Dublin, Irlandë – Qershor 2017 nga Ilir Seci

Në Dublin... me Xhojsin

Në Dublin… me Xhojsin 

Dublin, Irlandë – Qershor 2017

nga Ilir Seci

Irlanda asht ndër vendet e botës që gjithëherë kam dashtë me e vizitue.
Prej se e kam njoftë historinë e Irlandës pata vu oroe ngjashmënitë e fateve tona historike si kombe, pse na shqiptarët kena plot ngjashmëni me irlandezët. Për fillim duhet me e theksue se dikur na ishim fqinj, e ndanim Europën bashkë, të parët tanë ilirë që shtriheshin me territore deri në mes të Gjermanisë së sotme, kishin në kufi Keltët, paraardhësit e irlandezëve… për shekuj fqinjësie morëm e dhamë shumë me njani-tjetrin, derisa historia e pruni në skenë Perandorinë Romake që ia ndryshoi faqen Europës përgjithmonë…
.
Memoriali i “Urisë se Madhe Irlandeze” (1845-1849).  kur 1 milion njerëz vdiqën urie e 1 milion emigruan nga Irlanda

Memoriali i “Urisë se Madhe Irlandeze” (1845-1849),
kur 1 milion njerëz vdiqën urie e 1 milion emigruan nga Irlanda

Mbas ndryshimeve që ndodhën nga zgjanimi i Perandorisë Romake, gjeografia na ndau me Keltët, por historia na i ruejti ngjashmënitë. Historia u tregue e pamëshirshme me ne shqiptarët, njisoj si me irlandezët… Shekuj pushtimesh që zgjatën përkundër dëshirës së kombeve tona, shekuj që ua nënshtruen fatet tona ndryshimeve të padëshirueme. Njisoj si lëngoi Shqipnia nën sundimin shekullor osman, njashtu edhe Irlanda lëngoi për shekuj nën sundimin anglez. Pushtimet sollën ndryshime të mëdha në strukturat etno-psikologjike të dy kombeve tona. Pushtimi asht pushtim, asht dhunim dhe dhuna nuk bjen gjà të mirë…
Munden me u hjekë plot paralele mes historive tona, ka faza të caktueme në histori që ngjajmë tanësisht. Të dy kombet tona kanë njoftë eksode të përmasave apokaliptike mbas këtyne pushtimeve. Na shqiptarët e njoftëm eksodin masiv mbas pushtimit osman, irlandezët e njoftën eksodin mbas pushtimit britanik.
Miliona irlandezë lanë vendin e vet dhe emigruen në Amerikë duke u ba nji nga shtyllat bazë të kombit amerikan. Sot janë rreth 40 milione amerikanë me origjinë irlandeze. Afërsisht tetëfishi i irlandezëve që jetojnë në dy Irlandat, Irlandën e Veriut dhe në Republikën e Irlandës…

.

Muzg në nji krrugë karakteristike Dublini

Muzg në nji krrugë karakteristike Dublini

Irlandezët kur ranë nën sundimin e huej, për shekuj me rradhë banë nji shpirt-kërkim, (soul-searching), dhe dhimbën e vet e shtinë në folklor, në muzikë, në valle, kudo në arte, prej kallzimeve popullore deri te letërsia e kultivueme. Letërsia e kultivueme në kushtet e nji shpirt-kërkimi të kësaj natyre nxorri disa shkrimtarë gjigandë. Aq të mëdhenj, sa prej vlerave të tyne, mue krejt Irlanda si ishull, më doket si nji tekst i hapun letrar, tekst që ende vazhdon me u shkrue. Ndoshta këtë paraftyrim temin e ka ndikue shumë kolosi dublinas, James Joyce, shkrimtari që shkruejti se:
“Unë due me sjellë nji pikturë të Dublinit, njaq të plotë sa në kjoftë se Dublini ndonji ditë papritmas ka me u zhdukë nga faqja e dheut, me mujtë me u rindërtue prej librit tem…”
Njaq të gjallë e ka pru qytetin, njaq mjeshtrisht e ka bartë në art, njaq shumë e ka dashtë vendin e vet James Joyce, sa mbrriti me e bartë në letërsi atmosferën, shpirtin, mendjen, esencën e nji vendbanimi. Joyce mbrrini me e ba Dublinin qytet të përjetshëm, me e ba identitet universal. Joyce ia mbrrini me e pru në libër njat soj qyteti që nuk mundet me u zhdukë nga faqja e dheut për sa kohë që në Tokë të ketë gjind që lexojnë… E pranoj se tërheqjen teme mbas këtij vendi e ka ndikue ma së shumti Joyce! Joyce për kët vend shkruejti: “Ka qenë nji mbretneshë angleze që pat thanë se kur të vdesin, fjala “Calais” ka me kenë e gdhendun në zemrën e saj… Fjala “Dublin” do të gjindet në zemrën teme.” Joyce e la qytetin e lindjes në moshën 22 vjeçare dhe mërgoi, por asnjiherë… nuk ishte ma shumë se nji zhvendosje fizike. Nuk u nda ndonjiherë shpirtnisht dhe intelektualisht nga Dublini, lidhja e tij me qytetin mbeti thuejse obsesive derisa shkrimtari dha shpirt. Nuk dihet nëse emni “Dublin” ishte i gdhendun në zemrën e tij, kur ai dha shpirt në mërgim, por dihet me saktësi se emni i tij asht i gdhendun në Dublin… Pjesë e randsishme e lavdisë së Irlandës…
Dublini asht nji qytet i krijuem për me qenë qytet shkrimtarësh, qytet poetësh, qytet kulture.
Ky qytet ka kaq shumë me u krenue për kulturën e lulzueme dhe trashëgiminë e madhe letrare, me u krenue me kolosët e letërsisë irlandeze si James Joyce, Bernard Shaw, William Butler Yeats, Oscar Wilde, Patrick Kavanagh apo Samuel Beckett… sepse Dublini asht nga ato qytete që ka klimën shoqnore ideale për krijuesit. Asht nji qytet që e ka dashtë dhe vazhdon me e dashtë shumë dijen, leximin, librin, kulturën…

.

Biblioteka e  Trinity College, ku gjindet “Libri i Kells”

Biblioteka e Trinity College, ku gjindet “Libri i Kells”

Nderimin e irlandezëve për kulturën njeriu e ndesh kudo nëpër udhët e Dublinit, kur ndalon te shtatorja e James Joyce, te shtatorja e Jonathan Sëift, shtatorja e Oscar Wilde apo kur ecën mbi urën me emnin Samuel Becket…!
At nderim e gjen edhe në pub-et irandeze kur mbi banak lexon citate të James Joyce apo vargjet e Seamus Justin Heaney. Ti viziton distilerinë e birrës së famshme irlandeze “Guinness” dhe ngjitesh në kullën e ndërtueme mbi fabrikë për me kundrue pamjen e plotë të Dublinit nga nalt. Aty në qelqet e asaj kulle kanë theksue faktin se Dublini ka numrin ma të madh të Nobelistëve në letërsi krahasue me çdo qytet tjetër… Prandaj nuk habitet njeriu kur viziton bibliotekën e pasun të Kolegjit të Trinitetit – Universitetit ma të famshëm të Irlandës që gjindet në Dublin dhe sheh se ajo bibliotekë e famshme ka mbrenda Librin e Kells, (The Book of Kells). Bibliotekë e denjë për nji Kolegj ku kanë diplomue shkrimtarët Oscar Wilde, Jonathan Swift dhe Bram Stoker – autori që ka shkrue veprën “Drakula”…
Nësa je duke vizitue Katedralen madhështore të Shën Patrikut në Dublin, ndalesh para bustit të Jonathan Swift, i vendosun mbrenda kësaj kishe. Busti i klerikut shkrimtar që shërbeu si famullitar i ksaj kishe, ishte edhe dekan, (dean), i saj… mbasandej nuk ke pse habitesh kur sheh se në stendat e kësaj kishe, skejt biblave, skejt kryqeve keltike, skejt rruzaroreve, janë të ekspozueme libra me përmbledhje poezish nga poetë irlandezë. Poezia ndihet si në shpi të vet aty, krejt natyrshëm në shpine ku shërbeu Jonathan Swift.

.

Jonathan Swift në muret e kishës së San Patrick

Jonathan Swift në muret e kishës së San Patrick

Qyteti ka shumë me diftue!
Dublini asht themelue si qytet nga Vikingët në shekullin e 9-të, ku krijuen nji port detar me randësi. Qyteti dhe porti vazhduen lulëzimin gjatë shekujve. Mbas pushtimit anglez në Dublin mbrriti arkitektura e shekullit të 17-të, që ban shenjë mes ndërtimeve të qytetit. Mbas shekullit të 18-të, Dublini vinte vetëm mbas Londrës si qytet, ai mbrriti me u ba nji nga qendrat ma të mëdha të Perandorisë Britanike. Në fillimin e shekullit të 20-të, Dublini dhe Irlanda hynë ne fazen e përpjekjve për pavarësinë e Republikës së Irlandës, periudhë që shkaktoi nji ramie të gjatë ekonomike, por që u kunorëzue me pavarsinë. Gjendja e vështirë ekonomike vazhdoi deri në kthesën e njoftun ekonomike aty rreth viteve 80-të, vite kur shpirti i “Tigrit Keltik” frymëzoi nji jetë të re në kryeqytetin e Irlandës dhe krejt vendin.

.

Katedralja e Shën Patrikut - Dublin

Katedralja e Shën Patrikut – Dublin

Ndryshe nga Londra apo Parisi, Dublini mund të thuhet se asht nji qytet “i madh dhe i vogël” njiherit, si me e thanë asht nji version i madh i nji qyteti të vogël. Kjo për faktin që edhe pse Dublini asht kryeqytet dhe metropol, aty njerëzit janë njajtë si në qytetet e vogla, janë me të vërtetë miqësore, këtë gjà e ndesh kudo, deri edhe shoferët e taksive apo banakierët të hapen në bisedë si me qenë të familjes, diftojne sa fëmijë kanë, ku jetojnë, përshkruejnë të shoqen, të kallzojnë për pasionet që kanë, për fëmijët… Njeriut në Dublin mund t’i qillojë me u ulë diku me pi nji kafe ose nji birrë, o thjesht në nji stol parku, dhe vendasit ta grishin në bisedë, t’i flasin përzemërsisht, ta ftojne me pi me ta… Në pub me mikun tem ëarren, dublinasin që e kisha njoftë në Neë York, e pyes se kush i paguente muzikantët që tanë pasion po na argëtonin me muzikë irlandeze… Askush nuk i paguen, – më thotë ëarren, – janë muzikantë amatorë që mbas pune duen me iu gëzue muzikës, dhe vijnë e bajnë muzikë te pub-i, kush do iu blen nga nji birrë…

Pasqyrime dublinase

Pasqyrime dublinase

Dublin asht votue disa herë si nji nga destinacionet ma të parapëlqyeme me u vizitue në Europë, i katërti mbas Londrës, Parisit dhe Romës, po ashtu simbas sondazheve asht nji nga qytetet ma të pëlqyeme në botë. Arkitektura elegante gjeorgjiane e Dublinit e ban atë nji nga kryeqytetet ma tërhjekëse të Europës. Dublini ka rreth 1 milion e 800 mijë banorë, nuk asht qytet i vogël, por asht nji qytet që mundet me u shetitë edhe në kambë… Ai ka sistemin e autobusëve, të tramvajit dhe sistemin hekurudhor periferik që sigurojnë lidhje në të tanë pikat ma të largëta të qytetit…

.

Burgu Muze “Kilmainham Gaol” ku mbaheshin te denuem republikanet irlandeze

Burgu Muze “Kilmainham Gaol”
ku mbaheshin te denuem republikanet irlandeze

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook