back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Çikat e Arta të Kosovës…. – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Çikat e Arta të Kosoves - Malinda Kelmendi, Sistria Krasniqi, Nora Gjakova
Çikat e Arta të Kosoves – Malinda Kelmendi, Sistria Krasniqi, Nora Gjakova

Çikat e Arta të Kosovës….

nga Adriatik R. Dosti

 
Plot 57 vjet më parë, kur sporti luftarak i Arteve Marciale japoneze Judo u përfshi në Lojërat Olimpike, pikërisht në Olimpiadën e Tokyos në 1964… vështirë të besoj se ndonjë shqiptari të Shqipërisë a të Kosovës do t’ja kishte marrë mendja se një ditë ne do të kishim një kampion a kampione olimpike e do të vinim në vitrinën e sportit kombëtar shqiptar jo një por tre Medalje Ari e madje brenda 5 vjetësh 2016-2021… e që të treja janë Made in Kosova e që të treja mbajnë vulën e tre Çikave të Arta të saj ….
Rrugën e çeli Majlinda Kelmendi në Rio de Janeiro në 2016, për t’u pasuar pak vite me pas nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova… çfarë mrekullie e çfarë krenarie kombëtare…
Dhe kjo histori suksesi që gëzon çdo shqiptar në mbarë globin nisi disa vite më parë ku falë pasionit, guximit e profesionalizmit të Trajnerit të jashtëzakonshëm punë shumë e fjalë pak Driton Kuka Çikat e Kosovës e kryesisht ato të Pejës pas një Lumi djersë e sakrificash pa fund ja dolën që në 2021, të marrin frytin e asaj çka kërkonin e ëndërronin…
Majlinda sjell në Kosovë medaljen e saj të parë të artë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar… duke fituar në Kupën Botës në Stamboll-Medaljen e Artë… e ç’ka në 11 vite karriere brilante të saj do të pasurohej në vijim edhe nga një arsenal i frikshëm trofeshë e medaljesh pa fund që do t’i kishte zili edhe sportisti më elitar i globit… plot 32 të Arta, 6 Argjendi e 8 Bronzi…
Kampione Olimpike, kampione e botes, kampione e Europës, kampione e Ballkanit… e askush tjetër si ajo… dhe e pa fat në Tokyo 2020 [korrik 2021] në mbyllje të karrierës së vet brilante… Por ani, ky është sporti… e vajza e parë Kampione olimpike e kombit shqiptar gjithesesi ka hyrë tashmë për të mos dalë dot më kurrë në Arkivin, historinë dhe memorien e nderit të sportit të kombit e të popullit të vet…
.
Nora Gjakova - Campione Olimpike e Tokios 2020
Nora Gjakova – Campione Olimpike e Tokios 2020
E nëse Majlinda mbeti absolute në peshën e saj në 52 kg… një tjetër pasuese e saj e sportiste e trajnerit Kuka… Distria arrin t’i sjellë Kosovës një tjetër të Artë olimpike në peshën 48 kg… dhe do të jetë Nora Gjakova që në peshën 57 kg do të bëjë ”tris-in” e Medaljeve të Arta Olimpike për Kosovën… e pra, në 2 Olimpiada e brenda 5 vjetësh: 3 Ari…çfare mrekullie!
Dhe ka akoma… ku i dihet… në garë është ende Loriana Kuka, e cila konkuron të enjtën e 29 korrikut në peshën e 78 kg…
I ndoqa… disa Live e disa të përsëritura e në formë përmbledhje në RTK ndeshjet e Çikave të Kosovës, por edhe atë të vëllait të Norës – Akilit… Emocion, por edhe krenari… aq më shumë sot tek sheh që disa vende me Rusinë e Francën në krye ç’nuk po bëjnë kundër Kosovës e s’rreshtin poshtërsisht të komplotojnë e të thurin plane ogurzeza kundër saj në guzhinat e pista të Beogradit, Moskës e Parisit…
E bash për këto e shumë të tjera si këto… e bash për atë histori tragjike e të shkruar me gjak, Nderi yt Kosovë, u vu disi në vend, qofte edhe kësisoj sportivisht e në tryezën më të madhe të sportit botëror në një Olimpiadë, e kjo falë Çikave të tua te Arta: Majlindës, Distrias e Norës, e që me siguri nesër do të pasohen nga emra të tjerë se Orteku i Driton Kukës vështirë të ndalet më dot prej kërkujt…
Dhe nuk ishte aspak rastësi por shumë nder e krenari që Medaljen e Artë fituese të Tokyo 2020… Norës ia dorëzojnë pikërisht dy autoritete shumë të larta të sportit botëror: Tomas Bach – Presidenti i IOC [Komiteti olimpik ndërkombëtar] dhe J. Rouge, Sekretari i përgjithshëm i federatës botërore të Judos…
Faleminderit Driton… Faleminderit Çikat e Arta të Kosovës! Na bëtë krenarë si kurrë më parë e na bëtë ta mbajmë kokën lart si shqiptarë e kjo falë suksesit tuaj të jashtëzakonshëm…
Dhe veç jush nuk kam si të mos sjell sot ndërmend edhe simotrat tuaja të të njëjtit gjak që gjithashtu na kanë nderuar ADN e kombësinë tonë, po falë punës e talentit të tyre por edhe patriotizmit e dashurisë pa fund për ty Kosovë – tokë e trimave dhe e burrneshave pa fund…
Të tilla janë edhe Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi… pasuar nga Donika e deri tek Presidentja e sotme e jotja Kosove… dinjitozja Vjosa Osmani…
Jo me kot i quajta ashtu siç ke qejf t’i quash e t’i thërrasesh t’i vetë Kosovë: Çikat e Arta të Kosoves – çikat tona… tingëllon me bukur kështu besoj!
Të faleminderit Kosovë!
.
Marrë nga muri i Fb i Adriatik R. Dostit, 27 korrik 2021
.

Diton Kuka & Çikat e Arta të Kosoves
Diton Kuka & Çikat e Arta të Kosoves

Renditja e medaljeve me 26 Korrik 2021

1.Giappone 8 ori, 2 argenti, 3 bronzi;
2.Stati Uniti 7, 3, 4;
3.Cina 6, 5, 7;
4.Russia (Roc) 4, 5, 3;
5.Gran Bretagna 3, 3, 1;
6.Corea del Sud 3, 0, 4;
7.Australia 2, 1, 3;
8.Kosovo 2, 0, 0;
9.Italia 1, 4, 4;
10.Francia 1, 2, 2.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.