back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Besimtarët si edhe mosbesimtarët në Zotin! – nga Mërgim Korça

Gazeta

Mërgim Korça
Mërgim Korça

Besimtarët si edhe mosbesimtarët në Zotin!

nga Mërgim Korça

Një nga temat e cila jo që ngjall diskutim vërtet të zjarrtë, por nga ana tjetër edhe fakti se si nuk mund të ndahen si me prerje të artë se në mes mosbesimtarëve ka raste kur egziston edhe besimi në Zotin; në një kohë që edhe mes besimtarëve egzistojnë subjekte tek të cilët zenë vend pozicionime thekshëm ateiste e prandaj ësht’e pamundur që të bëhen pohime absolute si për njerën edhe për palën tjetër!
Mosbesimtarët ndaj Besimit në Zotin pozicionimin e tyre e mbështesin në faktin se e kanë bindjen se si rastësia dhe vetëm ajo është faktori q’e ka prodhuar të gjith’atë që né shikojmë, prekim ose edhe mund ta verifikojmë me instrumentat që disponojmë! Ndonjeri mes tyre është shtyrë bilé derisá të pohojë se pa pranín’e Zotit çdo gjë mund të konsiderohet e lejuar! Ndonjë mendimtár e pranon bilé se edhe vetë historía njerëzore ësht’e mbushur me fakte tragjike të ngjarë si pasojë e largimit nga mendja të vetë mendimit egzistencës së Zotit si në teorí e daç edhe në praktikë! Megjithatë flitet edhe për përjashtime ku mund të ketë besimtárë ndër sjelljet e të cilëve të shfaqen pozicionime skajshëm mosbesimtáre e si pasojë përzgjedhjet e bëra prej tyre të kenë qenë gjëmëmëdhá si edhe aspak koherente, siç mund të ketë edhe mosbesimtárë, por që përndjekin rregulla skajshëm të shtërnguara si edhe respektuese ndaj tjetrit!
Sa për një rast tipik do të sjellim si shëmbull Eulérin, matematicienin zviceran aq prodhimtár të shekullit të XVIII-të, njerin nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohrave, i cili ishte njëkohësisht edhe një besimtár i madh. Atë e kishin zgjedhur edhe anëtar të Akademisë Mbretërore të Shkencave të Shën Peterburgut në Rusi. Rasti e desh se si një ditë erdhi ta vizitonte atë Akademí një “Ateist i përbetuar”, iluministi francez Denis Dideró-i, i cili u përfol shumë asokohe, sikur i kishte vënë vetes si detyrë t’i kthente në mosbesues anëtarët e asaj Akademíje!
Eulér-it doemos i kishin folur lidhur me vizituesin e Akademísë si edhe nuk ka se si të mendohet se nuk iu referua edhe lidhur me faktin se si Dideró-i nuk ia kishte haberin matematikës! Kësisoji Euléri në një takim publik e zuri tamam ngushtë Dideró-in kur i drejtoi pohimin e tij: “I nderuar zotëri, a nuk e vërteton egzistencën e Zotit fakti se si kur më shumë se sa një “b-je” në fuqínë “n” dhe pjestuar po me “n“, shprehja matematike barazohet me “x”? Ju lutem përgjigjmuni, a nuk është kështu?! Me Dideró-në ç’ngjau? Nga që Diderói nuk kishte kuptuar asgjë nga ai lloj arsyetimi i matematicienit e pra as që dijti se si ta hapte gojën, shkaktoi një hilaritet të madh në sallë edhe i nëpërkëmburi ateist u largua nga salla dhe të nesërmen bëri valixhet duke u kthyer në Francë!
Kjo ndodhí ka të ngjarë të jet’ edhe “e sajuar” por, ato që janë duke u sajuar sot e kësaj dite nga ana e ateistëve të rinj janë gjithashtu po e njajta gjë! Ata, pa patur asnjë fakt konkret në duart’e tyre, mburren duke i rrahur gjokset e tyre e duke u shprehur “Shkenca provon nga ana e saj se nuk egziston asnjë Zot! Përgjigjuni!” E si pasojë doemos një masë njerëzish, e cila nuk ësht’e mësuar me hollësirat si edhe arësyet teknike të mirëfillta të shkencës, jo që mbetet e çorientuar e gjithashtu edhe e hutuar por si pasojë edhe pré e deklaratave fund’e krye mbushur me mëndjemadhësí të neoateistëve të rinj! Këta të fundit duke folur për matematikë, fizikë, kosmologjí, gjenetikë, studime të hollësishme të trurit si edhe shkencat njohëse, evolucionin e kështu me radhë, kur është radha të përcaktohet në se egziston Zoti apo jo, në fakt mbështeten në të dhëna skajshëm jo bindëse nga që vetë shkenca paraqit kufizime jo të papërfillëshme. Mjafton të pohojmë se simbas këndvështrimit matematik, është vërtetuar se si egzistojnë fakte, brenda secilës strukturë matematike, të cilët do të mbesin përgjithmonë jashtë fushës së të kuptuarit tonë, dhe jo vetëm kaq por edhe përtej mundësive përfshirëse të njohuríve tona!
.
Mrekullitë e Zotit
Mrekullitë e Zotit

.

Ngado që të hidhen sytë sa u takon besimtarëve në Zotin ose edhe mosbesimtarëve, ngrihen teorí mbështetur në fakte, ose thënë më shquar mbështetur në fenomene të cilëve u vihet cilësori “fakt” e pastaj në vazhdim thuren edhe ndërthuren teorí nga më të ndryshmet! Sa për një shembull, ka vargje të tëra studiuesish të cilët shfaqin bindjet e tyre se si Gjithësia ka një mendje të ngjashme me atë të njerëzimit. E, sipas tyre, kjo rrjedh si pasojë sepse vetë gjithësía është skajshmërisht’e njësuar si rrjedhoj’e lindjes së jetës edhe vazhdojnë me pohimin e tyre se në qoftë se forca qelizore e cila i mban të bashkuar elementët e ndryshëm të një atomi e kalon vlerën e 0,006, atëbotë i gjithë hidrogjeni i praníshëm në gjithësí do të transformohej në elementë të rëndë; kurse, po t’ishte më i vogël se sa vlera 0,006 së tëri, gjithësíja nuk do të qé gjë tjetër veçse Hidrogjen! Në të dy rastet vetë jeta do të qé e pamundur. Po të vazhdonim përgjat së njajtës brazdë dhe të pranonim se si vetë fuqía e rëndimit tokësor të ishte disí m’e madhe se sa është në fakt, do të krijoheshin yje shumë të vegjël dhe me një jetëgjatësí shumë të shkurtër e kurrë më të madhe se rreth 10.000 vitesh! Në të kundërt, n.q.se do t’ishte sadopak më e ulët do të ngjiste largimi i vetë përbërësve të materies nga njeri tek tjetri, pa harruar se në të dy rastet jeta do t’ishte e pamundur! Veç arësyeve të sapo marra në konsideratë ka edhe “konstante” të tjera të cilat janë skajshmërisht ngushtë të sintonizuara me lindjen e vetë jetës. Mundësía që vetëm edhe vetëm rastësía të jet’ ajo e cila t’i ketë krijuar vlerat e konstanteve të ndërlidhura me vetë jetën në madhësínë prej 1/10 më të lartësuara se sa 240-a, ësht’e pamundur! E theksoj sërishmi se nuk mund të ngjasë kurrsesi ky fenomen që vlera e rritur e 1/10-ës mbi vlerën e 240-ës të jetë frut i rastësisë! Pikërisht i gjendur n’arsyetimet e tija përballë këtij fakti, shkencëtari tejet i famshëm Boff, detyrohej që gjithësísë t’ia atribuonte një mendje të ngjashme me atë njerëzoren por, asnjeri nuk ka se si ta mbështesë këtë tezë sepse në këto rrethana do të duhej që secila gjë të kishte mendjen e saj, pa i përjashtuar në këto rrethana edhe atomet! Jemi të ndërgjegjshëm se mendja egziston kur, në kushte naturale, egziston edhe një trup si ai njerëzori, po në kushte naturale. Mendja sigurisht që egziston por, duke pranuar që ajo të jetë superiore ndaj gjithësísë, e cila në vetvete e kërkon gjithmonë