back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Bota e Mimozës… nga Jozef Radi

Gazeta

Mimoza Hametaj dhe assesore Foresi
Mimoza Hametaj dhe assesore Foresi

Bota e Mimozës…

nga Jozef Radi

Ekspozitë Pikture e Mimoza Hametajt

Me 23 korrik, në ambientet Shoqates Aquilaclub, Ancona,
u organizua ekspozita e pikturës me autore Mimoza Hametaj, me titull “Dietro le tende”.
Ekspozita përbëhet nga 72 kuadro të punuara në teknika të ndryshme,
duke filluar nga punimet në vaj, në bojnat akrilike, në teknikën e Kolazhit,
apo edhe me aplikazione copash të ndryshme, duke e bërë kët ekspozitë,
nji nga më të rëndësishmet arritje jo vetëm të autores në fjalë,
po edhe të komunitetit shqiptar në Ancona e më gjerë.
Sigurisht në qendër të kësaj ekspozitë është figura e gruas,
me të gjitha ngjyrat dhe dritëhijet e saj, me të gjithë botën dhe trishtimet e saj,
përmes nji gamevpersonazhesh dhe tipizimesh artistike mjaft interesante.
Në prani të shumë vizitorëve, në emër të autoriteteve lokale foli Stefano Foresi;
të artdashësve të pikturës, foli Jozef Radi, i cili ishte edhe kurator i kësaj ekspozite,
përshëndeti autorja Mimoza Hametaj, e cila e quajti këtë ekspozitë
nji nga realizimet dhe sukseset e saj më të rëndësishme,
si edhe Pali Gjeko, i cili e falenderoj autoren në emër të komunitetit…
Sigurisht pritet që kjo ekspozitë, të xhvendoset edhe në ambiente më artistike,
për të qenë si nji dëshmi jo vetëm e punës serioze të autores,
po edhe të integrimit të komunitetit shqiptar në Ancona dhe Marche.
Komunikim për shtyp për të përditshmen “Corriere Adriatico”

Radi, Foresi, Hametaj dhe Gjeko
Radi, Foresi, Hametaj dhe Gjeko

Mimoza Hametaj, qysh fëmijë, nji pjesë të mirë jete ia ka kushtuar pasionit të saj: pikturës. Sigurisht kjo lojë e hershme e saj, ku derdhja e botës dhe ndjenjave të saj në letra e telajo, besoj se e ka shtyrë gjithnji e më shumë drejt artit të ngjyrave dhe figurave, e bindur se dikur dhe diku puna dhe arti i saj do të marrin dritën që meritojnë… dhe vërtet, sot kemi përballë punime dhe vepra të Mimoza Hametajt, po edhe mundësi të udhëtojmë në botën dhe jetën e saj me besimin që këto punime vërtet janë arritje të saj po njëherësh janë edhe pasqyra ku shumë prej nesh mund ta shohin me interes botën dhe vetveten…
Si ndjekës i kujdesshëm në kohë i punimeve të Mimozës, kam ndjekur edhe punimet e saj të kohëve të fundit… dhe mbas disa bisedash intensive me të e inkurajova mjaft në kët fazë të re të punës saj dhe u kujdesa që nji pjesë e veprave të saj të paraqitesh në nji ekspozitë, i bindur se ajo sot ka mbrritur nji fazë mjaft të rëndësishme të artit, ku shumçka prej punimeve së saj duhet të futen në nji tjetër raport me artdashësit e pikturës dhe kritikën. Për këtë do të ndalëm të shpjegoj edhe nji shkim ndryshe të kësaj pune po edhe të ofroj disa çelësa për ta hapur dhe  për ta lexuar pak më ndryshe këtë botë të brishtë të artit të saj…
Theksoj, se bota e pikturave të Mimoza Hametajt, është botë sa fëmijërore aq edhe femërore, mbasi po t’i shohësh me kujdes krejt kuadrot e saj, gjithkund do të gjesh imazhe fëmijësh dhe femrash, e shpesh e sheh se ajo dashurohet pas nji imazhi sa femëror aq edhe fëminor dhe me insistim e spërkat me nji gamë koloristike e dashurie të veçantë… Femrat e Mimozës nisin nga ikonat e madonave, e mbrrin deri në lakuriqësitë aspak banale, përmes bukurish që shpesh mund të quhet dehëse, dhe me pak guzim mund të thuhet se Gruaja e Mimozës si shpirt dhe si energji e dominon gjithë kreativitetin e saj artistik dhe se brenda tyre është ëdhë imazhet adoleshenciale…
Nji element mjaft i rëndësishëm i këtyre punimeve është drita.
Sigurisht në gamën e ngjyrave ajo përdor si dominuese dritën. Ajo duket sikur s’e njeh as të zezën e as grinë; thjesht gjithë dehjen e saj me dritë ajo e filtron nëpër shpirt dhe e shfaq me nji përthyerje aq të butë e aq të bukur sa shpesh shtyhesh të ndalesh, ta vëzhgosh me kujdes butësinë dhe brishtësinë e saj vendosur me aq kujdes në shumë prej kuadrove të saj…
Po aq i rëndësishëm në Botën e ngjyrave të Mimozës është ëndrra.

Mimoza Hametaj - Artisti
Mimoza Hametaj – Artisti

Në shumë prej kuadrove mund ta gjeni të pacënuar botën infantile, botën e mirësisë dhe padjallëzisë fëminore, mund të gjeni fluturimin adoleshencial, dhe të kuptojmë se në botën ku jetojmë, shpesh shohim që ajo shtyhet drejt nji agresiviteti dhe përplasje gjithnji e më të ashpër, e megjithatë Bota e Mimozës të ledhaton me dritën e saj dhe të mban pezull rreth ngjyrave magjikë të ëndrrës. E kjo nuk është e pakët dhe vlen të nënvizohet!!!
Krahas botës së ngjyrave, luleve, personazheve e xhinglave ajo nuk shmang edhe nji element tjetër: figurat zoomorfe, deformimet dhe koloristika e të cilave shpesh merr edhe deformime mahnitëse, siç mund të jenë ato të bufave e kukuvajkave, apo të gjelit dhe maceve, ku deformimet dhe loja me ngjyrat shpesh të mban të gozhduar me impaktin e krijuar prej gjetjesh dhe realizimesh artistike të veçanta…
Tjetër element determinues janë edhe teknikat e përdorura.
Duke ardhur nga nji traditë rrobaqepsie në familje,  Mimoza, e ka thuaj të pamundur që copat e veshjeve të mos bëhen edhe pjesë e kuadrove të saj, duke krijuar nji amalgamë jo vetëm ngjyrash, por edhe nji kolazh mjetesh për të arritur tek qëllimi artistik… duke kaluar nga copat, te mëndafshet, te akriliku, rruazat, sumbullat, foto të ndryshme, duke realizuar edhe mbivendosje mjaft interesante në lojën e saj me ekuilibret artistike…
Ekspozita mund të titullohej ndryshe edhe “Pas perdeve!”, sepse shpesh figurat e Grave të Mimozës, kanë nji tis të mjegullt perdesh para tyre, sigurisht jo bllokues, por gjithsesi pengues për të parë lirshëm. Duket sikur ky element artistik, që shfaqet në mjaft nga kuadrot e saj, është nji dëshmi e vështërsive, nëpër të cilat ndeshet gruaja e sotme për të qenë krejt e lirë në sheshpamjen e saj.
Sigurisht kjo ekspozitë, mbas atyre të realizuara më përpara, është nji mbrritje e rëndësishme në gjithë përkushtimin artistik të Mimoza Hametajt. Nji prekje e një lartësie të lakmueshme për të, po edhe nji detyrim që punët e saj të fitojnë përmasa gjithnji e më të plota ku arti i saj ka më shumë frymmarrje, e ku ajo arrin të ruaj gjithë ngjyrosjet e nji bote të pasur e plot dritë, plastika e së cilës, me siguri në pikturat që do të pasojnë ka për të pasur nji impakt gjithnji e më të plotë me ata që e duan artin e pikturës…
Sigurisht kjo ekspozitë e realizuar pak me ngut, në nji kohë kur përqëndrimi i njerzve vërtitet rreth vendesh me të freskëta, e shumë gjëra në organizimin e kësaj ekspozite u kryen çastet e fundit e me ndihma modeste, megjithatë e rëndësishme është që kjo ekspozitë mbetet nji dëshmi aktive e komunitetit shqiptar në Ancona, dhe nji kokfortësi për të dëshmuar se edhe me mjete e mundësi të pakta, kur është fjala për diçka pozitive, gjithnji është e mundur… Për këtë meritojnë të falenderohen të gjithë ata që ndihmuan që kjo ekspozitë të realizohesh! Së pari Pali Gjeko, që bëri çështë e mundur që kjo ekspozitë të realizohej në ambientet e Shoqatës shqiptare “Aquila” në Ancona, po edhe gjithë të tjerëve… Alessandro i CSM qe ndihmoi me përgatitjen e kornizave të disa kuadrove, por një falenderim të veçantë meriton nëna e Mimozës, Nazmie Hametaj, e cila edhe pse 76 vjeçe, ka nji kontribut të paparë në paraqitjen sa më dinjitoze të kuadrove të kësaj ekspozite.

Fragment nga ekspozita...
Fragment nga ekspozita…

Mbetem i bindur, se institucionet shtetërore, si ato bashkiake edhe krahinore, do të ndihmojnë që kjo ekspozitë të qarkullojë edhe në qytete të tjera të krahinës, në mënyrë që integrimet e reja të kene edhe modele të nji pozitiviteti  të lakmueshëm siç është fjala për ekspozitën në fjalë…
Asnjiherë s’duhet të harrojmë, se Mimoza Hametaj vjen nga rrethana shëndetsore mjaft të vështira dhe fakti që ajo nuk shfaqet me botë të deformuara apo të trishta, por botë drite dhe shprese përbën nji mesazh që meriton vëmendje, dhe merret në konsideratë, sepse edhe në të keqen më të madhe njeriu përmes artit mund të gjejë shtigje dhe forcë dhe ta prekë dritën.
Mimoza meriton përgëzime të veçanta, për gjithë punën e saj, për gjithë sakrificat e saj, meriton që të gjithë ne ta vlerësojmë atë përtej vogëlsirave të jetës, dhe ta ndihmojmë, jo vetëm ta lavdojmë për atë çka ajo ka realizuar, po edhe ta stimulojme e ta nxisim që ajo të vazhdojë më tej, dhe ky vazhdim më tej vjen vetëm nëse kuadrot e saj mbrrijnë në muret e shtëpive tona, jo thjesht si dhurata të saj, po si vlera me të cilat ne mund dhe duhet të pasurojmë vehtet tona, shtëpitë tonë… Mbetem i bindur se veprat e Mimozës, nji ditë do të kenë vlerën që ato meritojnë!
Kjo ekspozitë ishte gjithsesi një arritje siç ne e kishim dëshiruar. Por me bindje them se në nji të arthme të afërt niveli i saj do të jetë shumë më i lartë dhe paraqitja e këtyre kuadrove shumë më dinjitoze…
Ancona, 23 korrik 2016

Pjestare ne Ekspoziten, "Pas Perdeve"
Pjestare ne Ekspoziten, “Pas Perdeve”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.