back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Betlehemi e poetit Jozef Radi – nga Leka Ndoja

Gazeta

Kopertina e Librit Fletorja e Vjeshtes
Kopertina e Librit Fletorja e Vjeshtes

Betlehemi e poetit Jozef Radi

nga Leka Ndoja

Libri poetik i Jozef Radi “Fletorja e Vjeshtës” është libri i pjekurisë artistike të autorit të përmbledhjeve “Muret e Muzgut” 1993 dhe “Kujtesa e Mjegullës” 2000, jo vetëm për arsye të masës së kohës së rrjedhur dhe të përkushtimit ndaj poezisë si mjet shprehës dhe si ditar jetësor, ku mbresohen aktet më subtile të veprimit njerëzor apo i persiatjeve të receptura nga poeti.
Duke jetuar prej vitit 1997, në Itali, pjesëmarrës në edicionet prezentative poetike, menjëherë mendimi komparativ të thotë se Radi i ri mund ta ketë strukturuar këtë vëllim në katër cikle vjeshtore duke u dhënë titullin librit të relativizuar në dukje me librat e famshëm evokativë të Ungarettit “Il Taquino del vecchio” apo të Montales, “Quaderno di quatro anni”
Por e veçanta e kësilloj kompozicioni i ka dhënë librit një disiplinë të përgjithshme që i ka munguar poezisë sonë në vijimësi me ndonjë përjashtim të Fatos Arapit me “Ku shkoni ju statuja” por edhe të vetë Jozefit, të dy librave të mëparshëm, ku mbizotëronte toni lirik dhe motivi e kapërthyer erotik.
I vetëdijshëm për një pamje më të ftohtë të mbresave të tij flurore të mëparshme, autori arrin distancën e nevojshme për ta parë jetën e tij si objekt të artit dhe të filozofisë ekzistenciale, e sidomos ky motiv ekzistencial është trajtuar në ciklin“Vjeshtë e Parë”
Mrekullia e foshnjërisë së tij, si e një Zeusi në shpërgënj ushqyer në mal nga një Amaltea hyjnore, që ishte nëna e tij e fshehur mes atyre 100 tianëve (të internuar në Kurvelesh) që luftonin me Kronosin (koha diktaturë) që desh ta gllabëronte. Jozefi kaloi një pragvdekje në foshnjërinë e tij të fundviteve ’50, në Kurvelesh, në një grazhdë të mbrojtur nga një dorë hyjnore, një mrekulli që vetëm tashti u mundua ta shpërndërrojë në vargje pasi e ka pasur si tabu të pacënueshme, apo të vazhdimit të traumës nëpër internime të tjera, vjeshta të tjera, mërgime të tjera, me spërkatje trishtimesh erotike, falë perceptimit jofatal të ngjarjeve njerëzore.
Elementi biografik është i pranishëm në këtë libër sidomos në ciklin “Vjeshta e parë” për t’u prehur në peisazhin e peshkatarëve të Ankonës adriatike tek “Vjeshta e Vjeshtës” në përmbyllje të librit, dmth dhjetorit sipas një semantike të epokës së kalendarit rilindas, apo të një dimri të fshehtë artistik, për çka Jozefi është ende larg, por ndoshta distanca e herëpashershme me atdheun, me “grazhdin” e krijon këtë simptomë tek poeti që motivon poezinë mes Kurveleshit-Kampeve të Lushnjës dhe Ankonës. Madje lidhja umbelikale, mbase e vetmja me atdheun, është ajo me grazhdin betlehmian të Kurveleshit, të përftesës së rrezikut të kthyer në art.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.