Dy anët e medaljes së një Lamtumire… – nga Adriatik Riza Dosti – kushtuar artistit Rikard Ljarja

Aktori dhe regjizori Rikard Ljarja

Aktori dhe regjizori Rikard Ljarja

“E vërteta na bën të lirë…” prandaj ajo shfaqet gjithnjë e më e hidhur,
dhe bëhet më shumë e tillë kur përballë kësaj së vërtete, të duhet të bësh zgjedhje konformiste…!!
Nëse ke një pakënaqesi të thellë ndaj Kinostudios, është pse edhe sot ajo prodhon virusin
e Njeriut te ri, tharmin shkatërrues të idenditetit shqiptar… Rikardi ishte pjesë e këtij mekanizmi,
në tre pamje: si aktor, si regjizor dhe si skenarist! Askush nuk e gjykon keq Rikardin si artist,
sepse nën diktaturë të gjithë ishin viktima, edhe “kur nuk e kuptonin diktaturën,
edhe kur jetonin mirë e benin çfarë u donte qejfi…”
Një figurë e madhe e tejkalon paksa këtë cak të moskuptimit,
“e të ngrënit mirë, e të bërjes çfarë i donte qejfi…” Sepse vlera e atij aty mbetet,
dhe na del se asgjë më shumë se ushtar dje e rreshter sot…! Eshtë pikërisht ky lloj intelektuali,
që nuk e ndjen as sot diktaturën, mjaft të hajë mirë e të marrë shpërblime, prej se djeshmes…
Të gjithë do të ikim nga kjo botë, varet prej baltës që i lëmë vetes edhe në të ikur!
Rikardi u prehtë në paqe…! Ne, nëse flasim, flasim thjesht për artistin sot po edhe nesër,
po edhe për atë mirësi që ai kishte vetë si njeri… dhe që Partia përmes kësaj mirësie kërkoi
të mveshte sa më shumë personazhe dhe t’i bënte sa më të dashur heronjtë e saj…!!
Këto janë biseda, të cilat Rikardi na i ka lënë t’i vazhdojme në…!
Urime për shkrimin dhe për sensin e ekuilibrit që e kë përcjellë nga fillimi deri në fund…!”
jozef radi
Rikard Ljarja- Role te artistit

Rikard Ljarja- Role te artistit

Dy anët e medaljes së një Lamtumire

nga Adriatik Riza Dosti

Kushtuar artistit Rikard Ljarja…

...Unë personalisht nuk mund të them dot Poshtë Diktatura!
Pasi në diktaturë unë ia kam kaluar fare mirë…
kështuqë diktatura tek unë nuk ka qënë kurrë!
Kam jetuar mirë në atë kohë e kam bërë ç’kam dashur e si kam dashur!
(Deklaratë e artistit Rikard Ljarja me 2 Qershor 2018 në UET
me rastin e promovimit të Librit të tij të katërt me titull “Josifopedia”)
 
Rëndojnë shumë dhe fort tek të gjithë shqiptarët e veçmas tek ata që vuajtën egërsinë kafshërore e kriminale të Diktaturës… këto fjali dalë nga goja jote o i ndjeri Rikard Ljarja!
Sepse gjykoj që rasti ekstremisht banal e vulgar i aktivitetit dhe i qëndrimit të Ismail Kadaresë ma do mendja se ju del e ju tepron boll Shqipërisë e shqiptarëve…
 
***
Ndahet nga jeta në moshën 77 vjeçare me 20 Prill 2020, aktori legjendë i kinematografise shqiptare dhe interpretues në 22 filma të saj… regjizor i 7 filmave dhe skenarist në 2 të tillë: Rikard Ljarja!
Absolutisht një nga figurat ikonë të filmografisë shqiptare dhe një ndër aktorët më popullorë e me kontributivë të filmit shqiptar…
Nuk po hyj fare në gjithë sa bëri në pozicionin e profesionin e tij për vite me radhë Rikardi, pasi tashmë CV e tij të pasur profesionale nuk ka shqiptar të mos ta dijë e të mos e vlerësojë, e sigurisht që nuk mund të mos më thotë dot goja Lamtumirë e Prehu në Paqe Artist i madh i Shqipërisë… por…, si njeri që nuk i takoj serës së hipokritëve e servilëve, bythëlëpirësve e të pafytyrëve… dhe që jam kundër ”zakonit tabu” që për të vdekurin duhen folur e thënë se s’bën vetëm fjalë të mira… e pasi prita që mileti t’i ezauronin plotësisht fjalët e fjalitë që fillojnë me: “U prehsh në Paqe!”, “Të qoftë Dheu i lehtë…” “Lamtumirë mik i shtrenjtë…!”, “Do na mungosh gjithnjë… etj etj … e pashë të udhës të të drejtohem me këtë letër shumë të sinqertë shoqërore, shqiptare e qytetarë edhe pse pas vdekjes, por gjithsesi besoj fort se morali i kësaj letre vlen e do të vlejë ngahera jo pak si për të vdekurit po aq edhe për të gjallët… sepse unë mendoj që nëse njeriut nuk ja thua të gjitha për së gjalli e bën pis…. e për së vdekuri e vdes për herë të dytë…!
 
Ke qenë e mbetesh Heroi i shqiptarëve në profesionin tënd dhe pse jo edhe një qytetar i mirë e një shkodran fisnik i lindur…!
Je deri diku i justifikuar për rolet që interpretove edhe pse shumica e tyre kishin të bënin me Heroin pozitiv të atij sistemi që e himnizonte dhunshëm atë…
Mjaft të kujtosh Dritanin – Komisarin e Drites; Skënderin – marinarin Hero tek Dueli i Heshtur; Dedën tek Rruge të Bardha; Komandantin tek Radiostacioni… Komisarin tek Kur zbardhi një ditë etj, etj, dhe: No comment…!
Do te thuash… “ashtu ishte koha atehëre…” Ok edhe këtu kë “një farë” justifikimi ndonëse ajo “ashtu ishte koha atehere” mori në qafë jo pak bashkështetas të tutë e intelektualë dhe patriotë të shquar të atij vendi… të cilët kurrë nuk pranuan t’i dilnin në krah e në mbrojtje atij sistemi barbar e asaj diktature kriminale…
Dy vite më parë drejt me e thënë deklarata jote publike ne mbrojtje të hapur të atij sistemi gjakatar e të asaj diktature kriminale ma theu zemrën copë-copë o Rikard Ljarja!
Sepse gjëja e parë që mendova ishte… si ka mundësi që një Artist i këtyre përmasave, por edhe një tjetër i çfarëdollojshëm qoftë të jetojë mirë nën diktaturë kur vendi e populli i tij është i shtypur, i dhunuar dhe vetëm heq vuajtje pa fund!
Dhe prej atij momenti Rikard… ti personalisht humbe tek unë, qytetari i thjeshtë, por i ndershëm e patriot shqiptar… përqindje të madhe të vlerësimit, mirënjohjes e respektit ndaj teje si Artist, si qytetar e po kaq e veçmas edhe si shkodran!!
Ti ndoshta ke menduar se duke u shprehur ashtu e Pro diktaturës the një të vërtetë të pamohueshme, edhe pse si Artist i atyre përmasave nuk ke jetuar në luks e në pasuri e në privilegje të tjera si mijëra kolegë të tjerë të tutë në Europë e në mbarë Botën… çka të takonte e do të ishte krejt normale… por jashtë Shqipërie e jo brenda izolimit diktatorial të saj…
Por është e dhimbshme deri në asht deklarata jote ndaj diktaturës tek mendon se ti si Artist paske jetuar mirë nën diktaturë kur 95 % e shqiptarëve hoqën të zitë e ullirit prej saj e prej atij 5% që kishin në krye e që vërtet rronin mirë nën atë sistem…
Ndaj m’u duk fort e rëndë por edhe e pefalëshme për ty që ti përmendësh Litarin të varurit në shtëpi të tij !
Ti në vend që të fajësoje sistemin si Artist, si intelektual e si qytetar shqiptar… i dole atij në mbrojtje dhe ja kalove Lumin me një… “ashtu ishte koha atëhere…”
E pafalëshme për ty Rikard!
Ndaj dhe i qëndroj fort idesë se njeriut për së gjalli e për së vdekuri i duhen thënë të gjitha… në atë e në këtë botë… cilido qoftë ai… në mënyrë që t’ia lehtësosh e pastrosh shpirtin nga mëkati para se te shkojë tek Zoti…
Më fal se ta trazova disi shpirtin Rikard Ljarja, por sinqerisht desha që të merrje me vete qoftë “pengun tënd” të diktaturës për të cilin besoj se do jeshë bërë pishman që ç’ke me të… por po ashtu edhe Lamtumirën njerëzore e respektin që të takon prej të gjithëve në bashkëjetuesve të së njejtës kohë me tënden …
Nuk më erdhi hiç mirë Rikard që padashur a me ndonjë lloj qëllimi të caktuar… ti e bëre veten Pis pikërisht gati në fund të jetës tënde e para se të shkoje tek ai prej të cilit edhe kemi ardhur në këtë botë… tek i madhi Zot!
Sinqerisht nuk jam ndjerë mirë fare e pse të mos e them edhe i lënduar sa më s’ka…
Ashtu sikurse më erdhi mirë vëertet që lë amanet që të prehesh në Shkodrën tënde të lindjes në djepin e Artit e të kulturës shqiptare… në kryeqytetin shqiptar të qytetarisë, civilizimit e patriotizmit…
Më ndje që t’i shkrova këto radhë në këtë kohë disi të papërshtatshme për ty e familjarët e tu të cilet i ngushëlloj sinqerisht nga zemra për këtë humbje të madhe tënden sikurse bëj të njejtën gjë me të gjithë dashamirët e tu të panumërt brenda e jashtë Shqipërie… por të siguroj se unë kështu jam gatuar, rritur e edukuar… për të mos bërë dot kurrë kompromis me të keqen… ndaj dhe toleranca ime ndaj saj derisa të kem frymën e fundit do të mbetet kurdoherë zero…
Lamtumirë e u prehsh në Paqe Artisti i madh i vendit e i popullit tim Rikard Ljarja… edhe pse ndihem keq që për shkak të kësaj kohe të çmendur që po kalojmë sot nuk u përcolle për në banesën e fundit me nderet e respektet që të takonin si Artist dhe si Qytetar…

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook