back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Dy opinione politike – nga Shaban Murati

Gazeta

Shaban Murati
Shaban Murati

Dy opinione politike nga Shaban Murati

Në Shqipëri asnjë udhëheqës nuk është i rastësishëm!

Në marsin e vitit të mbrapshtë 1997, kardinali i zi i politikës së Shqipërisë komuniste në vitet 1985-1990, Sofokli Lazri, duke ndenjur në tavolinë me dy artistë të njohur dhe duke dëgjuar shqetësimin e artistit të shquar Rikard Ljarja, për gjendjen e rëndë të atyre ditëve dhe për Shqipërinë që kishte mbetur pa udhëheqës, i thotë artistit: “Mos u mërzit, sepse kemi djalin e Netës!” Ishte marsi i viti 1997, kur nuk dihej akoma as nëse Fatos Nano do të bëhej prap kryeministër, kurse emri i djalit të Netës figuronte në listën e të zhdukurve. Por kardinali i zi e kishte në bllokun e tij emrin e kryeministrit të ardhshëm.
Rikard Ljarja e mori me vete bisedën e mësipërme dhe nuk e di nëse ia ka rrëfyer dikujt nga rrethi i tij shoqëror apo familjar. Për fat në tavolinë me ata të dy ishte i pranishëm dhe një i tretë, një artist i shquar, emrin e të cilit miqësia ime me të dhe etika e privatësisë nuk më lejojnë ta ndaj me ju.
Një vit më vonë kryeministrin Fatos Nano e urdhëruan ta sillte djalin e Netës nga Parisi dhe ta emëronte ministër të kulturës, në një kohë që Partia Socialiste kishte në Tiranë njëqind intelektualë me emra më të njohur, që mund t’i caktonte në atë post. Derën ia hapën…
Në Shqipëri asnjë udhëheqës nuk është i rastësishëm.
.
Shaban Murati
Shaban Murati

Një pyetje strategjike

Si shpjegohet enigma që pas rënies së komunizmit disa titullarë të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shqipërisë zgjodhën të ikin dhe të strehohen në Greqi?
Nuk dihet pse nuk zgjodhën të shkojnë në Itali, ku ikën qindra mijra shqiptarë, nuk shkuan në Turqi, nuk shkuan në një shtet neutral si Zvicra, Austria apo Suedia. Nuk respektuan ligjin në fuqi, që detyronte punonjësit e institucioneve të sigurisë kombëtare të merrnin leje nga qeveria për të kaluar kufirin shtetëror për të shkuar në një shtet të huaj.
Qeveritë tepër demokratike të Shqipërisë atyre titullarëve “emigrantë” të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare nuk u kërkuan llogari kur u kthyen në atdhe se çfarë dhanë e çfarë morën në Greqi.
E vërteta e dritës së diellit është se disa prej atyre titullarëve “emigrantë” të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shqipërisë bënë karrierë të shkëlqyer në Shqipëri pas kthimit nga Greqia.
.
Marre nga muri i Fb i Shaban Muratit
.
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.