back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Cikël Poetik – nga Ervina Dervishi

Gazeta

Kur shkruhej Poezia...
Kur shkruhej Poezia…

Cikël Poetik nga Ervina Dervishi

Pak fjalë në kujtim ë Bajram Hysenit (Kovaçi)

Bajram Hyseni ka qenë redaktori i parë de facto i poezive të mia, që dikur botoheshin në gazeta si: Liria, Shqiponja, etj. Ai ishte i pari me të cilin munda të shkëmbej mendime ndoshta fëminore mbi poezitë, përkthimet dhe librat e Jorgo Bllacit, Eseninit, Lermontovit, Tolstoit etj. Një ndër njerëzit e parë që më ka frymëzuar e mbështetur parreshtur.
Bajram Hyseni e kishte jetuar ferrin në person të parë, në të gjitha dimensionet e rrathëve të tij. Ishte i pari njeri që më tregoi për torturat e bëra në hetuesi dajës tim (i cili nuk ua ka treguar familjarëve të tij kurrsesi që të mos ndillte as mëshirë, as keqardhje), të cilin z. Bajram e quante “djaloshi burrë”, që nderoi familjen dhe veten me qëndrimin e tij në skutat e ferrit, ku merrej jeta prej xhelatëve të kuq.
Bajram Hyseni qe Njeriu që më mësoi se poezia është dashuria që derdhet përmes fjalës… asaj fjalës që del prej shpirtit… ervina dervishi

Sytë e Nënës
Sytë e Nënës

Sytë e Nënës

Në prehrin tënd sa gjithësia
nën mantel të heshtjes tënde
që ndjell gjumë jetëdhënës
Ndër vështrimin e syve të tu
të zinj të mëdhenj sa qielli
Unë rritem, rritem…

Prehrin tënd qylym fluturues
Mbi të cilin ngjitem lart.. lart
T’i kap yjet, t’i bëj gjerdan për ty
Po ti vetëm hesht!
Heshtje që flet mijra fjalë
Dhe unë në heshtje flas me ty

Dy zemrat tona janë një orë e vetme,
që Përcjellin kohën
që matën dashurinë tonë, o Nënë!

Oskar

Një vajzë e vetme me vehten flet
Sikur të kisha tre vëllezër
Dy të kalonin detin
Unë një vetëm pata, me eksodin fluturoj

Sodis perëndimet, mos më ka harruar!?

Nëse harron dielli një mëngjes,
mos të agojë
Atëherë do të më harrojë!

Liria

Sa vite shkuan me ty në krahë o vuajtje
Sa të pafajtë avulluan
si fajtorë të pafaj
Vetëm që të jetojë kjo fjalë:
Liria!

Dhe ndër peshën e frikës
sa njerëz heshtin për ty
Ti moj nuse jetove edhe te ata
Edhe në ëndrrat e mia

Ervina Dervishi - 1994
Ervina Dervishi – 1994

Kosova

Lulkuqe e plagosur, dega e thyer
Kosova rrënjë e thellë në tokë
Agim të ri pret të lulëzojë
Lulkuqe nga gjaku i Rinisë
Që ranë në emër të Lirisë!

Kosova copë e kësaj toke
që kurrë s’do të këputet
Si lumi i qetë ecën e nuk ngutet
e kurrë nuk shterron

Dashuria

Ngado na rrethon kjo fjalë
e përmend një vajzë
e përmend një djalë
e përmend një nënë
e përmend Plaku edhe i riu
edhe poeti e ka në majë të penës
e ka poezi si copë diamanti
E në mes vargjeve thërret:
-Dashuria njëherë në zemër troket!

Kitarra

Kur zbret nata e votra na mbledh
Përtej dritareve
Si gjuhë e gjashtë telave
Kitara zë bylbylash derdh.

Telat dhe gishtat si gërshet tirren
e në kor bylbylash mblidhen
pa ditur se vonë më arratiset gjumi
Dhe mendimet më rrjedhin si lumi
Vazhdo kitarrë
merre edhe gjumin ti
Kurrë mos pushofsh kitarrë!

Mërgim

Mërgimi si mallkim i hershëm
Si fjalë mbush gojën
Tingëllon e plotë si kambanë
Kambanë kobzezë
Copë hekuri në zemër

Mërgimi që ka pushtuar…
pa mëshirë zemrat e rinisë
Mërgim zjarrfikës numrash
zjarrfikës votrash
Lot nënësh!

P.s. Këto poezi të mia të hershme Bajram Hyseni i pat botuar në gazetën “Shqiponja”, në gusht 1994, ku ai ishte redaktor, sëbashku me një shkrimin e tij…
Marrë nga gazeta Shqiponja, 22 gusht 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.