Dy Gladiatorë Ilirë në qytetin antik të Durrësit

Dy Gladiatorët Ilirë (Janaq Paço)

Dy Gladiatorët Ilirë (Janaq Paço)

Dy Gladiatorë Ilirë në qytetin antik të Durrësit

Me 15 qershor 2015, u vendosën në qytetin e Durrësit për herë të parë, mbas më shumë se 40 vitesh Dy Gladiatorët e punuar nga Janaq Paço.
Odiseja e ekspozimit të Dy Gladiatorëve Ilirë është e gjatë. Në të vërtetë, dy figurat monumentale u porositën në fillim të viteve 1970, nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor, dhe drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit Vangjel Toçi.

Historia e Dy Gladiatorve

Historia e Dy Gladiatorve

Taselat prej allçie të skulptorit Janaq Paços (1914-1991) qëndruan deri në vitin 2005, në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, më pas ato u derdhën në beton artistik në kryeqytet dhe vetëm para pak vitesh u rikthyen sërish në Durrës dy vjet më parë, në pritje të nji sistemimi përfundimtar në ndonjë prej shesheve të qytetit antik bregdetar
Më së fundi ato u vendosën në lulishten bregdetare, duke shfrytëzuar edhe sheshet e vogla prej betoni, që u ndërtuan për projektin e Parkut Arkeologjik në vitet 1970.

Dy Gladiatoret - te Vollga

Dy Gladiatoret – te Vollga

***

“Gladiatorët” është një kompleks monumental fillimisht i porositur pranë skulptorit Janaq Paço nga Prof. Vangjel Toçi, drejtor i Muzeut Arkeologjik ne v.1969. Paço e mori parson e tij dhe mbështetur në dy foto gravura të gjetura në amfiteatrin e Durrësit (sot ato ndodhen në Muzeun e Beogradit, sepse në kohën e dashurisë midis Titos dhe Hoxhës, serbët i morën me pretekstin se në atë kohë nuk kishte specialistë në Shqipëri për t’i rigjeneruar, nuk e kuptoj pse ato nuk sillen në vend si pasuri e jona) kompozoi dhe realizoi dy gladiatorë mbi 3.30 mt. secili në pozicion dylyftimi a morte.

Për arsye të shumta këto nuk arritën të vendoseshin (një temë tjetër). Dje, ato përfundimisht panë dritën e duhur si një pasuri e veçantë e inventarit skulpturor të Shqipërisë. Si Paço dhe Toçi prej mbi 20 vite janë në botën e përtejmë, por kontributin e tyre duhet ta vlerësojmë si një thesar të paçmuar. Paço dhe Toçi, nëse shikoni ato gravura kanë respektuar me vendosmëri veshjet në trupat e gladiatorëve. Eshtë hera e parë që nëpërmjet artit të skulpturës të epokohet një periudhë e Ilirisë së kombit tonë. (Nikolin Kurti, nga faqja e fb)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook