back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Bej forever – nga Edison Ypi

Gazeta

Stema Heraldike e Arianiteve
Stema Heraldike e Arianiteve

Bej forever

nga Edison Ypi

Gjeta një hidraulik për ca punë që kisha në shtëpi. Ishte nga një fshat i Gramshit. 26 vjeç, qefull, pa dhjamë në bark, pa tul në ballë. Kishte ardhur në Tiranë 18 vjeç ku kishte kryer shkollën e mesme dhe një kurs për hidraulik. Punonte 10 deri 12 orë punë në ditë, Tiranë, Elbasan, Lushnje, Fier, Golem, Durrës, deri në Lezhë. Asnjë ankesë ndaj punës, pagës, punëdhënësve. Kishte ndërtuar vilë tre katëshe në Paskuqan ku kishte sistemuar familjen, nënën, babain, motrat. 20 % bashkëpronar në një hotel në Golem.
Ramë dakord për koston e materialeve dhe hakun e punës, lamë ditën kur do vinte. Nuk erdhi. U habita, se mu duk korrekt. E mora në telefon. Më prit nesër, tha.
Erdhi të nesërmen. Por s’ishte në terezi. Ishte i tronditur, si i përhumbur.
-Ç’ke gramshak që rri i ngrysur ? Ke hedhur votën në kutinë e gabuar ?
-Jo o jo, tha, votën e hodha në kutinë e duhur.
-Epo ç’dreqin të ka gjetur ?!
-A do ta dish tamam ?
-Sigurisht që dua ta di. Shëndeti yt është më i rëndësishëm se tubat e ujit të shtëpisë t’ime.
-Mirë. Do ta tregoj si e kam hallin. Që thua ti, pas kaq vitesh që kam aedhur në Tiranë po mendoj për fshatin e lindjes. Fshati im është fshati më i bukuri në botë.
-Shumë mirë që po mendon për fshatin e bukur ku ke lindur. Do desha edhe unë të kisha lindur në një fshat të bukur.
-Por po vuaj.
-Shumë mirë bën edhe që po vuan. Je njeri me ndjenja. Bukuria të lodh, madje edhe të vdes.
Kaluan disa ditë. E telefonova përsëri. Erdhi. Këtë herë edhe më i tronditur dhe më i zverdhur.
-Hë, i thashë, si po venë vuajtjet nga bukuritë e fshatit ?
-Keq e më keq, tha, po nuk e arrita qëllimin pas ca kohësh, me siguri do vdes.
-Ore gramshak, çfarë qëllimi dashke të arrish ti me fshatin tënd ?
-Me “fshatin t’im” ? Sa bukur e the. Aty më rri ! “Fshati im” i bukur e i pasur, tashmë i braktisur, ka qënë pronë e gjyshit t’im. Gjyshi im ishte Beu i fshatit. Për shkak se babain tim gjatë dhjetra viteve e cilësuan kulak, hoqëm picirin, vuajtëm shumë. Ne shqiptarët në të kaluarën kemi pasur mbretër, princër, princesha, bejlerë, agallarë. Sot nuk kemi tituj. Është dukuri e shëmtuar, boshllëk që duhet mbushur. Ne shqiptarët i kemi dhënë botës kryeministra, mbretër, perandorë, Papë. Turp e faqja e zezë sot të mos kemi të paktën bejlerë.
-Mos u mërzit. Të gjitha të mirat i ke. I ri je. Punë, zanat, shtëpi, pare. Pas pak do ta gjesh një vajzë të bukur me të cilën do fejohesh e martohesh, do bësh një tuf’ kalamaj, do gëzohesh e do trashëgohesh.
-E lemë edhe për sot këtë muhabet, takohemi një herë tjetër.
U takuam për të tretën herë. Këtë herë me çehre të rregullt. Pa më përshëndëtur, j’a krisi,
-Më mbetën në mëndje fjalët “fshati yt” dhe “pare ke”. Tani nuk vuaj më. Jam plot me energji. I studjova të gjitha ligjet. I realizova të gjitha marrveshjet. I bëra të gjitha matjet. I kam gati të gjitha dokumentat. Do ta blej me pare në dorë të gjithë fshatin. Do bëhem përgjithmonë Bej.
.
Marre nga muri i Fb i Edison Ypit… 22 shkurt 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.