back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Burgjet dhe kampet e Shqipërisë Komuniste (fragment) – studim nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Studiuesi Kastriot Dervishi
Studiuesi Kastriot Dervishi

Burgjet dhe kampet e Shqipërisë Komuniste

studim nga Kastriot Dervishi

Para disa kohësh doli studimi i Kastriot Dervishit
“Burgjet dhe Kampet e Shqipërisë Komuniste”.
Nji libër me 240 faqe, i cili trajton nji nga periudhat ma të errta
të historisë së Shqipërisë, atë të diktaturës komuniste.
I plotësuar nga nji dokumentacion rigoroz dhe i shumtë
autori ka dhënë shifra dhe emra, personazhe dhe vendime, krime dhe fakte,
për të cilat askush deri sot s’ka mbajtur asnji lloj përgjegjsie,
e deri më sot s’ka asnji gjyq (qoftë edhe moral) për dënimin e këtyre krimeve
shumë prej të cilëve kanë qenë edhe në shkelje flagrante të vetë ligjeve edhe t’asaj kohe.
Sado i ftohtë të jesh përballë këtyre shifrave monstruoze,
të kap nji ndjenjë trishtimi dhe revolte…
sepse krimet e pandëshkuara sjellin gjithnji me bollëk krime të reja…
E kjo në fakt, është edhe e vërteta  e kohës që po jetojmë…
Nga libri në fjalë kemi përzgjedhur dhe shkëputur dy pjesë krejt të shkurta…

Kastriot Dervishi - Burgjet dhe Kampet Komuniste-
Kastriot Dervishi – Burgjet dhe Kampet Komuniste

Kryetarët dhe drejtorët e ZPV
dhe disa prej komandantëve dhe komisarëve të burgjeve komuniste,
të cilët kanë qenë ushtrues të dhunës sistematike
dhe autorë të shumë krimeve dhe shkeljeve ligjore, të dëshmuara me shkrim e me goje
nga ata që kanë lënë kujtime dhe libra rreth vuajtjeve në burgje…
nji prej të cilëve ishte edhe i ndjeri At Zef Pllumi.
Këto lista të përgatitura nga vetë regjimi
janë dëshmia ma e qartë e nji krimi që sot përcillet me mjaft heshtje…
Ndërsa në burgje e kampe qe prangosur krejt ajka e shoqërisë shqiptare,
komandantë dhe komisarë të institucione të dhunës së përditshme
ishte pjesa ma injorante e ma e pashkollueme e krejt popullit shqiptar.
Mjafton me i hedhë nji sy të shpejtë këtyre listave të gjata,
dhe do ta kuptosh se shumica e këtyre personazhve drithërues
nuk i kalonte ma shumë se 4-5 klasë shkollë, dhe jo ma shume se bujq e barinj
kurse ata që ishin përplasur burgjeve dhe kampeve
ishin krejt elita intelektuale e shkolluar në universitetet e Europës…
95 % e këtyre drejtuesve vijnë nga zona e Jugut: Vlorë, Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër
dhe pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga zona të thella fshatare….

Studiuesi Kastriot Dervishi,
meriton nji falenderim të veçantë për gjithë punën dhe dëshmitë e sjella
jo vetëm në kët libër, po edhe në shumë libra të tjerë,
gjë që e bën atë njerin prej njerzve me shërbime fisnike e mjaft të kurajshme
në fushën e dokumenteve dhe zbardhjes të së vërtetave
të diktaturës gjysëmshekullore komuniste.
jozef radi, 15 maj 2016,

Disa nga te burgosurit politike
Disa te burgosur politike

Kryetarët dhe drejtorët e ZVP

-Koço Kapo,
nga Dukati i Vlorës. Profesioni mësues. Arsimi i mesëm. Më 1946-1949, Dega e Ekzekutimeve të Vendimeve

-Aleks Gusho,
lindur më 19.2.1918 në Pogradec. Profesioni punëtor. Arsimi fillor. 11.10.1949-10.1.1951 Dega e Kampeve dhe Burgjeve.

-Sabri Sevrani (Bejko),
 lindur më 11.1.1918 në Çepan të Skraparit. Profesioni bujk. Arsimi 5 klasë fillor. 2. 10.1.1951-13.10.1952.

-Bilo Bregu,
lindur më 9.3.1922 në Kala, Çorovodë. Profesioni bujk. Arsimi fillor. 5.12.1952-15.9.1953

-Çelo Arrëza,
lindur më 22.2.1922 në Arrëz të Tepelenës. Profesioni bujk. Arsimi 2 klasë fillore. Ishte kryetar më 15.9.1953-3.3.1954.

-Shpend Dega,
lindur më 13.4.1915 në Kolgecaj. Profesioni arsimtar. Arsimi i mesëm. 3.3.1954-15.6.1955.

-Qamil Mane (Islamaj),
lindur më 3.3.1916 në Çorrush. Arsimi 5 klasë fillore. 15.6.1955-1.3.1966 (si kryetar Degës Kampe e burgje), 1.3.1966-16.4.1967 shef i Degës Zbatim Vendime Penale

Burgu i Spaçit
Burgu i Spaçit

-Burhan Beqari,
lindur më 30.1.1916 në Vlorë, profesioni punëtor krahu, 5 klasë fillore, 16.4.1967-16.4.1972.

-Sulejman Manoku,
lindur më 3.1.1924 në Revan të Kosturit. Arsimi i mesëm. 16.4.1972-31.1.1975

-Bektash Toro,
lindur më 3.1.1924 në Gjirokastër. Arsimi 3 klasë fillore. 1.4.1975-31.3.1977

-Mit’hat Baraj,
lindur më 11.4.1929 në Kuç të Vlorës. Arsimi 3 klasë unike. 1.4.1977-15.1.1980

-Kasem Kaçi,
lindur më 16.6.1927 në Gjirokastër. Profesioni elektricist. 16.1.1980-1.8.1982 (drejtor)

-Dhimitër Krisafi,
lindur në Kakos të Gjirokastrës. Arsimi 1 klasë e mesme. Profesioni arsimtar. 1.8.1982-15.3.1990

-Fadil Cani,
15.3.1990-15.8.1990

-Edmond Caja,
lindur më 26.4.1959 në Tiranë, origjina nga Gusmari i Tepelenës. 16.8.1990-16.5.1992

(Më 1.8.1991 ndryshoi emri në Drejtoria e Administratës së Burgjeve)

Komandante burgjesh - Komndante terrori
Komandante burgjesh – Komandante terrori

 Disa prej komandantëve e komisarëve të burgjeve

Në këtë pjesë kam përzgjedhur shkurtimisht
disa copëza biografike të disa prej komandantëve, komisarëve dhe drejtorëve
që i kam gjykuar si më të rëndësishmit e kampeve dhe burgjeve.
Lista mund të ishte më e gjatë, por me renditjen e mëposhtme
arrihet një përfundim mbi cilësinë e kuadrit që Partia e Punës
kishte vënë për të ruajtur elementin antikomunist dhe jokomunist,
të cilët përbënin shekuj të vërtetë dije e kulture. kastriot dervishi

-Vangjel Rrëmbeci
Nga Rrëmbeci i Korçës. Lindur më 7.9.1916. Profesioni tregtar i vogël. Deri sa mori funksione kishte 5 klasë fillore. Një prej komandantëve më të tmerrshëm të kampeve dhe burgjeve. Karriera e tij nis si roje personale e Enver Hoxhës në vitet 1945-1946. Me këtë përvojë ai i drejtohet rrëmbyeshëm drejtimit profesional kundër “armiqve të partisë e të popullit”. Më 1957-1959 komandant i burgut të Burrelit, më 1953-1955 i repartit 313 Tiranë, më 1956-1963 i kampit 309 në Tërbuf e Laç dhe e mbyll karrierën si drejtor i Artizanalit në vitet 1963-1966.

-Xhipe Mersin Kapaj
Nga Vajza e Vlorës. Lindur më 11.11.1914. Profesioni bujk, arsimi 5 klasë fillore. Karriera si komandant si vijon: më 1953 – 1955 në burgun e Burrelit, më 1955-1956 në kampin 301, më 1956-1964 në kampin 305.

-Metush Isuf Rrapo
Nga Ballabani i Përmetit. Lindur më 15.3.1912. Profesioni bujk. Deri në vitin 1944 (pra 32 vjeç) ishte fare pa arsim. Pas lufte kryen filloren, uniken dhe dërgohet në Bashkimin Sovjetik. Karriera si komandant: më 1956-1962 i burgut të Burrelit, më 1953-1966 9 repartit 313.

-Qani Kalo Nako
Nga Vithkuqi i Korçës. Lindur më 12.3.1912. Profesioni murator. Arsimi 1 klasë fillore, shtojcë kishte bërë në ushtri. Karriera si komandant: më 1957-1966 komandant i burgut të Shkodrës, më 1966 i kampit 307 Rubik dhe më 1966-1967 i burgut të Burrelit.

-Nazar Demiraj
Nga Tërbaçi i Vlorës. Lindur më 12.4.1921. Profesioni bazë bari. Arsimi 4 klasë fillore. Komandant i burgut të Burrelit më 1967-1971.

-Hajri Leskaj
Nga Bolena e Kuçit të Vlorës. Lindur më 5.7.1927. Profesioni bazë punëtor krahu. Arsimi 3 klasë fillore. Më 1971-1974 komandant i burgut të Burrelit.

-Idajet Deda
Nga Velça e Vlorës. Lindur më 8.4.1933. Profesioni bari arsimi 4 klasë fillore. Komandant i burgut të Burrelit më 1974-1981.

-Sotir Xharja
Nga Kavaja. Lindur më 12.5.1920. Profesioni punëtor krahu. Arsimi 4 klasë fillore. Drejtor i burgut të Shkodrës më 9.5.1945-25.8.1946.

-Rifat Llukaça
Nga Podgorica. Lindur më 4.2.1910.  Profesioni kapelabërës. Arsimi 5 klasë fillore. Komandant ose drejtor i burgjeve të Shkodrës, me ndërprerje, në periudhën 1946-1953.

Burgu i Qafë-barit
Burgu i Qafë-barit

-Shyqyri Rrjolli
Nga Shkodra. Lindur më 3.2.1926. Profesioni bazë punëtor duhani. Arsimi 5 klasë fillore. Komandant i burgut të Shkodrës më 1947-1952.

-Ilo Stojko
Nga Hoçishti i Korçës. Lindur më 1.1.1921. Profesioni marangoz. Arsimi 5 klasë fillore. Komandant i burgut të Shkodrës më 1956-1957.

-Janaq Karapataqi
Nga Barçi i Korçës. Lindur më 1.2.1917. Profesioni këpucar. Arsimi deri në marrjen e funksionit 5 klasë fillore. Drejtori i burgut 313 në vitin 1945.

-Beqir Liço Lalaj,
Nga Kuçi i Vlorës. Lindur më 6.4.1919. Profesioni punëtor. Arsimi 4 klasë fillore. Karriera
si komandant: më 1947-1947 në burgun e Gjirokastrës, më 1949-1955 në kampin nr.1, më 1966 në repartin nr.315. Po ashtu ka qenë drejtor i Punëtorisë së Artizanalit në vitet 1958-1962.

-Tasi Marko
Nga Bistrova e Vlorës. Lindur më 5.9.1912. Vëllai i anëtarit të Byrosë Politike, Rita Marko.  profesioni furrxhi. Arsimi 4 klasë fillore. Një ndër drejtuesit më famëkeqë të kampeve. Më 1945-1947 drejtor i dy burgjeve të Korçës. Në maj-nëntor 1947 drejtori i kampit të Maliqit. Më 1949-1950 komandant i burgut 313 Tiranë. Në vitin 1950 në kampet e Maliqit e Peqinit. Më 1955 komandant i kampit nr.4.

-Hysen Kapllani
Nga Fratari i Fierit. Lindur më 14.4.1917. Profesioni bujk. Arsimi 5 klasë fillore. Karriera si komandant: më 1953-1955 i burgut të Vlorës, më 1955-1956 i burgut 313, më 1961-1967 i kampit 303.

-Teki Veleshnja
Nga Veleshnja e Skraparit. Lindur më 20.2.1917. Profesioni bujk. Pa arsim, por “autodidakt”.  Më 1956-1963 komandant i burgut nr.313.

-Azbi Lamçe
Nga Belishova e Fierit. Lindur më 20.2.1917. Profesioni punëtor krahu. Arsimi, i mesëm bujqësor. Burgoset në vitin 1948 para se të vihet në drejtimin e burgjeve e kampeve, por amnistohet. Karriera si komandant: më 1955-1956 në kampin 305 Shkodër, më 1956-1963 në kampin 301 Bulqizë, më 1963-1966 në kampin 309 Tiranë, Laç, Krujë; dhe më 1966-1967 në burgun 313 Tiranë. Dënohet disa herë për shpërdorim detyre.

-Banush Goxhaj
Nga Tërbaçi i Vlorës. Lindur më 14.4.1916. Profesioni punëtor. Arsimi 4 klasë fillore. Karriera si komandant: më 1966-1968 në repartin 315 Lezhë dhe më 1968-1972 në burgun 313 në Tiranë.

-Sami Kamberi
Nga Peladhia e Peshkopisë. Lindur më 13.1.1928. Profesioni bujk. Arsimi 1 klasë unike. Më 1975-1979 komisar i repartit 309 Ballsh. Më 1979-1982, komandant i repartit 313 Tiranë.

-Imer Manaj
Nga Bolena e Kuçit të Vlorës. Lindur më 5.3.1927. Profesioni bazë punëtor. Arsimi 5 klasë fillore. Më 1964-1966 komandant i repartit 305 Tiranë. Më 1967-1983 komisar i burgut 313 Tiranë.

-Neim Musaraj
Nga Koculi i Vlorës. Lindur më 5.1.1915. Profesioni bazë bujk. Deri në vitin 1948 nuk kishte kryer asnjë lloj shkolle. Më 1945-1947 komandant i burgut të Gjirokastrës. Më 1949-1951 komandant i burgut të Durrësit. Në vitet 1951-1953 komandant në kampet 1 dhe 4 dhe në vitet 1953-1954 i kampit nr.4 Tiranë. Largohet pas përpjekjes për arratisje të të burgosurve në këtë kamp (shih më lart) dhe i jepet gjyqit.

-Kamber Halilaj
Nga Çepani i Skraparit. Lindur më 1.5.1895. Profesioni xhandar (1924-1943) dhe bujk. Arsimi 4 klasë fillore. Karriera si drejtor i dy burgjeve: më 1946-1947 në Berat, më 1947-1949 në Elbasan. Pastaj komandant në vitet 1951-1953 në kampin 1 dhe më 1953-1955 në kampin 2.

-Muço Maska (Canaj)
Nga Brataj i Vlorës. Lindur më 15.3.1903. Profesioni bujk. Arsimi 1 klasë fillore. Më 1945-1947 drejtor i burgut të Vlorës.

-Mustafa Gjini
Nga Gjirokastra. Lindur më 23.5.1913. Profesioni bazë baxhoxhi. Arsimi 5 klasë fillore. Komandant i burgut të Vlorës në vitet 1961-1.6.1964.

-Medi Bilbil Hoxhaj
Nga Hadëraj i Koculit Vlorë. Lindur më 1.1.1917. Arsimi 4 klasë fillore. Më 1964-1966 komandant i burgut të Vlorës.

I-smail Malaj (Erallaj)
Nga Vreshtasi i Cakranit Fier. Lindur më 15.8.1919. Profesioni bujk. Arsimi 4 klasë fillore. Më 1947-1951 komandant i burgut të Elbasanit e më 1951-1952 i atij të Beratit.

-Riza Veip Himo
Nga Picari i Gjirokastrës. Lindur më 17.1.1901. Profesioni bazë bari. Analfabet. Drejtor e më pas komandant i burgut të Gjirokastrës më 1949-1953.

-Muharrem Beqiraj
Nga Bënça e Tepelenës. Lindur më 4.1.1926. Profesioni bari. Arsimi: 4 klasë fillore pas lufte, shkruan se është “autodidakt”. Më 1970-1973 komandat i burgut 307 Tepelenë. Më 1973-1977 komandant i repartit 303 Spaç dhe më 1977-1981 i atij 325 Tiranë.

-Yzeir Gjoka
Nga Gusmari i Tepelenës. Lindur më 22.11.1918. Profesioni bari. Analfabet. Në vitin 1953 komandant i kampeve 6 e 7.

-Dervish Sanxhaku
Nga Vlushi i Skraparit. Lindur më 20.6.1920. Profesioni bujk. Arsimi 4 klasë fillore. Më 1950-1952 komandat i kampit nr.5 (më vonë nr.3 ose reparti 305) dhe më 1952-1953 komandat i Punëtorisë së Artizanalit.

