back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Beteja e Waterloo-s (18 qershor 1815)

Gazeta

Beteja e Waterloo-s tabllo nga Denis Dighton 1816
Beteja e Waterloo-s tabllo nga Denis Dighton 1816

Beteja e Waterloo-s (18 qershor 1815)

Beteja e Waterloo-s (fillimisht nga francezët u quajt Beteja e Mont Saint-Jean kurse nga prusianët Beteja e Belle-Aleancës), u zhvillua më 18 qershor 1815, gjatë luftës së koalicionit të shtatë, midis trupave franceze të udhëhequr nga Napoleon Bonaparti dhe ushtrive Britanike të Dukës së Wellingtonit dhe Prusianëve të Marshallit Gebhard Leberecht von Blücher. Ajo mbetet një nga betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme të luftrave të Napoleonit, si dhe beteja e fundit e tij, duke shënuar humbjen e tij përfundimtare dhe mërgimin e vazhdueshëm në Sant’Elena.
Beteja në fakt ndodhi në territorin e fshatit Mont-Saint-Jean, i cili ndodhej disa kilometra në jug të qytetit të Waterloo, ku ndodhej selia e Dukës së Wellingtonit.
Mbas arratisë së Napoleonit nga ishulli i Elbës, në mars të vitit 1815, shtete të shumta evropiane u bashkuan në një aleancë ushtarake, që u quajt Koalicioni i Shtatë, me qëllim që ta mposhtnin përfundimisht perandorin francez.
Napoleoni vendosi t’i godasë në befasi dy ushtritë që Mbretëria e Bashkuar dhe Prusia kishin mbledhur në Belgjikë. Perandori shpresonte të arrinte një fitore të shpejtë duke shfrytëzuar kohezionin e dobët të kundërshtarëve të tij.
.
Beteja e Wateroo-s Forcat Angleze në rezistencë
Beteja e Waterloo-s Forcat Angleze në rezistencë
Dy ditë para Waterloo-s, francezët i kishin mundur Prusianët në Betejën e Ligny, mirëpo Wellington, u informua se Blücher kishte arritur ta riorganizonte ushtrinë e tij dhe shihej se ai synonte të marshonte në ndihmë të tij, duke marrë vendimin e rrezikshëm të një beteje kundër forcave të Napoleonit. Gjenerali britanik vendosi forcat e tij në mbrojtje përgjat rrafshit Mont-Saint-Jean, pranë rrugës për në Bruksel, duke besuar në ndihmën e Prusianëve.
Napoleoni nisi një seri sulmesh të përgjakshme kundër linjave britanike duke filluar prej orës 11:30, dhe vonë në mbrëmje dukej se ishte krejt afër fitores, por qëndresa kokëfortë e Britanikëve dhe ardhja masive e Prusianëve vendosi përfundimisht betejën në favor të koalicionit.
Edhe sot në afërsi të Waterloo-s përkujtohet kjo beteja e madhe, me një sërë monumentesh dhe ekziston një muze kushtuar betejës së famshme.
E gjithë zona shërben si një park historik.
.
Marrë nga Wikipedia, përktheu Jozef Radi

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.