back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Dom Mikel Koliqi për At Meshkallën (1901 – 1988) – nga Fritz Radovani,

Gazeta

Pjetër Meshkalla s.j. (1901-1988)
Pjetër Meshkalla s.j. (1901-1988)

Dom Mikel Koliqi për At Meshkallën:

At Pjetër Meshkalla S.J. (1901 – 1988)

120 vjetori kur u lé n’Shkodër i Madhi At Meshkalla!
(Përgatiti Fritz Radovani, 2021)
Dom Mikel Koliqi
Dom Mikel Koliqi

Kur u lirue nga burgu Don Mikel Koliqi, nuk ishte ende Kardinal. Shkova një ditë për me marrë disa shënime rreth biografisë së Tij. Don Mikeli ishte ndër ma të njoftunit klerikë për shumë rrethana të jetës së Tij të salvueme pa shkak nga komunizmi diktatorial dhe totalitar i Enver Hoxhës. Koha e gjatë e burgut e rreshtonte edhe Don Mikelin ndër figurat ma të nderueme të Klerit Katolik Shqiptar. Kishte pak ditë që ishte aprovue nga Presidenti i Republikës së Shqipnisë, titulli i naltë per Klerikun At Pjetër Meshkalla S.J., me medaljen e artë “Pishtar i Demokracisë”. At Meshkalla ishte i pari Klerik Katolik që dekorohej me atë titull në Shqipni.

Mbas At Meshkallës, mendova se duhet me i plotsue edhe dokumentat e Klerikut po aq të Nderuem Don Mikel Koliqi, që porsa ishte lirue mbas 38 vjetesh burg pa dijtë pse u burgos.
Kur i tregova qëllimin e shkuemjes i erdhi mirë dhe, mbasi i tregova se në ato ditë dekorohet edhe At Pjeter Meshkalla, më shtërngoi dorën me knaqësi të madhe. Don Mikeli ishte ndër firmëtarët e peticionit, dhe kur pat nënshkrue me gzim të madh më pat thanë: “Padër Meshkalla e meriton, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra ndër mend atyne, por me punën e palodhun të Tijën në drejtim të Fesë dhe të Atdheut, ua ka shti Ai ndër mend atyne arrestimin, gja të cilën, na të tjerët nuk e kemi ba!” (1992)
Ndoshta, kjo asht nji thanie e veçantë për At Meshkallën, po duhet cilsue se po aq e panjoftun asht kenë edhe ndër vendet tjera ku diktatura komuniste ka zhdukë mija e mija njerëz.
E kjo vepër e ban edhe ma të veçantë heroizmin e Tij.
Po ato ditë pra, plotësova edhe dokumentacionin e Klerikut të njohun prej popullit të Shkodrës, Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodrës për një kohë të gjatë para 1944 e deri në 1946, kur u pat arrestue për herë të parë nga sigurimi komunist.
Don Mikeli ka lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në muziken tonë atdhetare. Shumë vepra të Tijat u vunë ndër skena deri në vitin 1946. Po mbi të gjitha duhet kujtue dhe asht kenë i pranishëm kudo ndër vuejtje qëndrimi i Don Mikel Koliqit paharrueshëm nga bashkëvuejtësit e Tij, ndër hetuesi e kampet e interrnimit si dhe burgjet e panumrueshme që ka kalue…
Kur e pata pyet: A i kujton kampet e interrnimit dhe burgjet që ke provue, më asht përgjegjë: “Nuk besoj se i ka të sakta edhe arkivi… Janë shumë!!” Kujtonte me saktësi vetëm dishmitarët dashakëqij dhe shpifsa…! Gjithmonë me kusht “harrese”…
Medalja e Don Mikel Koliqit ishte e dyta që i jepej një Kleriku Katolik Shqiptar.
Në vitin 1994, Papa Gjon Pali II, e thirri Don Mikel Koliqin në Vatikan, dhe me një ceremoni madhështore e emnoi Kardial. Don Mikeli ishte Kardinali i Parë Shqiptar…
Kardinali Koliqi i përket asaj epoke të pafund në rrugën e mundimeve…
Një Kalvar i vërtetë!
Melbourne, 6 Gusht 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.