back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Bёjeni njeriun Zot… nga Leon Ardi – Prill 1991

Gazeta

Jozef Radi 1982
Jozef Radi 1982

Bёjeni njeriun Zot…

nga Leon Ardi* – Prill 1991

Po ju lutem unё, njeriu i vogël, njeriu i ardhur nga humnera:
-Bёjeni njeriun Zot! Hiqini diçka madhёshtisё suaj tё rreme, dhe i jepni diçka atij, sepse e meriton.
Hiqeni prej tij dyshimin e pёrjetshёm dhe filloni dyshoni sado pak veten tuaj!
-Bёjeni njeriun Zot! Ju, o skllevёr ideologjish të rrejshme qё mbushёt kёt tokё me krishtёr të vuajtur e judër të poshtër!
Ju qё e nxorrёt nё ankand shpirtin mijravjeçar tё kёtij kombi!
-Bёjeni njeriun Zot! Mjaft u lodhёt duke e përbaltur pafajsinё e tij, e ai tejet u lodh sё heshturi prej poshtёrsive tuaja tё pafundme!
-Bёjeni njeriun Zot! Le ta ketё dhe ai tokёn dhe detin, malin dhe pyllin, le ta ketё edhe ai hisen e shiut dhe hisen e diellit tё vet.
Tё keni sё fundmi edhe ju, pak nga lodhja e tij e ndershme, pak nga dhimbja e tij krenare.
-Bёjeni njeriun Zot! Njё Zot njerёzish, e jo Zotvrasёs, si shёmbёlltyra juaj, njё Zot tё vёrtetё të përvuajtur dashurie qё di t’i falё edhe mёkatet tuaja të pafundme.
-Bёjeni njeriun Zot! Se vetëm kështu dita do tё jetё ditё, dhe nata natё do tё jetё natë vetёm kur ju tё ndjeheni fajtorё pёrballё tij! Fajtorё pёrballё fёmijёs qё lind i pafajshёm re qё ju e ndëshkuat padrejtësisht, fajtorë përballë pronës duke vrarë lirinë e secilit prej nesh, fajtorë përballë Zotit, që duket sikur harron… pёrballё direkeve të këtyre anijeve që ikin, mbushur me djem tё kësaj toke, sepse ky komb nuk mund dhe nuk duhet të vdesë prej krimeve tuaja.
-Bёjeni njeriun Zot! Se i takon! Zbrisni prej atij Olimpi të pёrgjakur, tё lodhur prej tmerreve, prej dhunës dhe mashtrimeve tuaja
-Bёjeni njeriun Zot! Qё ta shihni mirё greminёn, ku e keni hedhur vetveten… po edhe ne si popull!
-Bёjeni njeriun Zot! Edhe kundёr dёshirave tuaja, edhe kundёr shtrigёrisё suaj, edhe kundra parandjenjёs sё vdekjes qё ju avitet si pa u ndjerë…
-Bёjeni njeriun Zot! Pse ai ёshtё Zot i vёrtetё i gjithçkaje, kurse ju zotёr vetëm tё së vёrtetёs suaj që jeton në turpin e pakufin të trurit tuaj, që s’ka perëndi që ju a sjell në dinë…
prill 1991
Kampi i Çermes - 1958 në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, Cen Golja, Flamur Sfiri, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi
Kampi i Çermes – 1958 në krye
Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, Cen Golja, Flamur Sfiri,
Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi,
Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

.

Ps. Leon Ardi – ishte njё pseudonim i pёrdorur krejt pak nga Jozef Radi. Duke mos pasur mundёsi tё botonte nё shtypin e kohёs, ai u pёrpoq tё botonte ndonjё shkrim me pseudonimin “Leon Ardi”
Ky shkrimi ёshtё pjesё e dorёshkrimeve tё asaj kohe…
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.