drejtpeshimin! Përpara kësaj pamundësíe shkencëtari skajshëm i dëgjuar Boff ia mvesh gjithësísë një mendje sikundër edhe ajo njerëzorja, ndonëse gjë e cila ësht’e pamundur të mbështetet me njohurítë si edhe logjikën e mirëfilltë sepse asisoji kjo tezë do të kërkonte që deri edhe atomet të kishin nga një mendje! Natyrisht që logjika do të dëshironte ta mbështeste faktin se si vetë të qenët e një trupi të ngjashëm me atë njerëzorin, në kushte naturale, do të detyronte se duhej pranuar edhe të qënit e një mendjeje të tillë që të ishte eprore daç ndaj normës ose arësyes njerëzore, të cilat nga ana e tyre e kanë formuar gjithësínë në një mesatare brenda kufinjësh të përcaktuar! Pra duhet kuptuar se si vetëm një mendje e cila në vetvehte është e jashtëme ndaj gjithësísë e ka krijuar gjithësínë vetë duke e bërë të mundur lindjen e vetë jetës e pra është një mendje e cila e ka në vetvehten e saj arësyen e qenies së saj!
Në fizikë si edhe kosmologjí si pasojë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona të mbështetura në çfarëdolloji teoríe për t’i shpjeguar vlerat e konstanteve natyrore, ngelemi krejtësisht të pafuqíshëm sa i takon të konceptuarit qoft’edhe me fantazínë më të çfrenuar veçorí të thjeshta të konstanteve fizike të domosdoshme që në vetë gjithësínë të egzistojë jeta! Ky është një difekt’i rënd’i shkencës ku teorítë tona na kanë zhgënjyer përgjatë këtij shtegu. Mjafton ta shtrojmë pyetjen se përse konstantja e strukturës së hollë e cila drejton secilin prej ndërveprimeve elektromagnetike të gjithësísë ësht’e barabartë me 1/137? Askush nuk e ka patur kurrë idénë e të shpjeguarit të një vlere të tillë! E njejta gjë mund të thuhet edhe sa u takon konstanteve të tjera “kyçe” të natyrës ku shkencëtarët e ndryshëm detyrohen edhe heqin dorë nga përçapjet e tyre në këtë drejtim duke pohuar se: “Ç’ti bëjmë? Në qoftë se konstantet e natyrës nuk do t’ishin ato që janë, as né nuk do t’ishim këtu!” Kësisoji neo-ateistët i dalin zot teorísë tyre duke pohuar me të madhe e zyrtarisht: “Në qoftë se Zoti e ka krijuar Gjithësínë, kush e krijoi vetë Zotin? “E sa për t’i hedhur disí dritë figurës më të shquar bashkëkohëse të neoateistëve që lexuesi të jetë i mirëinformuar rreth tyre, po vemë në dukje se si më i shquari ndër tá konsiderohet bashkëkohësi Richard Dawkins-i i cili ka shkruar ndër vepra filozofike të tijat vëllimin “Iluzioni për Zotin” ose është shprehur se “…Zoti i Testamentit të Vjetër është ndoshta personazhi m’i urryer i së gjithë letërsísë botrore! Gjithashtu, nga ana tjetër Dawkins-i ka hedhur botërisht edhe pohimin e tij kundra “besimit në Zotin” duke u shprehur se si “…shumica e shkencëtarëve nga më të shquarit nuk beson në Zotin.” E pohojmë me bindje se kjo lloj deklarate është mashtruese! Natyrshëm lind pyetja “përse?” Është fakt se personave të ndryshëm me mendje plotësisht të pavarur si edhe shumë intelektualëve nuk u pëlqejnë detyrimet e fesë së gjithsecilit për të zbatuar symbylltazi rregulla të institucionit të tyre fetár. Kjo një e vërtetë. Ose edhe vetë fakti se si atyre, duke qenë të vetëdijshëm se si institucioni i tyre fetár ësht’i lidhur me traditën shekullore, e pra dëndur kanë qenë kundra ndryshimeve dhe përkrahjen e “së résë”, pastë qenë ajo qoftë një risí shoqërore ose edhe shkencore etj. Por ama kjo nuk nënkupton që një pjes’e shkencëtarëve të mos shquajnë në vetë natyrën ose edhe përtej saj një forcë të panjohur për né! Edhe shtoj se, mbase pikërisht ajo forcë mund t’i hedhë dritë e të na e ngjallë edhe një farë ndjenje daç habíje ose edhe mbase pafuqíje duke na bërë të ndërgjegjshëm e të kuptojmë se nuk i dijmë të gjitha, e jo vetëm kaq por se ka mundësí që shumë të vërteta të rëndësishme të gjithësísë mos t’i marrim vesh kurrë!
Për t’i dhënë fund kësaj pjese të analizës po i përgjigjemi pyetjes retorike lidhur me se kush e krijoi vetë Zotin me një pohim jo të drejtpërdrejtë: Dihet tashmë botërisht se si i madhi Einstein i kishte vënë detyrë vetes, si fizikant që ishte, të zbulonte ligjet e natyrës e si pasojë të paraqiste edhe teorí të cilat të shpjegonin përse konstantet janë …ato që janë, mbështetur në vetë teorítë e gjithashtu t’i shfrytëzonte po ato teorí për të parathënë se cilat duhej të ishin ato konstante! Faktet çfarë treguan? Se u zhgënjyem dhe mbetëm me duar bosh! Në pamje të parë, “Po”, por çfarë na i hedh dritë të plotë përfundimit ku duam të dalim shikuar nga këndvështrimi besimtár teist? Kur e pyetën Albert Einstein-in nëse Ai ishte besimtár apo ateist, ja edhe integrale përgjigja e Tij: “Gjithsecili q’e vendos veten e tij në pozitat e arbitrit në fushë të njohuríve, ësht’i paracaktuar të mbytet në vorbullën’e shkaktuar nga të qeshurat e perëndíve!”
.
Baba Rexhebi- (1901-1995)
Baba Rexhebi- (1901-1995)

.

Vijmë tashti, mbasi u munduam t’i shpjegojmë fare shkurt e me aq sa jemi né në gjendje të shquajmë mes njeri-tjetrit dy bindjet, (se që të dyja të tilla janë), Teizmit si edhe Ateizmit, edhe sjellim dy pikëpamje të një personaliteti të madh të Bektashizmës, Baba Rexheb-it. Ndonëse ky i fundit ishte jo vetëm skajshëm besimtár në Zotin, por edhe i veshur me petkun e Klerikut Bektashi, si Baba i këtij sekti Ai, ndërmjet shumë pohimesh të tjera, këmbëngulte se si nuk kishte asnjë arësye logjike që vetë besimtarët monoteistë të ishin të ndarë në besime fetare të ndryshme! Baba Rexheb-i këmbëngulte se si besimtarët në Zotin, në vetëm një Zot, jo vetëm që besonin në Të dhe vetëm në Të, por fakti është se vetëm Atij ia drejtonin edhe lutjet e tyre! E prandaj, duke u nisur edhe nga një prirje logjike koherente, Ai këmbëngulte edhe se si të gjithë besimtarët monoteistë në Zotin, në asnjë mënyrë nuk duhej t’u nënshtroheshin ndarjeve ndërfetare, përkundrazi: Të gjithë monoteistët duhej të grumbulloheshin edhe t’i nënshtroheshin një dhe të njëjtit besim fetar! Vetëm kjo praktikë, sipas Baba Rexheb-it, do t’i ndryshonte skajshëm vlerat në përqindje ndërmjet besimtarëve si edhe mosbesimtarëve!
Pikëpamja e dyt’e Hirësísë Tij Baba Rexheb-it, jo vetëm që mbështetej themelisht në një bazë logjike por, nga ana tjetër …ishte edhe shumë bindëse! Ai ngulte këmbë dhe theksonte se si nuk kishte se si të bëhej më bindëse një rrethanë ku çdo njeri, pavarësisht trysnِive të mjedisit rrethues… si edhe krejtësisht i pandikuar nga bindjet e të tjerëve, secili ta shfaqte mendimin e tij personal rreth tre rasteve të përjetuar prej atij vetë! Në themel të këtij kushti Baba Rexheb-i vendoste faktin se nuk kishte njeri në botën mbarë të cilit, gjatë jetës së tij të mos t’i ishin shfaqur si rregull tri ndodhí të cilave personi në fjalë nuk dinte se si t’u jepte shpjegim me njohurítë që zotëronte!
Ja tashti pra, i prirur nga ky këndvështrimi i jetës, sipas Baba Rexheb-it, po e hedh edhe unë hapin e parë në këtë drejtim:
Ishte viti tashmë relativisht i largët 1950! Né si familje, së bashku me Nënën si edhe t’im Vëlla, të dy tashmë “të ndjerë”, që nga viti 1948, na kishin shpërngulur nga Tirana dhe detyruar të banonim në Shkodër ku ishim strehuar në një dhomë që na e kishin liruar të zotët e shtëpísë, familja e nderuar Qukej! Një mëngjes tek unë po dilja nga shtëpia e shikoj Jakup Agën kryetarin e familjes, duke rufitur kafénë i ulur në minderet e hyrjes së shtëpísë. Mbasi u përshëndetëm ndërsjelltas, më kujtohet sikur të kishte ngjarë dje, i them Jakup Agës…
-Mbrëmë natën, Jakup Aga, kam parë një ëndërr jo të zakontë… – dhe ai, pa e zgjatur më thotë “hajr, ishalla!” Ndërkohë unë i them se teksti i telegramit që pashë në ëndërr thoshte shprehimisht:
-Na pritni se u lirueme. Xhevati e Remzíja! – (ku Xhevati ishte i biri i Jakup Agës ndërsa Remzíja nipi i tij, të burgosur në kuadrin e shtypjes rinisë studentore kundrakomuniste të Gjimnazit 29 Nânduer, si pasoj’e bashkëpunimit të konviktorëve të atij institucioni mësimor me organet e sigurimit të shtetit të Shkodrës! Kur Jakup Aga e mësoi tekstin e telegramit u shpreh “…ishalla lirohet Remzíja, se ky âsht dënue me pêsë vjete burg kurse t’im bir Xhevatin e kanë dënue me dhetë vjete!” Me kaq u pré biseda dhe unë dola për ku doja të shkoja. Mirëpo pikërisht të nesërmen, veç kur u dëgjuan goditjet e dorezës së rëndë të derës madhe të oborrit hyrjes shtëpisë dhe personit q’e hapi derën veç kur iu shfaqën… Xhevati me gjithë Remzínë, që të dy të liruar nga burgu!
Kishin kaluar më se 20 vite që nga ajo ngjarje e Shkodrës dhe kishim disa vite që familjarisht na kishin transferuar në qytetin e Lushnjes. Atje mësoj krejt rastësisht se i vjehrri i Drejtorit të Bankës së Lushnjes, Serjan Aliaj-t, na ishte një arsimtár i vjetër ish mësues i imi në klasën e IV-të të njerës prej shkollave fillore të Tiranës. Kur një ditë kisha shkuar me shërbim në Tiranë dhe krejt rastësisht, përballë meje në trotuar e shquaj z. Haxhi Bedo, ish mësuesin tim të dikurshëm. Qénë fraksione sekonde ato gjatë të cilëve vendosa ta takoja ish mësuesin tim dhe… ngadalësova hapat. Ai më shikoi me vëmëndje dhe, sapo më njohu… i ndaloi edhe ai hapat e tij. Doemos u përqafuam me përmallím dhe unë pa e zgjatur i thashë: Zoti Haxhi, çfarë rastësíe… pikërisht duke u gdhírë dita e sotme të kam parë në ëndërr! Ai doemos u befasua dhe më thá pak a shumë “…si duket keni biseduar rreth meje me ata njerëzit e mij në Lushnje gjë e cila e nxiti edhe ëndrrën!” Mirëpo unë nuk u mjaftova me kaq dhe i shpjegova se si, (përgjat ëndrrës ai më kishte shpjeguar), se i kishin dërguar nga Seksioni Arsimit të Tiranës një ftesë që ai të paraqitej në atë Seksion e kur kishte vajtur i kishin bërë të njohur se kishin vendosur që ai të fillonte së rishmi punën si arsimtár, vënd pune nga i cili kishte pasë qenë i pushuar nga puna! Sapo e mbarova përshkrimin e ëndrrës së parë nga unë, zoti Haxhi e ndjeu nevojën të mbështetej tek unë disa çaste dhe nga ana e tij, vazhdoi: “E beson Mërgim se unë tani sapo kthehem nga Seksioni i Arsimit dhe nuk kam sepse të të shpjegoj se ç’më thanë! E kjo… nga që ti m’i parathé se ç’më thanë ata atje një çerek ore të shkuar!”
Dhe në vazhdim të kësaj analize, nisur nga fakti se Baba Rexheb-i zinte në gojë se si nuk kishte njeri mbi rruzullin tokësor i cili të mos kishte patur si minimum tre raste përgjatë jetës së tij të cilët pa i emërtuar si “mrekullí” të mos kishin se si shpjegoheshin ndryshe, po ia paraqis lexuesit eventual edhe një rast të tretë, ndonëse të tillë, gjatë jetë s’ime kam jo pak të tjerë!
Ishte data 7 Nëntor i vitit 1975. Sapo u zgjuam në mëngjes i tregova s’ime shoqeje se kisha parë një ëndërr vërtetë të pazakóntë. Në qytetin e Lushnjes ime shoqe kishte si njerin prej djemve të xhaxhallarëve të saj dhe po ashtu e kishte edhe njerën prej çupave të xhaxhallarëve. Unë kisha parë në ëndërr të shoqen e djalit të xhaxhait të s’ime shoqeje, Ajten Kryeziun, (mbiemri i saj i vajzërísë), të veshur kok’edhe këmbë me të zeza! Sapo ia thashë, ime shoqe më tha pak a shumë… “Harroje ëndrrën dhe as mos e zerë n’gojë me njeri!” – Kur do ti që pasdreke vonë veç kur morën në telefon nga Elbasani dhe e kishin njoftuar Ajtenin se i vëllai Selimi, i cili punonte në Kombinatin e Drurit të Elbasanit, kishte ardhur nga puna në shtëpí, ishte lar’edhe ndërruar edhe ishte mbështetur të pushonte, gjë që e bënte çdo ditë. Duhet theksuar se as atë ditë nuk kishte patur asnjë ankésë fizike. Kur mbas pak kohe që e kishte zënë gjumi veç kur e kishin vënë ré familjarët se ai nuk po lëvizte më dhe… duke e prekur e kishin vënë ré se ai tashmë ishte edhe i ftohtë! Me pak fjalë, Selim Kryeziu nuk bënte më pjesë ndër të gjallët! Ky fakti i ftoht’edhe i hidhur!
Mirëpo unë me këtë rast e pyes veten si edhe lexuesin: Po tri ëndrrat e mija të shikuara përgjatë 25 viteve… si t’i shpjegojmë? Kanë qenë rastësí apo mrekullí?
Mos të mendohet se nuk i kam pasë biseduar ato me Baba Rexheb-in. I kemi diskutuar e bilé si edhe gjatë e po ashtu edhe gjerë! Ai i shpjegonte ato duke u shprehur se si Rrugët e Zotit ishin të paana si edhe të pafundme, duke arritur në përfundimin se si shkencat e ndryshëme, falë gjithë përparimeve që do të bënin… kurrën e kurrës nuk do të arrinin t’i shpjegonin dot ato Mrekullí të Zotit! Me pak fjalë Ai, Baba Rexheb-i, faktet si edhe zhvillimet e tyre në vijim i quante mrekulli të Zotit por, (e si gjithnjë që ka një “por”), pohonte me të madhe se si shkenca, sado hapa të mëdha që të bënte përpara… Mrekullítë e Zotit gjithmonë do të egzistonin!
Marrë nga gazeta Minerva 24 maj 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.