Dhe foli profeti… – nga Agim Morina

Edward Lear - Kulla e Sahatit 28 shtator 1848

Edward Lear – Kulla e Sahatit 28 shtator 1848

Dhe foli profeti…

nga Agim Morina

Ishte datë e shënuarë mbë 28 të shtatorit 1848.
Retë u mërguanë. Ca rreze të fuqishme ndiçuanë fort. Dhe mëpastaja ndodhi mbrekulli e mbrekullivet: nga qjejtë xbriti Profeti Edward Leari, me gjyzlykë prej xhami që ndrinin si hiretë e parajsës. Erth hipurë mbi dy derra me krahë shqiponjash, breznë ngjeshurë me lapsa e me penda e me bojëra.
Dhe foli Profeti fjalëtë që s’kish folurë askush dhe polemi vuri vesh.
Dhe tha Profeti ndërsa dy sitë i villnin zjarrë:
Kini mendjenë, o popull, a ju pata parathënë se do vinjë një ditë… Do vinjë një ditë dhe dy buallica do vënë thundrat e djallit, ja këtu.”
Dhe bëri me gisht Profeti Edward Leari, duke treguarë nga vendi tek sheshi. Dhe nxori kartënë që e kishinë squllurë dy buallicatë me shurrë, – që ky të mos e rrëfente të vërtetënë ndë kartë, – dhe zografisi ca viza e vija dhe foli prapë fjalë të zjarrta:
“Këtu, ja këtu paskanë erdhur, o polem i mendjemarrosurë e gjuhëdambllosurë, dhe ja kështu ua pata parathënë se kështu do dukenë Dy Bishat e Satanait.”
Ktheu kartënë e shenjtë edhe gjindja mbetnë buzëngrirë. Ishin dy buallica. Dy buallica që ata kishinë parë çdo ditë ndë jetë të tyre dhe një karro me dy rrota që po qëndronte ndë sheshit.
“Po këto janë dy buallica, o Profet i Shenjtëruarë…”
“Ah, popull i pamënt!” – klithi Profeti Leari e vazhdoi duke kërcëlluarë dhëmbëtë – Po ku keni parë ju që djalli të vijë me dukje të djallitë? Po s’u mbushëtë mënt kështu do rrungullsetë kjo rrotë e botësë dhe ja një ditë do të marrënë fytyrënë tjetër e do bëhenë peshkatarë, e pastaja luftëtarë me ill ndë ballët, e pastaja me kostum frëngu do vinjënë e do vetëquhenë “parti”. Do të shfaqenë mu sindëkur këto dy buallica të pafajshme e do ngulinë thundratë pikërisht këtu në mes të Tiranës. Dhe ju do votoni për ta, duke menduarë se ju do t’i milni e do t’ua pini qumështinë e bardhë… Por, jo, o mendjeshuar, o mendjepakë! Ata do t’ju mjelin, sepse kanë pirë ata qëmoti qumështinë e zi të kryedjallit Satana! Po ju paralajmëroj! Divnesa ime, si të gjitha të tjeratë, është e pagabuarë! Vër mend, o derbeder, o ujk, o derr! Thuajini nipërve e stërmbesave profecinë time! Mos harroni!”
Sapo tha këto fjalë Profeti Edward Leari, me 28 shtator 1848, u zhduk e u kthye ndë tym. Mbeti vetëm kjo kartë e tij duke u lëkundurë ndë erët të butë të Tiranësë dhe zuri vënt ndë bishtin e pëgërë të buallicësë, që po gumëzhinte nga mizatë.
Dhe populli si popull harroi profetëtë, harroi të parathënatë, harroi divnesatë, harroi shenjtorëtë.
Dhe, ja, profecia sot u përmbush. E populli që s’ia vuri veshinë, i mbeti të hajë leshinë.
.
Foto-dëshmi: Edward Leari, Tiranë, te sheshi përballë Kullës së Sahatit, 28 shtator 1848
 .
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook