back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Cila është Historia e Hymnit Gnostik mbi “Shpirtin”? – nga Ermira Mitre

Gazeta

Ermira Mitre
Ermira Mitre
I nderuar Jozef,
lexova me vëmendje postimin tuaj për profesor Isuf Luzaj.
Momentalisht kam në dorë një nga veprat e këtij kolosi mendjendritur:
“Kujdesjet e Bletës”, ndërsa kam lexuar disa esse
në websitin e jetës dhe veprës së tij.
Duke marrë shkas nga postimi juaj nuk munda të rri pa ju sjellë
një pjesë të shkrimit tim lidhur me pyetjet që kanë ngritur lexuesit
për titullin e vëllimit tim me poezi “Graviteti i Shpirtit”,
duke aluduar nëse titulli është alegorik apo shpirti ka vërtet gravitet.
.
Ermira Mitre - Graviteti i Shpirtit
Ermira Mitre – Graviteti i Shpirtit
Për t’i dhënë përgjigje lexuesve më është dashur
që t’i referohem disa dijetarëve të njohur në botë
dhe midis tyre edhe profesor Isuf Luzaj.
Ky shkrim i plotë është botuar në disa gazeta online.
Pa dashur t’ju marr kohën tuaj, po ju dërgoj
vetëm këtë pjesë që shpjegon nëse shpirti ka gravitet,
ku përfshihet edhe profesor Luzaj.
Jo pa qëllim e kam gjetur me vend ta rreshtoj profesor Luzaj
krahas Carl Gustav Jung e të tjerë, për ta përhapur sa më shumë
veprën dhe pasurinë që ai na ka lënë trashëgim,
por që fatkeqsisht është akoma e pandriçuar
dhe e panjohur nga ne bashkëkombasit e tij.
Vepra e Isuf Luzaj duhet të bëhet pjesë e programeve mësimore në Shqipëri.
Ky është një aspirim dhe një projekt-ide që shpresoj dhe uroj
që një ditë të realizohet, në funksion të një ideje për të futur
programin e shkollave klasike në sistemin arsimor në Shqipëri.
Ju falenderoj për vëmendjen, mirëkuptimin dhe kohën.
Me respekt Ermira
 
Profesor Isuf Luzaj (1913-2000)
Profesor Isuf Luzaj (1913-2000)

Cila është Historia e Hymnit Gnostik mbi “Shpirtin”?

nga Ermira Mitre

“Një djalë u dërgua me mision nga prindët e tij të kërkonte një perlë që kishte rënë nga kurora e mbretit në fundin e një pusi të thellë, që e ruante një dragua, në tokën e Egjyptianëve – një tokë plot e përplot me pasuri materiale dhe shpirtërore për t’u argëtuar. Djali vendosi të shkojë të gjejë perlën, por rrugës harrohet në jetën e shfrenuar materiale te Egjiptit, derisa një letër e prindërve ia kujton detyrën për të cilën kish shkuar atje. Atëherë ai hyn në ujë, dhe zhytet në thellësi të pusit derisa në fund të tij gjen perlën dhe ia fal atë hyjnive. Pusi dhe uji përfaqësojnë shpirtin të rënduar e më pas të ngritur lart tek hyjnitë! Edhe feja e Gnosticizmit besonte se shpirti ka gravitet! (Marrë nga libri: “The Collective Unconciousness and the Archeotypes”)
.
ISKK -Isuf Luzaj - Kujdesjet e Bletës
ISKK -Isuf Luzaj – Kujdesjet e Bletës
*Çfarë shkruan profesor Isuf Luzaj mbi shpirtin e poetit?
“Kur poeti i mbarsur nga emocioni, nga bukuria, nga dashuria, po njëlloj nga dhëmbja, vetmia, tragjedia, deziluzioni e të tjera ndjenja, vihet të shkruajë një poemë, qoftë ai poet mistik si Dante, i apasionuar si Lamartini, ose materialist si Omar Khajami, i dëshpëruar si Jorge Luis Borges, realist si Robert Frost apo Witmani, cilido nga këto yje të shpirtit fisnik, kur filloi të shkruajë vargun e parë sigurisht që tha: “O Zot, nëm mundësinë të ngjitem në eksperiencën fetare më të lartë, në një bashkim mistik me Unin tim”. Si konditë e këtij bashkimi, shpirti duhet të kalojë nëpërmjet një periudhe të errësirës dhe dhëmbjeje për të arritur të krasisë ferrat dhe drizat e qënies lëndore, për t’u ngjitur në sferat qiellore.” (Isuf Luzaj)
Ka një paralelizëm midis Gary Zukav, Carl Jung, Hymnit Gnostik, dhe profesorit Isuf Luzaj, ka një lidhje logjike të brëndshme, ku të gjitha këto interpretime pohojnë se shpirti ka gravitet, dhe na çojnë në përfundimin se që të jemi të sukseshëm dhe të arrijmë të realizojmë atë thirrje të brëndshme duhet që ne si personalitete të punojmë në përputhje me shpirtin, të kërkojmë në vetëdijen kolektive, në koshiencën dhe subkoshiencën personale, në psiqikën tonë dhe të ambjentit që na rrethon, të futemi thellë në pus, në errësirën dhe dhembjen, për të nxjerrë perlat që janë në fund të tij. Këtu qëndron edhe thelbi i titullit të vëllimit “Graviteti i Shpirtit”. Pikërisht kjo ka ndodhur me mua, pasi shpirti im ka kaluar në një periudhë dhëmbjeje dhe errësire, kam kërkuar thellë në pusin e shpirtit tim për të nxjerrë këto perla që t’jua bëj dhuratë juve sot për t’i shijuar.
Ndaj shkruaj “Graviteti i shpirtit është ajo bërthama, brënda çdo qënieje njerëzore apo forca e rëndesës së shpirtit, ku të gjitha fijëzat e jetës ndërthuren me njëra tjetrën dhe gjejnë vetveten. Ndjeje gravitetin e shpirtit tënd sepse ai të zbut dhe të mban të njësijshëm.”

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.