Bota e personazheve dhe ngjarjeve në librin “Gjurma t’nji ditari të djegun” – Trilogjia e jetës – Shkodra e Lazër Radit – nga Afrim Hysenaj

Lazër Radi - “Gjurma të nji Ditari të Djegun” - Shkodra

Lazër Radi – “Gjurma të nji Ditari të Djegun” – Shkodra

Bota e personazheve dhe ngjarjeve në librin

“Gjurma t’nji ditari të djegun” – Trilogjia e jetës – Shkodra e Lazër Radit

nga Afrim Hysenaj

Për pasionantet e leximit, për të gjithë ata ose ato që duan ta njohin historinë e kalvarit të ikjes së dhunshme të shqiptarëve të Kosovës prej trojeve të veta, në periudhën e viteve 1929-1938, e të shkaktuar nga okupuesit sllavë, ky libër është një prej dëshmive më të rëndësishme.
Për ata ose ato që duan të dijnë mbi historinë e pushtetit të Ahmet Zogut, Mbretit Zogu I-rë në Shqipëri dhe qeverive që drejtuan në këtë periudhë ky libër të jep një njohje të rëndësishme.
Për ata ose ato që duan të dijnë për Gjimnazistët e Shkodrës dhe veprimtarinë e tyre kombëtare të asaj kohe ky libër ka mjaft detaje të rinisë së viteve ’30.
Për ata ose ato që duan t’i “takojnë” figurat kombëtare të viteve 1930-1938 dhe të dijnë më gjerë mbi veprimtarinë dhe atdhedashurinë e tyre siç janë: Hil Mosi – ish ministër i arsimit, profesor Ernest Koliqin dhe “Hijen e Maleve”, Mirash Ivanajn (ish ministër i arsimit), apo bashkëgjimnazistët Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xheladin Hana, Haki Taha, Qemal Stafa, Arshi Pipa, Xhemajl Broja, Qamil Grezda, Vojo Kushi, apo për figurat që bënë histori si Asdreni, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Abaz Ermenji, Loro Kovaçi, Kolë Shiroka, Pjetër Gjoka, Gjon Marku (Furrxhiu i Durrësit), Motrat Qiriazi, (Sevasti e Parashqevi Qiriazi), Abaz Kupi, Mbretrësha Xheraldinë, Ismet Toto, Branko Merxhanin, Tajar Zavalanin, apo profesorët e atyre viteve si Skënder Luarasi (i biri i Petro Nini Luarasit, Rilindasit tonë), Simon Rrota, Eqrem Çabej, Ahmet Gashi, autor i librit “Gjeografia e Shqipërisë”; apo shkrimtarët Migjeni, Petro Marko, Andrea Varfi; ose nëse doni të dini më shumë mbi revistën “Hylli i Drites”, jetën në konviktin “Malet Tona”, veprimtaritë e Gjimnazit të Shkodrës, mbi veprimtarinë e shoqatës “Besa Shqiptare”, për shkollën Normale të Elbasanit, e plot të tjera ky libër është një kronikë e përjetuar bukur edhe artistikisht…
.
Gjimnazi i Shkodres: Klasa e V-B

Gjimnazi i Shkodres: Klasa e V-B

Përmes këtij librit gjeta kënaqësinë e madhe të “takoj” secilin prej këtyre figurave veç e veç dhe të gjithë bashkë, që ishte një dëshirë e kahmotshme e imja, të dija diçka më shumë për secilin prej tyre.
Krejt në fund është e papërshkruar dëshira dhe dashuria e autorit për jetën dhe shërbimin ndaj Atdheut.
I falem Lazër Radit, për këto shkrime të vërteta që na ka lënë mbrapa… Falenderimin dhe përkulje me respektin maksimal ndaj jetës dhe veprës së tij.
Po ashtu falenderime edhe Shtëpisë botuese “Jozef”, në Durrës, falenderime pse na e sjell të botuar jo vetëm trilogjinë e jetës së Lazër Radit po dhe veprën e tij të plotë.
29 janar 2019

 

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook