Dekoratë për perandorin e perandorisë “Koha Jonë” – 22.01.2009 (tirana observer)

Numrat e parë të Gazetës "Koha Jonë"  - si Gazetë e Rrethit të Lezhës

Numrat e parë të Gazetës “Koha Jonë” – si Gazetë e Rrethit të Lezhës

Dekoratë për perandorin e perandorisë “Koha Jonë”

22.01.2009 (tirana observer)

Kaloi fazat tamam si një perandori. U themelua, u ngrit, pësoi kulmin dhe në fund perandori iku. Gazeta “Koha Jonë” dje ka marrë frytet e punës në afro 20 vjet jetesë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi me Urdhrin e Mirënjohjes Nikollë Lesin, njeriun që e themeloi këtë gazetë, që pati guximin që nga një gazetë lokale e ktheu në gazetë kombëtare, që pati guximin të ideojë dhe drejtojë jo thjesht një gazetë të pavarur, por një tribunë të mendimit të lirë dhe që e ktheu atë në një shkollë të vërtetë të gazetarisë shqiptare.
Por jo vetëm kaq, në këtë shkollë u rritën dhe u bënë gazetarë të njohur pothuajse shumica e drejtuesve të sotëm të gazetave, televizioneve dhe emisioneve më të rëndësishëm në vend, duke treguar edhe më shumë vlera.

Dreka tek “Berlini”
Dukej sikur Nikollë Lesi na kishte thirrur në një mbledhje si dikur. Presidenti Topi ishte ai që hapi takimin ceremonial, ku mes të tjerave tha se, “Koha Jonë” ishte shkolla më e madhe e gazetarisë shqiptare dhe se Nikollë Lesi ishte njeriu që kishte më shumë merita. Vetë Nikollë Lesi falënderoi numrin një të shtetit, por nga ana tjetër shtoi se kjo dekoratë u takon të gjithë gazetarëve që kanë punuar në atë gazetë, duke dhënë secili kontributin e tyre. Në drekën e punës folën dhe ish-drejtues të gazetës dhe personazhe të njohura të jetës publike në vend. Një nderim i veçantë që u shpreh gati njëzëri ishte për gazetarin Zamir Dule, që për shkak të profesionit dhe punës në gazetën “Koha Jonë” u rrah barbarisht dhe sot jeton si invalid dhe i tërhequr nga jeta normale, në shtëpinë e tij në Korçë.

Motivacioni i dekoratës “Medalja e Mirënjohjes”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi z. Nikollë Lesi “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Themeluesit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri, “Koha Jonë”, nga dyert e së cilës dolën shumë gazetarë e drejtues të medias së sotme, duke u kthyer jo vetëm në tribunë të fjalës së lirë, por edhe në shkollë të medias së shkruar shqiptare”.

 

Gazeta - Koha Jone - ne pervjetoret e saj

Gazeta – Koha Jone – ne pervjetoret e saj

Gazetarë dhe drejtues të gazetës “Koha Jonë” - 

sot personazhe të rëndësishme të politikës dhe të medias

Nikollë Lesi, – deputet 
Aleksandër Frangaj - pronar i TV-KLAN
Ben Blushi - deputet
Blendi Fezviu - drejtues i “OPINION”
Andi Bejtja - drejtor i Lajmeve TV-KLAN
Alfred Peza - drejtor i ORA-NewS
Sokol Balla - drejtor i  informacionit ne “top-channel”
Filip Çakulli - drejtori i emisionit “Fiks Fare” ne “top-channel”
Kiço Blushi - analist
Martin Leka - analist
Rudina Xhunga - drejtues e “Shqip”
Enton Abilekaj - drejtor i ALSAT
Jonila Godole - pedagoge
Armand Shkullaku - analist
Skënder Minxhozi - drejtor i revistës “MAPO”
Frrok Çupi - drejtor i gazetës “Agon”
Edi Lesi - drejtor në Ministrinë e Jashtme
Anila Basha - kryeredaktore e gazetës “Shqiptare”
Tritan Kokona - zëdhënës në FSHF
Fatos Baxhaku - drejtues emisioni “Udhëtim në Shqipëri”, në “Top Channel”.
Suad Barbullushi - studio grafike
Tonin Çobani -  studiues
Enkel Demi - drejtues i “Kutia e Fundit” në “TV-KLAN”
Gent Shkullaku - drejtor i agjencisë LSA
Arban Hasani - drejtor i Lajmeve në VIZION PLUS
Henri Çili - pedagog, universiteti Evropian i Tiranës
Kejda Kostreci - gazetare e “Zërit të Amerikës”
Manjola Zeka - zëdhënëse Parlament
Alida Cenaj - redaktore në revistën “Klan”
Teuta Shamku - redaktore në gazetën “Standard”
Mentor Kikia - kryeredaktor i “Top Channel”
Linda Spahia - asistente e shefes së FMN-së në Shqipëri
Erl Murati - zëvendëskryeredaktor i gazetës “Shqiptare”
Aleksandër Çipa - pedagog dhe drejtues i “Unionit të gazetarëve”
Arta Marku - përgjegjëse e suplementin “Unë gruaja”, në gazetën “Panorama”
Ilir Babaramo - drejtor i informacionit ne “news 24”
Pandi Gjata - kryeredaktor i ALSAT
Arjon Sulo - kryeredaktor i gazetës “Korrieri”
Ylli Dylgjeri - anëtar i komitetit drejtues në LSI
Roland Qafoku - kryeredaktor i gazetës “Tirana Observer”

Marre nga tirana observer 22.01.2009

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook