Dy poezi nga Federico Garcia Lorca – Në shqip nga Manjola Brahaj

Federiko Garcia Lorca nga Khadzhi Murad Alikhanov

Federiko Garcia Lorca nga Khadzhi Murad Alikhanov

Dy poezi nga Federico Garcia Lorca

Në shqip nga Manjola Brahaj

Mëngjes

Zemra ime e shtypun
ndien bashkë me mëngjesin
dhimbjen e dashnive të saj
dhe andrrimin e largësive.
 
Drita e agimit merr
sera nostalgjie
dhe trishtimi pa sy
të placës së shpirtit.
 
Vorri i madh i natës
velloja e tij e zezë ngrihet
me u fshehë me ditën
e pafundmja majë e yjzueme.
 
Çka do të bâj unë mbi këto fusha
tue mbledhë fole dhe degë,
i rrethuem prej agimit
dhe shpirtin të tjembushun me natë.
 
Çka do të bâj nëse i ke sytë e tu
të vdekun prej dritave të pastra
e nuk ka si me ndie mishi im
nxehtësinë e shikimeve tua!
 
Pse të humba përgjithnji
n’atë pasdite të pastër?
Sot krahanori im âsht i thamë
si nji yll i fikun.
.

Në veshin e nji vajze

Nuk deshta.
Nuk deshta me të thanë asgja.
Pashë në sytë e tu
dy pemëza të çmenduna.
Prej shkëlqimit, prej buzëqeshjes, prej arit.
Lëvizshin.
Nuk deshta.
 
Në shqip nga Manjola Brahaj
Prizren, Dhjetor 2019

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook