dhe porsi nji fëllanzë
Flûtrón ndër shqoba t’parkut për bukri
E save djelmve t’rij
U mbiell në zemër lulen e dashunís
Dhe i ban tá kenë në vend të Perëndís
Moj nymfë vieneze, nûk shikón nji herë
Si gjûrmat t’ûja ûn për ditë
I ndjek kûr del ti me shëtitë
Ndër vende qi kënaqin syn në verë?
.
Et'hem Haxhiademi - Sofis 1927
Et’hem Haxhiademi – Sofis 1927

.

E picërr ende jé
Si nji bûrbûqe e ré.
Se dyqind hana jan rrotllûë me rrallë
Qëkurse n’drit’n e botës ti ke ardhë;
E lûlet jan zbërthyë tûë û çelë
Në ngjyr’n e faqes tande t’bardhë
Veç gjashtmdhet vera për me t’përgëdhelë
Oh, sá më kishte anda bashkë me ty
Të rinja ndër kopshtina kryë mbë kryë
Edhé pàstaj t’filloshim
Në librin tand t’këndoshim
Ca vjersha dashunije
Në kohën t’onë mërzije!
Sá më kënaqet syni mûë, Sofí,
Kûr perkû i shtatit ty të dridhet
Prej erës ambël dhe të hidhet
Përmbi fëtyrën flokû yt i zi!
Lûm ai djalosh qi fatin ka t’banojë
Në gaz’n e zemrës tande përgjithmonë
Ai mûndet nga kjo bot’ të shijojë
Tûe mos e ndimun breng’n e shpirtit t’onë.
Ai mûndet krah për krahû drejt nga parku
Ndër dit të bukra t’eci plot haré
Me ty, moj vashë, qi porsi ëngjëll jé;
Dhe ûn, ûn duë t’shikoj jô për së largu!
Veç Venusit, ah, s’mûnt të matet t’jetër.
Me ty, Sofí,
Për bûkûri,
Se dej me atá sy të rij e t’vjetër,
Dhe përshëndet me nji mënyrë,
Qi m’shtie rrëqethe në fëtyrë!
 
Et’hem Haxhiademi
Wien, 1927
 .
Et'hem Haxhiademi - Vivat Academia 1928
Et’hem Haxhiademi – Vivat Academia 1928

Vivat academia!

Mûë qasni, shokë, të gjithë jû pranë
Edhé me zell’n e djalërís
M’a ngrini atë t’amblin zanë
Me kndûmun kang’n e akademís:
Vivat academia!
 
Lûm kûsh gëzôn sá asht i rí
Këtë koh’n e bûkur të dëfrimit,
Me mall kûjtón ai n’pleqëni
Të blertën moshë të tij t’mësimit
 
Prandáj ûn sot po kam dëshirë
Gazmendin sá mâ shûmë t’a ndezim,
Kûrse po kemi kohë të lirë
Me nj’zân nashti prá të thërresim:
Vivat academia!
 
Lûm kûsh mësón dhe Perëndija
Me mendje t’zgjûtë e ka krijûë;
Mjer ai qi vuën nga përtacija
Dhe mendjen s’don me e shdrivilluë.
 
E sot qi gazin pa kufî
Un kam, o shokë, ju pse s’afrohi
Përqark truezës për me pí,
Por rrini lark e më mendohi?
 
Muë më pëlqente shumë me jû
T’shijoje lang’n e rrûshit sot,
Të ngrije gotat pa pûshûë
Dhe t’brohorisje me zân plot:
Vivat academia!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.