back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

“Dashuria zbut dhe hekurin…!” Avni Delvina

Gazeta

Avni Delvina 2013 - Grafikë 50-70 cm nga cikli "Dashuria zbut dhe hekurin...!"
Avni Delvina 2013 – Grafikë 50-70 cm nga cikli “Dashuria zbut dhe hekurin…!”

“Dashuria zbut dhe hekurin…!”

nga Avni Delvina

Shpesh piktori Avni Delvina të mahnit me fantazinë e tij, me kontrastet,
me dinamiken e punimeve, me kolazhet e absurdit, shpesh ai na bën pjesë e artit të vet,
duke na “lypur tituj”!! Sigurisht edhe unë jam ndjerë i intriguar prej ftesash të tilla…
bile edhe te ky kuadër i tij, e pata nji titull, sepse më pëlqeu aq shumë ideja e Delvinës,
sa mendova që titullin ta paraqes duke shfrytëzuar idenë e tij mjaft origjinale…
sikur puthjet e nji superbukuroshe e “zbusin” edhe bronxin e nji diktatori…
Sigurisht duke shfrytëzuar nji tjetër titull të famshëm mendoj se:
“Puthjet e Bukuroshes mbi Bronxin e Bishës…” më duket mjaft interesant…
Urime piktorit Avni Delvina dhe frymës përbashkuese që ai përcjell përmes artit të tij…
jozef radi, nëntor 2013
.
Avni Delvina "Largimi i shpirtit" Bellucci mbi nji vepër të Berninit
Avni Delvina “Largimi i shpirtit” Bellucci mbi nji vepër të Berninit

Kjo grafikë është realizuar me një pikturë të piktorit të famshëm francez Camille Corot… me një bust të Leninit (të mbushur me të puthura!!) dhe me një foto të artistes Monica Belushit…
Me këtë grafikë kam dashur të përcjell idenë e forcës së gruas nëpërmjet dashurisë. Me pak mundim dhe shtirje ajo mund të ndryshojë gjithçka…
Nuk kam për ta harruar kurrë një personazh të hershëm të rinisë sime një djalë të vogël që banonte në lagjen tonë, prindët e të cilit ishin mjaft të përçmuar aty në lagje dhe s’i përfillte askush. Për ta ngushtuar këtë distancë klasore me të tjerët,  me t’u lindur djali në fjalë, ata i vunë emrin Lenin… Me kalimin e kohës, ata vërejtën se edhe ai emër i veçantë nuk u solli asnjë lloj ndryshimi në marrdhëniet me të tjerët, përkundrazi shpesh herë ata qeshnin kur Lenini u rrit dhe e ëma për gjithë prapësitë e tij e shante dhe e mallkonte me të madhe vazhdimisht. Fjala vjen, përdorte  gjithë zemërim shprehje të kësaj natyre: “O Lenin, të bëfsha gropën, o Lenin!”; “Mos bëfsh hajër, o Lenin!”; “O të hëngërt një mortje o Lenin!”; “O Lenin budallai, na e nxive jetën!”…
Dikush duke i dëgjuar britmat e asaj gruaje të gjorë, e këshilloi me urtësi se duhej ndryshuar sjellja me djalin… dhe ata, prindët, të parën gjë që bënë: i ndryshuan emrin…
Gjithë këta elementë: nga origjina e dobët familjare dhe deri tek ndryshimi i emrit, ndikuan mjaft negativisht tek Lenini. Duke u rritur, ai u shndërrua në njërin nga djemtë më harrakatë e më të këqinj të lagjes. Urrente dhe shqyente gjithçka që i dilte përpara… derisa një ditë papritmas, u njoh me një vajzë bukuroshe dhe ledhatare… U fejuan dhe u martuan… dhe Lenini u bë një bashkëshort dhe prind shembullor… vite drite larg prej atij Leninit të dikurshëm agresiv, plot mllefe e poshtërsira…
E rrëfeva kët histori të vërtetëtë rinisë sime, i bindur se femra mbetet e vetmja forcë që mund ta ndryshojë botën…
Edhe në grafikë Belushi ka mbushur me të puthura bronxin e bustit të Leninit, domethënë: po të dojë ajo edhe hekurin mund ta zbusë…

.
(Marrë nga profili i fb Avni Delvina: 25 tetor 2013)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.