back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë”… New York Times

Gazeta

Ndertesa e New Yok Times
Ndertesa e New Yok Times

Kur New York Times

shkruan për nji vend në Ballkan…

Kët gjykim esencial të New York Times, për një vend në Ballkan, që pak djallzisht s’përcaktohet se cili??? e lexova disi me dëshpërim e dhimbje… sepse rotativët e shtypit ndërkombëtar i shpërndajnë këto të vërteta, dhe na bëhet të dhimbshme gjithë faktet e nënvizueme: pse asht për ta qeshë me të madhe veten tonë, po edhe për ta qa me lot atë… pse ky shkrim na vjen si nji statut i dëshpërimit, i të pashpresit, i njeriut që s’gjen asnji detyrim për t’ia ngarkue vetes me forcë, që kjo e shkrueme e nji gazete prestigjoze të mos mund të jetë e vërtetë. Në fakt, kjo asht nji pasqyrë e qartë ku secili prej nesh duhet ta shohi vedin e t’i japë llogari vetes; po njiherit duhet të shihemi edhe bashkarisht si komb, për të kuptue se kjo e vërtetë e jona, e shpallun qetësisht prej të tjerëve, edhe e stamposun mbas shpinës së gjithsecilit nga ne, duhet të na randojë shumë, aq shumë sa ta ndjejmë deri në dhimbje peshën hidhët të këtyne rreshtave… në dukje pa ndonji adresë të përcaktueme… j.r.
qershor 2014

Gazeta New York Times
Gazeta New York Times

“Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë”

Ja çfarë shkruan New York Times për një vend në Ballkan…

Ekziston një vend në Ballkan, i cili kufizohet me vetveten.
Ku të papunët më së shumti punojnë.
Ku të gjithë nxitojnë për në punë, e askush nuk mbrrin në kohë.
Ku tetëorëshi i punës zgjat 12 orë.
Ku shëndetësia është pa pagesë ndërsa shërimi i papagueshëm.
Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet.
Ku sekretet shtetërore bëhen publike.
Ku historia përsëritet çdo ditë.
Ku më të pasurit janë njerëzit të cilët s’kanë punuar kurrë.
Ku përdoret vetëm valuta e huaj.
Ku të mençurit i deklarojnë të çmendur, dhe të çmendurit gjenìj.
Ku analfabetët e shkruajnë historinë.
Ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale.
Ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen askush s’ka të drejtë.
Ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush s’ia dëshiron të mirën askujt.
Ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta.
Ku përmbytjet janë e vetmja mënyrë ujitjeje.
Ku të gjithë besojnë në përparimin e vendin, ndërsa ai mbetet gjithnjë në vendnumro.
Ku normalët s’janë të nevojshëm, dhe punësohen të përshtatshmit dhe të paaftët…
Është një vend në Ballkan ku me ndershmëri, sinqeritet dhe zell kurrë s’do mund ta arrish qëllimin e dëshiruar…”
marrë nga http://www.gazetaexpress.com 16 maj 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.