back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Audienca e Mit’hat Frashërit* me Mbretin e Greqisë

Gazeta

Mit'hat Frashëri (1880-1949)
Mit’hat Frashëri (1880-1949)

Audienca e Mit’hat Frashërit* me Mbretin e Greqisë

Paraqitja e këtij shkrimi modest,
bëhet për të dëshmuar personalitetin e Mit’hat Frashërit,
raportet që ai krijonte si dipllomat karriere,
kulturën e punës që ai manifestonte,
vëmendjen që tregonte ndaj personaliteteve që takonte
dhe atë korrektësinë e tij karakteristike,
me të cilën i paraqiste krejt takimet e tij,
përmes shkrimeve, notave dhe shënimeve në Ministrinë e Jashtëme…
Pra, nji model për t’u pasur shembull i kulturës dipllomatike
me të cilën ai përfaqsonte shtetin shqiptar të 1923-it...
pra, këtu e njiqind vite të shkuara…
Nji shkrim që s’ka nevojë për shumë komente po per reflektim… j.r.

Ministri fuqiplotë i Shqipërisë, Mit’hat Frashëri, u prit nga autoritetet e larta të shetit grek dhe trupi dipllomatik i akredituar në Greqi. Ai pati një bisedë të rëndësishme me Ministrin e jashtëm grek Aleksandris.

Me 19 mars 1923, Mit’hat Frashëri pati një audiencë me mbretin e Greqisë Gjergji i Dytë, Duke e njoftuar Ministrinë e Jashtëme për këtë takim Mit’hat Frashëri shkruan:
Pas kërkesës që i kisha bërë Ministrisë së Punëve të  Jashtëme, Mbreti Georges i II, më priti në audiencë private, në buro të tij, të hënën në orën 12. Më mbajti ca më tepër se një gjysëm ore.
Mbreti kishte një uniformë oficeri marine, unë qeshë me xhaketë, se kështu kishin bërë gjithë përfaqësonjësit e tjerë që kishin kërkuar audienca private.
Kuvendimi rrodhi mbi shumë subjekte… Gjendja e brendshme e Shqipërisë, paqja me Tyrqinë, Bektashinjtë…

Mbreti Georges i II i Greqisë
Mbreti Georges i II i Greqisë

Dy herë ma përsëriti se donte të mësonte shqip, meqenëse ka lindur në Tatoe, ku fshatrat rreth e përqark flisnin arbërisht, Kështu që edhe veten e tij ai e shihte si gjysëm shqiptari.
Prap në të dy rastet, e përsëriti se dëshironte shumë, që mardhëniet midis dy shteteve të jenë miqësore.
I thashë se gjithë ministrat e Shqipërisë e dëshëronjë këtë gjë, dhe se shpresonj që të gjej, tërë atë vullnet edhe në Ministrat e Madhërisë së tij.
Shtoi se padyshim do të bëhet e lehtë mardhënia, po ka influenca të huaja që e ndalojnë këtë punë.
Mit’hati gjithashtu njoftonte se: Mbreti ishte 33 vjeç, i ngjante fort t’et pas fotos që kam parë, duket me shëndet të mirë, buzëqesh dhe ka pamjen e një “brave garçon”. Bën shumë pyetje. është pak si i rrëmbyer në të pyetur, po i paduruar në të dëgjuar përgjigjet dhe pak i interesuar.
Fuqinë e Qeverisë e ka Kryengritja (Plastira me shokë). Mbreti po përpiqet, më thonë, që ta rrëfejë veten në popull, shetit në qytet dhe rrethinat që të duket
Georges i II, kur qe Diadok, më 1913, bëri udhëtimin Leskovik-Gjirokastër-Korçë, udhëtim në të cilin e shoqëronte Rene Puaux, autor i “Malheureuse Epire”
Marrë nga Libri “Mit’hat Frashëri dhe Çeshtja Çame” Luan Malltezi & Sherif Delvina… (faq. XIX-XX)

*Mit’hat Frashërit ka qenë Ministër Fuqiplotë në Athinë, prej 1923-1926…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.