back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Ceno Sharra (1887 – 15maj 1914) – nga Myrteza Poshi

Gazeta

Ceno Sharra (1887-1914)
Ceno Sharra (1887-1914)

Ceno Sharra (1887 – 15maj 1914)

nga Myrteza Poshi

Në librin e Skënder Luarasit për kol. hollandez Thomson,
përmendet edhe vrasja e Ceno Sharrës dhe plagosja e Tol Arapit.
Në vitin 1992, ne si komisariat policie (me Fahri Shaskën) dhamë një montazh letraro-artistik,
i ftuar për herë të parë edhe Këshilltari i Parë u Ambasadës Holandeze në Beograd.
Në Vlorë emri i Ceno Sharrës është përjetësuar
në segmentin rrugor që lidh Gastronomin me rrugën Justin Godart.
Uroj gjithë të mirat për kujtesat historike të qytetarëve të shquar të Vlorës.
Durim Tahiraj
Willem de Veer dhe Ludjovijk Thomson (ne qender)
Willem de Veer dhe Ludjovijk Thomson (ne qender)

Ceno Sharra  (1887 – 15maj 1914), i përket familjes së madhe të Sharrajve të Vlorës. Mbasi mbaroi shkollën e lartë për ushtarak (Akademinë) në Itali, ka shërbyer fillimisht në Manastir, gjatë viteve (1908-1912), po ashtu ka qenë anëtar në shoqërinë “Bashkim e Përparim”; anëtar i Komitetit së Lëvizjes, “Shoqëri të zezë për shpëtim”, me Hamza Isain, Halim Risilinë, Ibrahim Abdullahun, Shyqyri Radhimën, Ymer Radhimën, Xhevit Vranarin, Epaminonda Kolekën, Alem Mehmetin, Dr. Tahsim Peshkëpinë, Elmaz Xhaferi, etjerë.

Në mes të dhjetorit 1912, ka qenë në Qendrën Kombëtare ushtarake të Shkozës, kurse në gusht të vitit 1913, u zgjodh në Komitetin e Shpëtimit, në qeverinë e Ismail Qemalit. Ai ka organizuar qëndresën në Llogora kundër ushtrisë greke.
Në fund të vitit 1913, ka qenë pranë komandës qendrore të policisë, e cila udhëhiqej nga gjenerali hollandez Ludovik Thomson, si ajdutant i afërt i tij.
Dy javë para martesës, (me një zonjushë italiane, e cila qëndroi te shtëpia e Sharrajve, 40 ditë mbas vrasjes së tij dhe pastaj e përcolli në Itali vëllai madh, Hasani, ajo nuk u martua më), në 15 qershor 1914, u vra në përpjekje me forcat mercenare të ardhura në ndihmë të Esat Pashë Toptanit, në Urën e Limuthit (Dajlanit) në Durrës, në mbrojtje të gjeneralit, i cili edhe ai u vra, bashkë me Haki Glinën (shkrimtar) Sulo Harremin (nga Vlora) dhe Agostin Prizrenin. Varrimi u bë madhështor dhe u varros në kodrën e Kuzum Babait, ku populli u këndoj edhe këngë: “Nga gjaku i tyre, çeli liria/ Prej bëmave të yjeve, u drodh tradhëtia/ Amanetin e tyre e sjell historia/ Busull orientuese, ta ketë vegjëlia…”
 .
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.