Bufoni i Shtёpisё sё Bardhё – nga Leonard William QC – The Economist.

Presidenti i 45 i Shteteve te Bashkuara Donald Trump

Presidenti i 45 i Shteteve te Bashkuara Donald Trump

Bufoni i Shtёpisё sё Bardhё

nga Leonard William QC – The Economist.

S’ka as nje dyshim mё tё vogёl se Trump është një Bufon! Jam i sigurt, se të gjithë jemi dakord! Mirëpo, lexojini edhe këta rreshta:
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë sapo ndërmjetësoi dy Marrëveshje Paqeje në Lindjen e Mesme, diçka që dështoi të prodhonin 71 vitet e ndërhyrjeve politike dhe të luftave pafund.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë është Presidenti i parë që nuk na ka angazhuar në ndonje luftë jashtё që nga koha e Eisenhauerit.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë ka pasur ndikimin më të madh në ekonomi, duke sjellë punë dhe duke ulur papunësinë në popullsinë me ngjyrё dhe atё latine mё shumё se çdo presidentit tjetër. Kurrë më parë!
Gjithnjë Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë ka ekspozuar qartё korrupsionin e thellë, të përhapur për një kohë të gjatë edhe në FBI, CIA, NSA, edhe në partitë Republikane e Demokratike.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë e ktheu NATO-n nga duhet duke e detyruar qё ata të fillonin të paguanin detyrimet e tyre.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë i neutralizoi koreano-veriorët, dhe ua ndali hovin qё ata të zhvillonin aftësitë e mëtejshme bërthamore, duke u dërguar raketat drejt Japonisë e duke kërcënuar Bregun Perëndimor të SHBA.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë i riformatoi marrëdhëniet amerikane me kinezët, riktheu me qindra biznese sërish në SH.B.A., dhe ringjalli ekonominë! A dëgjoni!
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë ia arriti tё emërojё dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe afro 300 gjykatësve federalë.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë uli taksat dhe bëri që tregu i aksioneve të lëvizte në nivele rekord mbi 100 herë, duke ndikuar pozitivisht në pensionet e dhjetra miliona qytetarëve.
Bufoni i Shtëpisë se Bardhë ndoqi me kёmbёngulje zhvillimin e Vaksinës COVID – qё do të jetë në dispozicion brenda pak javësh. Ndёrkohё qё ende s’kemi një vaksinë për SARS-in, Gripin e Zogjve, Ebolёn e një mori sëmundjesh që u shfaqen gjatë administratave të mëparshme.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë rindërtoi ushtrinë amerikane, të cilën administrata Obama e kishte gjymtuar dhe kishte pushuar nga puna 214 gjeneralët e admiralët kryesorë, qysh në vitin e tij të parë në Zyrën Ovale.
.
Donald Trump - Presidenti i 45 i ShBA.

Donald Trump – Presidenti i 45 i ShBA.

Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë zbuloi se pedofilia qe përhapur në qeveri e në Hollivud.
Bufoni i Shtëpisë sё Bardhë e ekspozoi trafikimin seksual të të miturve në mbarë botën dhe po kthen fëmijët në shtëpi pranë familjeve të tyre.
Bufoni në Shtëpisë sё Bardhë, punoi falas dhe ka humbur mbi 2 miliardë dollarë të parave të tij gjate kohes si President – dhe i bëri të gjitha këto e shumë më tepër – përballë minimit të pandërprerë dhe kundërshtimit nga njerëzit që kërcënohen, sepse ata e dinë qё do të ekspozohen si kriminelë që janë, nëse ai do tё zgjidhet përsëri.
E kuptoj, qё nuk ju pëlqen. Keqardhje për ju!
Ai po ju shërben juve dhe gjithё popullit amerikan.
E çfarë po bën tjetër veçse po e quan atë me emra, duke u përqeshur me të kur u infektua prej virusit të Kinës!.
Njё 74 vjeç
Një miliarder.
S’ka nevojë për asnjë cent.
Mund të jetojё plazheve kudo nëpër botë.
Se ka punuar gjithë jetën e tij.
Fëmijët i ka tё rritur dhe me etikë pune që ndeshet veç rrallë.
Ndoshta njeriu më i urryer në Amerikë sot.
I diagnostikuar edhe me Covid.
E megjithatё nё kёmbё.
A keni menduar ndonjëherë nëse do tё ishit njё 74 vjeçar, miliarder dhe i diagnostikuar me Covid, e të dilnit ende nё betejё për një vend ku miliona qytetarë ju urrejnё?!?
Edhe nëse opozita hyn në Shtëpinë e Bardhë, çdo mbështetje e SHBA për Australinë pёrballё kërcënimeve nga Kina do të zhduket, e mё pas tё gjithё ne do të zbulojmë se si do të jetë të qenit vetëm.
Ndajeni këtë me urrejtësit e paditur  o të keqinformuar të Trumpit, veçanërisht me ata qё në SH.B.A. kanë të drejtën e votёs.
.
Perktheu Jozef Radi – *Titulli redaksional
.
Marre nga https://purukvaikkath.wordpress.com/2020/11/02/by-leonard-william-qc-the-economist/amp/?fbclid=IwAR0HGqw22QnkrAMaeYETz81zPDB6_ABD1lsujOu55TvFOv972_S9IK2PKzg

 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook