back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Diktaturat… nuk arrijnë kurrë të mposhtin intelektualët patriotë nga Anissa Markarian

Gazeta

Anissa Markarian
Anissa Markarian

Diktaturat… s’arrijnë kurrë të mposhtin

intelektualët patriotë!

nga Anissa Markarian

I dashur Jozef,
Të falenderoj nga zemra që më dërgove DVD e dokumentarit për babain tënd të shquar. Cilësia e realizimit është vërtet për t’u admiruar. Keni bërë një punë të shkëlqyer duke thurur në mënyrën më të natyrshme dokumentat historikë me filmime familjarë, rrëfimet e bashkëvuajtësve, dhe tekstin e lexuar. Por, ç’është më e rëndësishmja, i keni dhënë këtij dokumentari intonacionin e duhur: Dinjitetin.
Nuk ka dëshmitarë qaramanë, nuk ka artificialitet apo mbidozim në rrëfimin e vuajtjeve për t’i shkëputur domosdoshmërisht lotin spektatorit, nuk ka spekulim me faktet historike.
Edhe intervistat e zotit Lazër, po t’i nxjerrësh nga konteksti i dokumentarit, mund të quhen biseda të një intelektuali të mirfilltë, të një shkrimtari, përkthyesi dhe poeti, që ndan me shikuesin fatlum thesarët e dijeve të tij të pashterrshme prej eruditi.
.
Promovimi i dokumentarit "Golgota e Lazër Radit"
Promovimi i dokumentarit “Golgota e Lazër Radit”
Dhimbja që ndjeva m’u lehtësua nga krenaria e pafund që të frymëzon ky dokumentar. Krenare që diktaturat, të çdo lloj kombësie e kalibri qofshin, nuk arrijnë kurrë të mposhtin intelektualët patriotë.
Mbyll sytë e më del përpara fytyra e Savës, plakës 102-vjeçare që vuajti në të njëjtin kamp me nënën tënde. Sa fisnikëri e dhimbshuri ka në dëshminë e saj! E përsëri me sytë e mbyllur, arrij të përfytyroj se si do t’i jetë ndriçuar fytyra babait tënd e si do t’i kenë fërgëlluar duart kur bashkëvuajtësit i besuan të përkthente fshehurazi librin mbi Stalinin.
Do ta rishikoj e rishikoj me ëndje plot herë të tjera këtë dokumentar, miku im. Është një rrëfim për t’u projektuar nëpër shkolla. Nxënësit e çdo moshe kanë nevojë të mësojnë të vërtetën nga goja e atyre që pësuan padrejtësisht gjyqet e sajuar, por arritën t’i mbijetojnë Golgotës.
Edhe një herë, të faleminderit nga zemra, Jozef !
Përgëzoje Teftën nga ana ime për punën fantastike që ka bërë e shprehi gjithashtu ngushëllimet e mia për humbjen e Françeskut të dashur.
Përshumvjet gëzuar Pashkët!
Anisa

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Kush e mbështeti diktaturën shqiptare?
    Pa agjitacionin e propogandën nuk do kishte arritur moshën 46 vjetë!
    A nuk hodhën të gjithë vallen e frikës? A nuk ju ngritën monemente nga arti e kutura, diktaturës shqiptare?
    A nuk e quajnë veten dhe sot, patriotë, shumë mbështetes të saj të dikurshëm?
    Njeriu vdes, atje ku diktatura këmbën ve!
    Pra, që të jesh patriot duhet të jeshë së pari njeri! Shqiptarët mbijetuan si kafshët, të nxitur nga instikti e shpresa se nata do gdhihet, po ishin shumë, shumë larg të qenurit njeri…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.