back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Duhet një rishikim i kujdes i historisë sonë… – nga Miranda Haxhia

Gazeta

Mbreti Zogu i Parë
Mbreti Zogu i Parë

Duhet një rishikim i kujdes i historisë sonë…

nga Miranda Haxhia

Nëqoftëse shtetet e tjera, nga më të zhvilluarat e deri te ato si Shqipëria, kanë në historitë e formimit të tyre, data që shkojnë larg e thellë në shekuj, kanë histori që kanë shenjuar kapituj të historisë botërore, Shqipëria në kujtesën e saj shënon edhe një figurë të rëndësishme, krahas atyre që shpallën Pavarësinë e vendit, figurën e Ahmet Zogut.
Për një periudhë kohë nga 1 shtatori 1928 e deri në 9 prill 1939 Shqipëria pati një mbret që nuk ishte i zakontë. Mbreti Zog mbeti monarku më i pazakonte i historisë së monarkëve evropianë të shekullit të 20. Një njeri krejtesisht pa lidhje mbretërore ai krijoi mbretërinë e tij: Ahmet Zogu, ky “Napoleon modern”, ka lënë pas një diskutim të gjerë e shpesh kontradiktor për reputacionin e tij, por padyshim ai qe një prej figurave më kryesore në historinë shqiptare. Edhe pse i njohur si mjeshtër për t’i prerë fytin intrigës politike, ai premtoi të sjellë rendin dhe progresin në një vend që kishte njohur pak ose aspak shtetin dhe ligjin. Këtë synoi dhe këtë nisi të bënte. Ai ishte njeriu që, pak vjet pas shpalljes së Pavarësisë, nisi ta bënte Shqipërinë një shtet me të gjitha atributet e një shoqërie që përqafonte qytetërimin.
I dha shtetit shqiptar një Kod Civil që i mungonte, krijoi një administratë të efektshme, një gjyqësor të besueshëm, vendosi mbretërimin e ligjit, luftoi fanatizmin osmanlli, krijoi kushtet për lirinë e shtypit, forcoi monedhën kombëtare në një shkallë që nuk është njohur mbas tij. Shkurt shtroi premisat për një shtet modern.
.
Ahmet Zogu dhe drejtues të Shtetit Shqiptar
Ahmet Zogu dhe drejtues të Shtetit Shqiptar
Nëse në celebrimin e Ahmet Zogut kishte pak gazetarë të huaj që ndiqnin ceremoninë e betimit të mbretit mbi kuran dhe mbi bibël, lajmi i krijimit të monarkisë shqiptare nuk kaloi pa u vënë re; nëse në varrimin e Mbretit Zog, larg Shqipërisë, morën pjesë pak njerëz, atdhetarë, besnikë dhe familjarë të tij, emri dhe ajo çka bëri për Shqipërinë nuk u harrua.
Falsifikimi i historisë ku shumëe vërteta historike u heshtën, ku Mbreti Zog përmendej vetëm si “satrap” dhe Haxhi Qamili si patriot, ku shtypja e persekutimi i gjysmës së popullsisë quhej “demokracia më e vertetë”; ku poeti Havzi Nela varej si tradhtar e armik, ku u etiketuan armiq e tradhtarë me mijëra burra e gra, ku pushkatohej Sabiha Kasimati pa faj e pa gjyq, ku Musine Kokalari lihej të vdiste pa u mjekuar, ku Stalini mbahej si hero, ku diktatori Hoxha hymnizohej si çlirimtar, e të tjera si këto, janë në vetvete një nga krimet më të mëdha që i janë bërë këtij kombi e populli. Ato fshihnin përpjekjen mjerane për t’i zvetënuar arritjet e Shqipërisë së para 1944-ës. Ndaj theksohet sot me forcë të madhe rishikimi me kujdes i historisë se Shqipërisë, në mënyrë që të vlerësohen figurat historike pa ngjyrime politike, për atë që kanë bërë por edhe për atë që koha nuk ua lejoi të benin.
Koha dhe zhvillimi i mbrapshtë i historisë.
.
Shënim në faqen radiandradi.com, 11 prill 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.