back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Disa të vërteta rreth demonstratës së 28 nëntorit 1939 – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Pllakat antifashist... pronë komuniste
Pllakat antifashist… pronë komuniste

Disa të vërteta rreth demonstratës së 28 nëntorit 1939

nga Kastriot Dervishi

Demonstrata antifashiste e 28 nëntorit 1939 në Tiranë

Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë janë mbushura plot me pllaka si kjo. Duke bartur një model bolshevik të propagandës, atyre ylli i kuq nuk u ndahet asnjëherë. Pllaka është e vendosur përbri ish ATSH-së në një pallat. Ka manipuluar një ngjarje e cila nuk udhëhiqej nga ylli i kuq. Nuk ka asnjë protagonist të shënuar sepse dy janë pushkatuar më vonë nga vetë regjimi komunist, ndërsa ngjarja është antifashiste, por asnjë fije komuniste. Ajo i takon qëndresës antifashiste në kohën kur komunistët flinin gjumë apo më keq akoma, vishnin uniformën e zezë fashiste. Normal, ishin larg vitet 1943-1944.
Pas pak emrat e organizatorëve të demonstratës së 28 nëntorit 1939 dhe raporti i kohës për këtë ngjarje.
.
Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi
Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi

Organizatorët e demonstratës së 28 nëntorit 1939

Një raport i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, një ditë pas ngjarjes, na tregon mbi dinamikën e ngjarjes së demonstratës së 28 nëntorit 1939. Ngjarja fillon në sheshin “Skënderbej” dhe vijon me ceremoninë te varri i Naim Frashërit. Pjesëmarrës janë gjimnazistët e Tiranës. Emrat e organizatorëve gjenden në raportin përkatës.
 
Raporti i policisë për demonstratën e 28 nëntorit 1939
Raporti i policisë për demonstratën e 28 nëntorit 1939

Pjesë nga raporti i policisë

Në pasditen e djeshme, rreth orës 15.30, një grup studentësh, midis të cilëve edhe disa studente femra të gjimnazeve shqiptare, improvizuan disa demonstrata me këngë të himneve shqiptare. Pas ceremonisë në sheshin “Skënderbej”, me fjalim të Atë Shantosë, grupi, që tani kishte arritur në rreth 100 në numër përgjat rrugës së “Bogdanëve” dhe rrugës “Mbretëresha Elena”, shkoi te varri i Naim Frashërit, patriot shqiptar, i cili ka vdekur në Turqi rreth 30 vjet më parë dhe trupi i të cilit u transportua në Shqipëri me vullnetin e Mbretit Zog.
Ky manifestim u interpretua nga shumica si një mbledhje e të rinjve shqiptarë pranë varrit të patriotit që kishte ëndërruar një pavarësi shqiptare krejt ndryshe nga ajo aktualja.
Të gjitha rrugët kryesore të qytetit u përshkuan nga grupi me flamuj shqiptarë dhe përbëhej nga vetëm shqiptarë.
Mes thirrjeve të ndryshme ishin: “Rroftë flamuri i IsmailQemalit”. Ky flamur është ai që mban shqiponjën dykrerëshe të zezë, përdorur nga Ismail Qemali në 1912, kur shpalli pavarësinë e Shqipërisë nga dominimi turk, në Vlorë.
Demonstrata udhëhiqej nga (edhe pse në dukje nuk ishte fort e qartë):
-Mehmet Vokshi – (mësues në gjimnaz)
-Jonuz Blakçori – (ish-oficer, mësues në gjimnaz)
-Musa Kranja – (ish-oficer i xhandarmërisë, kryesues i revoltës së Fierit)
-Ismail Petrela – (pronar toke nga Tiranë)
-Ramiz Dibra – (ish-kolonel i ushtrisë turke)
-Mazar Këlliçi – (ish-deputet i Zogut, me të cilin nuk shkonte, ai dërgoi në Rusi djalin e vet për të mësuar doktrinën bolshevike).
-Ali Fehmi Kosturi – (ish-kolonel i ushtrisë turke, tashmë mbi 70 vjeç)
Tre të fundit ndiqnin turmën në karrocë.
Marre nga Muri i fb i Kastriot Dervishit, 12 shkurt 2018
 
 


 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.