Dëbojmë shkrimtarët dhe admirojmë zuzarët – nga Agron Gjekmarkaj

Autori Agron Gjekmarkaj

 Agron Gjekmarkaj

Dëbojmë shkrimtarët dhe admirojmë zuzarët

nga Agron Gjekmarkaj

Njëri prej shkrimtarëve më në zë të vendit tonë u detyrua të ikë nga Shqipëria për të mbrojtur veten dhe familjen. Pos kësaj ai ishte edhe një zyrtar i lartë publik në krye të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ku ka bërë një punë të admirueshme në rikthimin e të vërtetave historike mes nesh, e sidomos në zbardhjen e këtyre krimeve dhe vendosjen e gishtit te kriminelët.
Ne kemi patur dhe kemi një histori ideologjike të manipuluar. Tufa tentoi ta ndryshonte këtë tendencë, por u ndesh me dhunë verbale të eksponentëve qeveritarë, me sharje e fyerje nga bij gjakatarësh, kërcënime rruge dhe me sa duket iu bë e pamundur jeta në këtë vend.
E rëndë, tejet e rëndë për një vend që detyron shkrimtarët e vet më spikatur, të ikin nëpër natë për të mos u shndërruar në viktimë e ideve dhe punës së tyre.
Kjo shoqëri duhet të pyesë veten në çfarë sistemi jetojmë? Pse po i negociojmë çdo ditë liritë dhe të drejtat tona? Pse i dëbojmë intelektualët dhe shkrimtarët dhe në vend të tyre adhurojmë horrat e zuzarët?
.
Shkrimtari Agron Tufa

Shkrimtari Agron Tufa

Diçka e madhe është kalbur në këtë vend.
E kaluara sundon mbi të tashmen dhe kërcënon të ardhmen me tmerret e veta! Agron Tufa i duhet kulturës shqiptare i gjallë, jo i vdekur. Pas ikjes së Kadaresë, e cila i ndikoi shqiptarët 30 vjet më parë, do të dëshiroja shumë që edhe ikja e Tufës të bëjë të njëjtin efekt në kontekstin e ri të rrethanave tona.
Ikja, arratisja, kërkesa për azil, e mbi të gjitha kërcënimet ndaj një shkrimtari si Agron Tufa, kaq cilësor e me ndikim, janë një lajm i keq, tejet i keq, përzhitës.
.
Marrë nga Politiko, 5 dhjetor 2019
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook