Diktaturat… nuk arrijnë kurrë të mposhtin intelektualët patriotë nga Anissa Markarian

Anissa Markarian

Anissa Markarian

Diktaturat… nuk arrijnë kurrë të mposhtin

intelektualët patriotë!

nga Anissa Markarian

I dashur Jozef,
Të falenderoj nga zemra që më dërgove DVD e dokumentarit për babain tënd të shquar. Cilësia e realizimit është vërtet për t’u admiruar. Keni bërë një punë të shkëlqyer duke thurur në mënyrën më të natyrshme dokumentat historikë me filmime familjarë, rrëfimet e bashkëvuajtësve, dhe tekstin e lexuar. Por, ç’është më e rëndësishmja, i keni dhënë këtij dokumentari intonacionin e duhur: Dinjitetin.
Nuk ka dëshmitarë qaramanë, nuk ka artificialitet apo mbidozim në rrëfimin e vuajtjeve për t’i shkëputur domosdoshmërisht lotin spektatorit, nuk ka spekulim me faktet historike.
Edhe intervistat e zotit Lazër, po t’i nxjerrësh nga konteksti i dokumentarit, mund të quhen biseda të një intelektuali të mirfilltë, të një shkrimtari, përkthyesi dhe poeti, që ndan me shikuesin fatlum thesarët e dijeve të tij të pashterrshme prej eruditi.
Promovimi i dokumentarit "Golgota e Lazër Radit"

Promovimi i dokumentarit “Golgota e Lazër Radit”

Dhimbja që ndjeva m’u lehtësua nga krenaria e pafund që të frymëzon ky dokumentar. Krenare që diktaturat, të çdo lloj kombësie e kalibri qofshin, nuk arrijnë kurrë të mposhtin intelektualët patriotë.

Mbyll sytë e më del përpara fytyra e Savës, plakës 102-vjeçare që vuajti në të njëjtin kamp me nënën tënde. Sa fisnikëri e dhimbshuri ka në dëshminë e saj! E përsëri me sytë e mbyllur, arrij të përfytyroj se si do t’i jetë ndriçuar fytyra babait tënd e si do t’i kenë fërgëlluar duart kur bashkëvuajtësit i besuan të përkthente fshehurazi librin mbi Stalinin.
Do ta rishikoj e rishikoj me ëndje plot herë të tjera këtë dokumentar, miku im. Është një rrëfim për t’u projektuar nëpër shkolla. Nxënësit e çdo moshe kanë nevojë të mësojnë të vërtetën nga goja e atyre që pësuan padrejtësisht gjyqet e sajuar, por arritën t’i mbijetojnë Golgotës.
 
Edhe një herë, të faleminderit nga zemra, Jozef !
Përgëzoje Teftën nga ana ime për punën fantastike që ka bërë e shprehi gjithashtu ngushëllimet e mia për humbjen e Françeskut të dashur.
Përshumvjet gëzuar Pashkët!
Anisa

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Shkrime mbi Dr. Radin  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook