Disa të dhëna mbi kishën e Shën Marisë në Vaun e Dejës

Kisha e Vaut të Dejës (e hedhur në erë 1969)

Kisha e Vaut të Dejës (e hedhur në erë 1969)

Disa të dhëna mbi kishën e Shën Marisë në Vaun e Dejës

Kisha shekullore e Shën Marisë në Vaun e Dejës, ishtë një Kishë me arkitekturë romano-gotike, e vetme në Shqipëri, e ndërtuar në shekullin XIII dhe një nga kishat më legjendare dhe me histori të jashtëzakonshme, e cila është hedhur në erë me dinamit.
Deja (Danja), qendër e rëndësishme arbënore në kryqëzimin e rrugëve që lidhnin krahinat perëndimore me krahinat lindore e veri-lindore, ishte pikëtakim i dy krahinave të rëndësishme etnografike, Mirditës dhe Zadrimës.
Deja (Danja) u ndërtua në shek. XI-XII në pikën ku del Drini nga mesoret e alpeve. 
Këtu u fuqizua familja feudale e Zahariajve dhe me formimin e principatës së Balshajve, Deja u bë pjesë e saj. 
Më 1396, Gjergji II Balsha ia kaloi qytetin Venedikut. 
.
Hedhja në erë e Kishës së Vaut të Dejës

Hedhja në erë e Kishës së Vaut të Dejës

Në vitet 1423-1443, Deja kaloi dy herë në dorë të osmanëve për tu çliruar në 1443, pas kryengritjes së përgjithshme antiosmane. 
Zotërimi i Dejës u bë shkak konflikti midis feudalëve Dukagjini dhe Zaharia në 1445. Pas vrasjes së këtij të fundit, qyteti iu ridorëzua nga e ëma e tij, Venedikut. 
Ishte pikërisht kërkesa e Skënderbeut që Venediku t’i dorëzonte Dejën që shkaktoi luftën mes tij dhe Venedikut. Skënderbeu e rrethoi në 1447-1448, por nuk e mori dot. Qyteti qëndroi nën Venedikun deri në 1479, kur e ripushtuan osmanët.
Kisha Shën Marisë, Seli Ipeshkvnore, nga më të bukurat në trojet shqiptare, ku, sipas Marin Barletit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pranuar Sakramentin e Martesës me Donika Arianitin.
Ishte koha kur njerëz pa identitet, me bindje që binin ndesh me historinë, qytetërimin, kulturën dhe traditën Iliro-Arbnore, shkatërruan vlerat historike dhe kulturore të trashëguara ndër breza.
Kisha shekullore e Shën Marisë në Vaun e Dejës, Monument i rrallë i Vlerave tona Kombëtare Europiane-Perendimore vlerësohet nga shumë shqiptarë se duhet të Rindërtohet!
Memory (2020)
.
Marre nga muri i Fb i Suzana Krroqi Mako, 10 mars 2021
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook