Bukuria poezi nga Charles Baudelaire

Charles Baudelaire

Charles Baudelaire

Bukuria…

poezi nga Charles Baudelaire

O vdekatarë, jam e bukur si nji andërr dalë guri
n’gjinjtë e mi, shpesh asht përplasë ndokush,
pse jam e ngjizë me u frymzue poetëve, nji dashni
t’përjetshme dhe t’heshtun si vetë materia.

Sundoj kaltërsive, e pakuptueshme për Sfinksa,
bashkoj nji zemër bore me bardhësi mjelmash
dhe i urrej njato lëvizje që i çatrafilojnë linjat
po ama kurrë s’qaj,  as qeshem si e marrë.

Poetët, përballë shfaqjeve t’mia fatlume
përtypin dit’t e tyne ndër stërhollime t’vshtira
pse shpirtin e frymzimit e kam monument madhështie,

e me i magjepsë njata dashnorë aq t’ambël
kam pasqyra t’kristalta, me ua ba ma t’bukur gjithçka
kam sytë e mi t’mëdhenj plot dritë t’pavdeksie!

"Vajza Shqiptare" Jan F. P. Portielje

“Vajza Shqiptare” Jan F. P. Portielje

(përkthimi nga Jozef Radi, 20 mars 2013)

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Jozef Radi, Gazeta, Kafe letrare, Përkthime  Etiketat: , , ,
Një përgjigje
  1. Mimoza Tha:

    Përkthim shumë i bukur… urime!

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook