Bilal Xhaferri – ose Morali i Ligjeve të mbetura në letër…

Projektbusti i Bilal Xhaferrit

Projektbusti i Bilal Xhaferrit (Idriz Balani)

Bilal Xhaferri –

ose Morali i Ligjeve të mbetura në letër…

Në 1995, erdhën në atdhe nga SHBA, eshtrat e shkrimtarit disident Bilal Xhaferi… në rrugë shtetërore.
Rivarrimi i Bilal Xhaferrit, u vendos të bëhej në rrethin e tij të lindjes, në qytetin e Sarandës.
Pa harruar gjithë nderimet që iu bënë këtij shkrimtari mbas vdekjes, duam të theksojmë se shumë prej vendimeve të marra në atë kohë ende sot kanë ngelur veç në letër.
Në vendimet e marra, qysh prej vitit 1995, nga Bashkia e Sarandës me në krye z. Llambi Gjati është shkruar se:
.
Vendimet e Bashkisë së Sarandës - 1995

Vendimet e Bashkisë së Sarandës – 1995

1.Bibliotekës së Sarandës t’i jepej emri i poetit,
2.Ngritja e bustit, me fonde të akorduara nga Ministria e Kulturës (prej disa vitesh është i projektuar dhe qëndron ne studion e skulptorit të njohur Z. Idriz Balani, duke pritur akordimin e këtyre fondeve)
3.Shtëpisë së Kulturës Konispol, t’i vendoset emri i poetit Bilal Xhaferri.
Këto vendime janë të marrë dhe kanë mbetur në letër… në pritje prej 24 vitesh!!
A mundet dikush t’u japë kuptim këtyre vendimeve dhe ligjeve që merren me entuziazëm dhe mbeten përjetësisht në letër… pa pasur askush në mos përgjegjësi ligjore… së paku morale…!
Bashkangjitur janë vendimet e vitit 1995, dhe projekti i bustit të Bilal Xhaferrit!
.
Planimetria e varrit dhe sistemimi i bustit te Bilal Xhaferrit

Planimetria e varrit dhe sistemimi i bustit te Bilal Xhaferrit

Ardhja e eshtrave te Bilal Xhaferrit ne Rinas 1995

Ardhja e eshtrave te Bilal Xhaferrit ne Rinas 1995 (rtsh)

Marrë nga Faqja e FB “Bilal Xhaferri”, 24 mars 2019

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook