Disa barsaleta që me kënaqësi i tregonte Lazër Radi

Lazër Radi - Romë 1991

Lazër Radi – Romë 1991

Disa barsaleta që me kënaqësi i tregonte Lazër Radi

Veç tjerash, Lazri ishte edhe njeri me shumë humor e natyrë e hapun, edhe pse ma të shumtën e herve ai e shmangte vedin nga grupimet publike, tue dhënë përshtypjen e nji vetmitari të madh. Në disa raste kemi paraqitë edhe humor e batuta të tij, që ma mbas qarkullonin si të tijat, e shërbenin me i dhanë sado pak humor ambientit mes miqve të besimit, pa harruë se midis atyne  që aviteshin, sot po shofim se paska pasë jo pak bashkpunëtorë të zellshëm t’Sigurimit!
Megjithatë, ai rrëfente mjaft barcaleta Shkodre, ashtu siç janë shumica e këtyne në kët paraqitje. Herë mbas here, ai rrëfente aq këndshëm sa edhe pse i kishim ndigjue plot herë i ndigjonim me kureshtje si t’ishte hera e parë, pse aq bukur i ngjyroste…
Vitet e fundit, ndodhte që harronte ndonji detaj t’rrëfimit, unë ndërhyja me ia plotësue, tue ia ndërpre bisedën… Ai m’kqyrte me sy ndëshkues e m’thote: “A po e mbyll njat shkarpë, a si e ke hallin…!?”
Këto rrëfime janë mbledhë prej tim vllai, Luçit, i cili gjithnji vetëm ndigjonte e kurr’ s’fliste! Si duket ai paska qenë ma i vëmendshën se unë…!
Me siguri, me kohë atij kanë me iu kujtue edhe tjera me dëshmue se edhe n’ditët ma të zeza, njeriu ka nevojë për pak humor të bardhë, mos me e lanë vedin në teposhtën e së keqes…
jozef radi, 25 tetor 2019
.
Lazër Radi, qershor 1991: Ju paça miqtë e mi!

Lazër Radi, qershor 1991: Ju paça miqtë e mi!

Patër Marjana

Kur shkume në fillim në Savër, sektori ishte ende i pandërtuem, hala s’ishin përfundue barakat mirëpo “këta” kishin fillue internimet në masë të njerzve.
Familje të tana, pleq, gra, nuse të reja e fëmijë i përplasin aty çdo ditë. Për me fjetë nuk kishte oda të ndame, por flejshin të gjithë bashkë.
Patër Marjanës, i qëlloi me fjetë diku afër nji grueje. Ndoshta e re, ndoshta pa burrë, mbas mesit të natës, grueja po fillon i avitet Patër Marjanës.
Patër Marjana kishte ngri i tani e nuk lëvizte veç përshpërite lehtë që mos me e ndigjue të tjerët.
-Patër Marjan, a ti je?!
-Po, Patër Marjana jam, he mos kjosha!
.

Eventualiteti

Nji katunar shkon në kishë të prifti edhe po e pvetë:
-Padre ju ndij shpesh tue e përdorë fjalën “eventualitet”, e s’po ia gjej fillin kurrsesi. A mundesh me ma diftu kuptimin e kësaj fjale?
-Po si me ta thanë mor Kolë. A din si asht puna, fjala vjen sot asht nji ditë shumë e bukur, por ti për çdo eventualitet e merr çadrën me vedi! Ta kesh se nuk i dihet!
Nuk e di a ta shpjegova mirë mor Kolë.
-Po, po Padre bukur fort ma shpjegove.
-A ma thue mor Kolë si e mori vesht zotnia jote?
-Po ja Padre! Ju Fretnit nuk martoheni, po për çdo eventualitet keni murgeshat!
.

Patër Rakija

Nji mbramje te shpija e nji katundari ishte thirrë për darkë Patër Matija. Tue hangër e tue u mrrotë e tue pi edhe pak raki të mirë kumblle, Patër Matija i ardhun në qejf, po ia kqyr pantollt e grisuna e po e pyet pse kshtu?! M’janë grisë e s’kam tjera, padre… Po njaj plis pse t’asht ba zi si futa?! Çka me ba Padre, vorfnia! Mbas ktheu edhe nji putir raki po e pyet: Po njaj xhamadan pse t’asht ba zhele?! Nji kët kam për t’gjallë e për t’dekun Padre!
I ardhun paksa në qejf Padra i premton katundarit tue i thanë: Merre kalin e hajde nesër te qela se unë t’i jap lekët, ti zbrit në Shkodër e rregullohet kjo punë.
Të nesëremen me mjes herët katndari me kalë e te dera e kishës. Bab-bam-derës, del Patër Matija i habitun pse kaq herët e pyet:
ç’ka të ka gjetë Ndue qe je me mjes herët te dera e kishës.
-Erdha Padre për njat muhabetin që bame mbramë.
-Pse çka folëm mbramë?
-A më premtove mbramë për tesha t’reja!?
-Hajt mor Ndue, shko e flej te shpija se mramë ka folë Patër Rakija e jo Patër Matija.
.
Lazër Radi midis të interrnuarve - Kampi i Savres 1954

Lazër Radi midis të interrnuarve -
Kampi i Savrës 1954

Mbramë ke folë si burrat

Ishin mbedhë nji natë në shpi të nji katundari nji grup burrash e po pijshin raki, ndër ta edhe prifti i katundit. Me batuta e me hoka ja kaluen për mrekulli. Aq mirë e aq në qejf shkuen sa Frroku erdhi nji çast e prej rakisë së pime, po çohet në kambë e po ju mban kuvend:
-Shazoten burra, nesër mbrama kshtu siç jena sonte jeni të ftuem të tanë në konak temin!
-Ej, ty të lumtë goja e tu rrittë nafaka! – ia pritën tjerët.
Shkoi Frroku në shpi e bien me fjetë. Të nesërmen i del gjumi dhe iu kujtuen fjalët që kishte thanë n’sy të dhjetë burrave. Kujtohet se në shpi s’e kishte nji pikë rakie! Si me ja ba punës!
U mendue, u mendue Frroku i shkretë dhe e gjet nji zgjidhjen. Çohet e thrret djalin e vogël Ndocin e i thotë:
-Shko te prifti e thuej se mbramë baba ka hangër mut , e sot s’do të mblidhemi si ju tha mbramë!
Shkon Ndoci i shkretë në pikë të vrapit te dera e kishës dhe e gjen priftin:
-Padre m’ka çue baba me ju thanë se sot s’mujmë me u mbledhë. Mbramë baba ka hangër mut kot!
Prifti me butësi e me buzëqeshje i thotë Ndocit:
-I thuaj babës, mut je tu hangër sot, se mramë ke folë si burrat.
.

Skurac*

Nji malsore tue ecë rrugës teshtitet. Në nji gur te porta e shpisë aty në rrugë ku kalonte grueja, ishte i ulë nji burrë i huej. Kur ndigjoi teshtimën e grues i thotë:
-Skurac!
-Skurac paç he tunjatjeta, se kta qënat burrat tonë, kurr’ ne skurac nuk na thonë.
Skurac paç he lum zotnija ti ulun e robt t’u shpija.
*)Skurac – në serbisht do me thënë n’rroçkë!

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Humor  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook