back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Bruksel, pllakë përkujtimore për Muharrem Bajraktarin

Gazeta

Muharrem Bajraktari (1894-1989)
Muharrem Bajraktari (1894-1989)

Bruksel, pllakë përkujtimore për Muharrem Bajraktarin

Në lagjen e Brukselit, ku protagonisti nacionalist i Luftës së Dytë Botërore, Muharrem Bajraktari jetoi për 25 vjet me radhë, e ku sot jetojnë mbi 5 mijë bashkatdhetarë të tij, Bashkia e Qytetit vendosi dje (27 prill 2014 sh.im j.r) një pllakë përkujtimore, në shenjë homazhi e respekti për këtë personazh të madh të historisë shqiptare.

25 vjet pas vdekjes, Muharrem Bajraktari u nderua në Bruksel me një pllakë përkujtimore. Duke i njohur kontributin si atdhetar e luftëtar kundër nazi-fashizmit e komunizmit, homazhet u zhvilluan në komunën e Skarbekut, ku ai jetoi gjatë viteve të mërgimit, nga viti 1964 deri në 1989, kur u nda nga jeta.

Skarbek - 27 prill 2014
Skarbek – 27 prill 2014

“Zoti Bajraktari ka jetuar në Skarbek në mërgim, meqenëse komunistët e detyruan të linte vendin e tij. Jetoi për 20 vjet këtu dhe vdiq në Skarbek, në gjirin e miqve të tij shqiptarë. Ai përfaqëson luftëtarin për lirinë, identitetin dhe kulturën e vendit të tij, dhe ne i ndajmë këto vlera. Liria dhe respekti për komunitetin e njerëzve, që vendosin për fatin dhe për atdheun e tyre, janë vlera të përbashkëta dhe, me respektin për këtë personazh të madh të historisë shqiptare, e të Skarbekut ku ai jetoi gjithashtu, ne i bëmë këtë homazh”, tha Bernard Clerfayt, kryetar i Komunës Skarbek.
Prej 50 vitesh, refugjatët që ikën nga Shqipëria u instaluan në Skarbek, si kolonel Bajraktari e shumë të tjerë dhe, për momentin, ka rreth 4-5 mijë qytetarë me origjinë shqiptare, që jetojnë në këtë komunë. “Them se, nëse Tirana është kryeqyteti i shqiptarëve në Shqipëri, Skarbeku është kryeqyteti i shqiptarëve në Belgjikë”.

Muharrem Bajraktari - Greqi 1948
Muharrem Bajraktari – Greqi 1948

Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, përfaqësues të Kuvendit, Bashkisë së Kukësit dhe të komunitetit shqiptar në Belgjikë e Hollandë. Nga Shtetet e Bashkuara, ku ai emigroi pas rënies së komunizmit, që e internoi e burgosi për 45 vjet, i ftuar i posaçëm për këtë ceremoni në Bruksel ishte djali 80-vjeçar i kolonel Bajraktarit, Genci. “Kryetarit të Bashkisë i thashë anglisht ‘Thank you very much’ (Shumë faleminderit), për atë që keni bërë për babain tim e do jesh shumë i respektuar, jo vetëm ju si shtet për këtë demokraci që keni, por edhe ti si person. Ai m’u përgjigj duke më kapur dorën e më tha, “qenke djalë i babait”. Sigurisht që jam shumë i gëzuar dhe i emocionuar. Kurrë nuk e kam pritur këtë gjë, që një i huaj të vlerësohet në botën demokratike, tamam demokratike, sepse dhe në vendin tonë ka 24 vjet që është themeluar demokracia, por nuk është ende një demokraci e mirëfilltë”, tha Genc Bajraktari, djali i kolonel Bajraktarit.

Pllaka Perkujtimore e Muharrem Bajraktarit
Pllaka Perkujtimore e Muharrem Bajraktarit

“Shqipëria ka qenë gjithnjë një vend i shtrenjtë në zemrën tonë, pasi me iniciativën edhe të vet Muharrem Bajraktarit, por dhe të autoriteteve komunale të asaj periudhe, u bë e mundur vendosja e statujës së Skënderbeut në komunën tonë, siç e dini të gjithë. Me mirënjohje të përzemërt ndaj Sulejman e Ramadan Gjanës, si dhe këshilltarit tonë Burim Demiri, që morën iniciativën për gjithë proçedurat që duhen zbatuar, në mënyrë që homazhet në varrin e tij dhe kjo ceremoni të mbahej me sukses. Sot nuk i bëmë homazh thjesht dhe vetëm një heroi shqiptar, por një heroi të lirisë dhe të njerëzimit”, u shpreh Bernard Guillaume, nga Këshilli ekzekutiv komunal.
 Pllaka përkujtimore do të mbahet në ambientet e komunës Skarbek deri në 28 Nëntor, kur Këshilli komunal parashikon ta vendosë atë pranë statujës së Skënderbeut, në Bruksel. Ky shërbim i kushton 4000 euro komunës së Skarbek.
http://gazeta55.al  28 prill 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.