back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

“Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal!” – libër i shkruar nga Jim Belushi

Gazeta

Aktori hollyvudian Jim Belushi
Aktori hollyvudian Jim Belushi

“Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal!”

libër i shkruar nga Jim Belushi

“Jemi krenarë… që jemi Shqiptarë…
E duam vendin tonë, Shqipërinë…
E dua Shqipërinë, pse jam Shqiptar, e flas Shqip!”
Jim Belushi – aktori shqiptar i Holliwoodit,
nga fshati Qytezë i Devollit

Dy këngëtare amerikanë, do të çudisnin Amerikën dhe do të bëheshin të famshëm në vitet ’80, me këngët e tyre të rrokut, e xhazit, duke kënduar dhe vallzuar në skenë me saksofonë, dhe duke ngritur peshë publikun amerikan.
Ishin dy vellëzerit Xhon e Xhim Belushi, me origjinë, familje shqiptare nga Qyteza e Devollit: James Adam Belushi (lexo: Xhejms Belushi, vëllai më i madh, këngëtar, i cili vdiq para kohe…) dhe Jim Belushi (lexo: Xhim Belushi), lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.
Kësaj here do të ndalemi për të shkruar për Xhimin, këngëtar, aktor hollywoodian dhe së fundi shkrimtar, me librin e tij autobiografik, të përkthyer dhe në shqip.

James Belushi
James Belushi

Jeta e hershme

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit.
Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen, fshatin Qytezë i Devollit në vitin 1934, në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi (lexo; Xhon Belushi), po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA.
Belushi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.

Dan Aykroyd  dhe  Jim Belushi ne filmin The Defenders
Dan Aykroyd dhe Jim Belushi ne filmin The Defenders

Paraqitja në skenë

Nga viti 1977 deri më 1980-in, Xhimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: “The Second City”. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, në: Who’s Watching the Kids po ashtu kishte disa pjesëza në serinë: Brian De Palma’s The Fury. Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann’s Thief (1981).
Nga viti 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës: Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij,
drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role edhe në filmat: Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997), etje.
Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio.
Është martuar tri herë dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998.
Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se: “kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë!”.
Në vitin 2001, Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.
Vazhdon edhe sot të luajë filma artistikë, seriale dhe show teatrale.

Jim Belushi & Actor Dan Aykroyd ne vitin 2008
Jim Belushi & Dan Aykroyd ne vitin 2008

Libri “Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal!”

shkruar nga Jim Belushi… një libër për jetën e tij!

Jim Belushi, aktori i madh hollivudian vizitoi Shqipërinë, në një kohë kur u bë i njohur edhe si autor i librit “Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal!”, botim në shqip.
Vasilika Tafa shkruan se: “…me këtë botim, realizon edhe një amanet që i ati ia ka lënë asaj, për kushëririn Jim Belushi!”
Për librin dhe për këtë lidhje shpirtërore, ajo do flasë më shumë në shkrimin e mëposhtëm.

“Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal!”, është një liber i shkruar nga ylli i kinemasë hollivudiane, Jim Belushi. Shumë prej jush do të thoni, mos ka ndonjë ngatërresë? Jo! Vetë aktori ka provuar të jetë në rolin e shkrimtarit. Ndoshta talenti i tij ka shkëlqyer në kinematografi, por nuk e ka ndier veten të realizuar pa thënë ato që vetëm ai i di për jetën nëpër të cilën ka shkelur.
Libri ka nota të thella autobiografike dhe pritet të publikohet së shpejti nga shtëpia e librit “Ombra GVG”. Shpresojmë që lexuesi shqiptar të ndjekë sukseset dhe dështimet, realizimet e tij shpirtërore, që aktori me origjinë shqiptare ka kaluar në jetën private. Ka sjellë në libër shumë personazhe, të afërmit e zemrës, bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar të bëhet një aktor i madh dhe që e kanë penguar të jetë një burrë ideal për gratë e tij. Mirënjohja dhe pendimi që përshkon librin e Jim Belushit, e bëjnë të jetë një model i vërtetë edhe për shoqërinë shqiptare.
E kam pritur me emocion të veçantë realizimin e këtij libri për dy arsye:
Së pari, doja të sillja para lexuesve vlera të vërteta njerëzore të një shqiptari të madh, pasi çdo ditë forcoj bindjen time që shoqëria shqiptare ka nevojë për modele, të cilat i japin shtytje e besim në civilizimin shoqëror e emancipimin e shoqërisë. Së dyti, kam edhe një shkak personal. Impulsin dhe ngarkesën emocionale që më shkakton botimi i këtij libri në shqip, dua ta ndaj në një pozicion të ri.
Por çfarë përbën për mua personalisht fenomeni Jim Belushi?!
Me koshiencën e botuesit kam realizuar një qëllim të shtëpisë botuese, me koshiencën e vajzës doja të tregoja diçka që kam kohë që e ruaj brenda vetes. (V.T)

Vellezerit Belushi...
Vellezerit Belushi…

Vizita e Jim Belushit në Shqipëri

Aktori i njohur hollivudian, Jim Belushi zbriti në Rinas në vitin 1995. Ai mbërriti në Shqipëri me të atin, Ademin, i cili ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1934 dhe me djalin e tij 14 vjecar, Robertin. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri aktori i njohur se bashku me djalin dhe të atin vizitoi edhe fshatin e origjinës në Korçë. Ata takuan njerëzit e afërm me të cilët kishin lidhje gjaku si dhe personalitete të ndryshme të vendit. Po ashtu u organizuan edhe disa takime të aktorit të famshëm në Kinostudio me punonjësit e kineastët. Timo Flloko, aktori i njohur shqiptar, që nga takimi me Jimin gjatë vizitës në Shqipëri e në takimet e mëvonshme kur ai vetë jetonte në Amerikë, ka shkruar këto mbresa për Belushin: “Jimi është njeri shumë i dashur dhe i sinqertë, por po aq i ndjeshëm dhe me temperament shpërthyes si rrallë shqiptar” (Shkrimi “John Belushi, komiku i madh me fat tragjik”). Pas një qëndrimi disaditor, familja Belushi u kthye në Amerikë. Vetëm pak kohë pas vizitës në Shqipëri i ati i aktorit të njohur, Adem Belushi, vdiq në Amerikë.
Marrë nga Muri i Fb, i Nonda Kajnos

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.