back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Desantila Qerimaj – “Arie t’krisuna”

Gazeta

Desantila Qerimaj - Arie t'krisuna
Desantila Qerimaj – Arie t’krisuna

Desantila Qerimaj – “Arie t’krisuna”

Ka dalë nga shtypi libri i parë i Desantila Qerimaj
“Arie t’krisuna” nga Shtëpia Botuese “Jozef”
Libri ka 112 faqe dhe është redaktuar nga Jozef Radi,
i cili e ka shoqëruar librin edhe me një parathënie të shkurtë.
Librin e Desantilës “Arie t’krisuna” mund ta gjeni
te Libraria Adrion në Tiranë, dhe Libraria ORA në Shkodër
Për ata që jetojnë jashtë Shqipnie, në online tek www.Adrionltd.com.
.
Desantila Qerimaj - Në pasqyrë të fjalës tande...
Desantila Qerimaj – Në pasqyrë të fjalës tande…

Mendimet estetike për librin

Desantila i drejtohet me guxim nji përvoje ekzistenciale dhe poezia që na ven përpara braktis në mënyrë flagrante konceptin romantik. Vargu i saj, si tingull i zvarritun violonçeli, kambëngul me na dhanë idenë e dhimbjes me pak masa, na thërret në nji kombinim elegant fjalësh e na detyron me hy brenda saj, si nji njeri që ndeshet me universin e nji bote të panjoftun. Botë vargjesh, ku muzikaliteti asht nji prej tipareve kryesore. Midis nji vokacioni kondensues të thanieve aluzive, çdo fjalë e saj vishet me ngjyra e mandej shndërrohet në tingull kumbues, të realitetit misterioz që ajo kërkon me ndërtue, tue i dhanë jetë shumë temave që shqetësojnë raportin unë-botë.
Leon Lekaj
.
Desantila Qerimajn, mundesh me e ndigjue kur i bjen violonçelit, me e shijue andshëm ndër kangë t’ambla Shkodre, po edhe kur derdhet n’blues-in e saj t’rafinuem, mundesh me e përcjellë n’skrupolozitetin e saj të përkthimeve e n’kambnguljen m’e gdhendë çdo frazë e mendim! Me Desantilën mundesh me diskutue me orë t’tana probleme të poezisë së saj fine, e cila asht sa gjendje aq edhe muzikë… e aftë me t’grabitë me t’veçantën e saj, n’ato ngjyrosje delikate e pa grimë teprie…
Jozef Radi
.
Desantila Qerimaj - Arie t'krisuna - Kompozim
Desantila Qerimaj – Arie t’krisuna – Kompozim
Poezia e Desantila Qerimaj është shprehëse, komunikative e me një eufoni të vargut, sikur kërkon të dëshmojë shkollimin muzikor të autores. Ndonëse autorja është migrante, poezia e saj s’është e tillë. Ajo na vjen si ftesë për një udhëtim introspektiv në troje ku fjalët bartin ide e jo anasjelltas. Poezia e Desantila Qerimajt i ikën pretenciozitetit e i qaset lexuesit me respekt. Unë jam i bindur se edhe lexuesi do ta respektojë në të njëjtën mënyrë.
Shqiptar Oseku
 .
Desantila Qerimaj sjell poezi që janë perla të mendimit dhe ndjenjës. Ajo ka mujtë me e ruejtë nji gegnishten konstante në gjithë rrjedhën e vet poetike, nji sensualitet të bukur e të maskuem aq hijshëm, e të ban m’u ndalë e me besue, se edhe intimitetet ma delikate munden m’u paraqitë si nji tubë lulesh… Kjo e shumë tjera e bajnë librin saj të dashtun e m’u ndje mirë në botën lirike që ajo t’ofron. “Arie të Krisuna” asht nji libër I shkruem bukur e i muzikuem me përgjegjsi, çka të shtyn me besue se vargjet e Desantilës, kanë me jetue gjatë ndër lexues sqimatarë.
Jozef Radi
.
Arie t'Krisuna - ne librari
Arie t’Krisuna – ne librari

Dy fjalë për Desantila Qerimaj

Desantila Qerimaj ka lindë në vitin 1980, në qytetin e Shkodrës. Fillimet e saj lidhen ngusht me muzikën e sidomos me violonçelin. Studion në Liceun Artistik “Prenkë Jakova” Shkodër, mandej në Conservatorio “Cesare Pollini”, në Padova të Italisë. Ndër vite mban të pacënuem pasionin për letërsinë. Merr pjesë si violonçeliste në orkestra të ndryshme simfonike e filarmonike si në Shkodër, Itali po edhe Londër, ku jeton aktualisht.
Pasioni i saj i muzikës ecë paralelisht me atë të letërsisë. Asht pjesmarrse në mjaft aktivitete e konkurse të ndryshme letrare në qytetin e lindjes, po edhe pjestare në antologji të ndryshme poetike.
Arie t’Krisuna” asht përmbledhja e parë poetike e saj!


 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.