-Sotir Vullkani
Nga Korça. Themelues i PKSH-së. Lindur më 24.10.1902. Arsimi 4 klasë fillore. Profesioni këpucar. Më 1953-1958 komandat i Punëtorisë së Artizanalit. Pas çmobilizimit dhe arratisjes së djemve të tij, ndiqet nga Sigurimi i Shtetit deri në vdekje.

-Zija Çela
Nga Progonati. Lindur më 20.7.1925. Profesioni bari. Arsimi 5 klasë fillore. Më 1966-1967 komandat i Punëtorisë së Artizanalit. Më 1969-1978 referent për zbatimin e vendimeve penale pranë Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë.

Burgjet shqiptare - Burgu i Spaçit
Burgjet shqiptare – Burgu i Spaçit

-Çelo Arrëza
Nga Arrëza e Tepelenës. Lindur më 22.2.1922. Profesioni bujk. Arsimi 2 klasë fillore. Më 1953-1954 kryetar dege në Degën e Kampeve dhe Burgjeve. Më 1954-1964  komandant i Gardës, prej nga ku hiqet pasi po ndërtonte shtëpi sipas modelit të bllokmenëve. Më 1964-1968 komandant i kampit 305 Tiranë, më 1968-1972 i kampit 303 Spaç dhe më 1972-1975 i kampit 309 Ballsh.

-Haxhi Gora
Nga Delvina. Lindur më 22.7.1923. Profesioni punëtor. Arsimi 4 klasë fillore. Karriera si komandant: më 1967-1968 në repartin 303 Elbasan dhe Spaç, më 1968-1972 në repartin 315 Belësh, më 1972-1973 në repartin 303 Spaç dhe më 1973-1980 në repartin 307 Valas.

-Niko Kolitari
Nga Hoçishti i Devollit. Lindur më 23.2.1926. Profesioni bujk. Arsimi 4 klasë fillore. Më 1967-1969 komisar i kampit 303 Spaç dhe Elbasan.

-Shahin Skura,
Nga Lisi i Madh Mati. Lindur më 14.7.1932. Profesioni minator. Arsimi 4 klasë fillore. Më 1969-1979 komisar i kampit 303 Spaç.

-Abaz Kushova
Nga Spathara e Skraparit. Lindur më 12.3.1919. Profesioni bujk. Arsimi 5 klasë fillore. Më 1952-1954 komandant i kampit nr.3 (kampi 305).

-Çize Hamiti
Nga Vajza e Vlorës. Lindur më 15.3.1920. Profesioni bujk. Nuk kishte pasur arsim deri në vitin 1951, kur në moshën 31 vjeçare mbaroi 2 klasë fillore. Më 1967-1976 komandant i repartit 305 Borsh.

-Besnik Çomo
Nga Libohova. Lindur më 8.4.1928. Profesioni bujk. Arsimi 4 klasë fillore. Karriera si komisar: më 1953-1955 në kampin nr.1, më 1966 në kampin 307 në rubik, më 1955-1967 në kampin 323 Fushë-Krujës.

-Bajram Korvarfaj
Nga Kuçi i Vlorës. Lindur më 2.2.1913. Profesioni punëtor, arsimi një klasë unike. Komandant i kampit nr.4 (më vonë 307) në vitet 1956-1966 Tiranë e Rubik.

-Mihal Marko
Nga Grykë Pisha Novosela e Vlorës. Lindur më 1.5.1928. Pa zanat dhe pa shkollë. Në vitet 1966-16.3.1967 komandant i kampit 307 Rubik.

-Njazi Banushi
Nga Vishocica e Devollit. Lindur më 14.5.1926. Profesioni bujk. Arsimi 3 klasë fillore. Në vitet 1952-1953 komisar në kampet 6 e 4.

-Gani Vajza (Sulçe)
Nga Vajza e Sevasterit të Vlorës. Lindur më 20.1.1917.  Profesioni bujk. Arsimi 1 klasë unike. Më 1971-1972 komandant i kampit 309 Vlorë.

-Xhevdet Sakaj
Nga Krahësi i Tepelenës. Lindur më 10.1.1942. Arsimi profesional 2 vjet për baxhoxhi. Pastaj kursi i kufirit. Më 1979-1983, komandant i kampit 309 Ballsh.

Burgjet dhe kampet e Shqipërisë Komuniste – Kastriot Dervishi (faqe 85-90)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.