At Zef (Giuseppe) Valentini S. J., (1900-1979), Personaliteti më i madh që bota i dhuroi studimeve albanologjike, prej se është ngjizuar dija për shqipërinë dhe shqiptarët. – Dr. Ph. Kastriot Marku

At Giuseppe (Zef) Valentini (1900-1979)At Giuseppe (Zef) Valentini (1900-1979)

At Giuseppe (Zef) Valentini (1900-1979)

At Zef (Giuseppe) Valentini S. J., (1900-1979),

Personaliteti më i madh që bota e studimeve albanologjike,

dhuroi prej se është ngjizë dija për Shqipërinë e shqiptarët

Dr. Ph. Kastriot Marku

At Giuseppe Valentini S. J., (1 korrik 1900 – 16 nëntor 1979). ka qenë dhe do të mbetet pa asnjë dyshim albanologu më i madh që bota i dha Shqipërisë. Një personalitet që çdo komb do të kishte pasur dëshirë ta kishte të vetin.
Mendoj dhe jam i bindur për këtë, sepse nuk gjendet një shembull i dytë në botë, që një njeri i vetëm të bëjë më shumë punë se sa ka bërë me gjithë mburrjet e saj të ekzaltuara, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, për afër 50 vjet (1972-2019). Personaliteti shkencor i At Zef Valentinit përbën një rast të paprecedentë në historinë e albanologjisë dhe shkencave humanitare ndërkombëtare të shekullit XX.
Veprimtaria e tij e përditshme mësimore parauniversitare dhe universitare, përvoja e tij e organizimit të frytshëm dhe bashkëpunimit profesional në shtypin e shkruar; aftësia e tij në ngritjen e qendrave kërkimore shkencore albanologjike me të gjithë skedarët bibliografikë, kronologjikë, onomastikë, toponomastikë të historisë, gjuhësisë, etnologjisë, historisë së artit, numizmatikës etj., në Shkodër, Tiranë dhe më pas në Palermo; pjeswmarrja e tij permanente në veprimtari të shumta shkencore akademike ndërkombëtare me kumtesa nga disiplina të ndryshme si histori, letërsia, teologjia, filozofia, gjuhësia, historia e së drejtës, muzikologjia dhe historia e artit; në shtypin periodik të specializuar ndërkombëtar, hulumtimi, kërkimi, skedimi, trankriptimi dhe botimi nga arkivat famullitarë, dioqezanë, komunalë e provincialë dhe posaçërisht i asaj serie unikale dokumentare në 25 vëllime të nxjerrë nga Arkivi i Shtetit të Venedikut sikurse vepra monumentale Acta Albaniae Veneta, na bëjnë me dije se jemi përballë një personaliteti të pazakontë të natyrës njerëzore, të cilin kombi italian ia fali Shqipërisë në një nga çastet më tw nevojshme e më të vështira njëherësh.
Ai diti të qëndrojë fort mirë përtej rrymave të politikës së kohës e të bënte atë që dinte të bënte më mirë se çdo gjë tjetër e që e kishte fort për zemër: të ndriçonte skutat më të errëta të historisë dhe të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Do apo nuk do dikush, duam apo nuk duam ne, kontributi që i ka dhënë At Zef Valentini S.J., albanologjisë krejtësisht i vetëm, i parë thjesht në raport sasior, pa përjashtuar absolutisht atë cilësor, përbën pa as më të voglin dyshim kontributin më të madh që deri më sot një studiues i huaj ka dhënë Shqipërisë. Të gjitha botimet e autorëve françeskanë të gjysmës së parë të shekullit XX, të marrë së bashku e për të cilët mburremi me përlavdërime ende sot mbas kaq vitesh, nuk e teprojmë të pohojmë se të para më vëmendje nuk përbëjnë veçse gjysmën e prodhimit studimor albanologjik që bëri i vetëm At Valentini në harkun kohor prej 50 vjetësh si studiues.
.
Koleksionin e plotë të revistës së mirënjohur “Letture” (1946-2009), të cilën At Valentini e drejtoi për 33 vjet radhazi

Koleksionin e plotë të revistës së mirënjohur “Letture” (1946-2009),
të cilën At Valentini e drejtoi për 33 vjet radhazi

Po ashtu kryevepra e tij Acta Albania Veneta në 25 vëllime, me 7667 dokumente gjithsej, e botuar në vitet 1967-1979, apo Acta Albaniae Iuridica në dy vëllime (1968-1973), e parë në pikëpamje krahasimore me të gjitha botimet dokumentare të realizuara nga Instituti i Historisë prej fillimit të tij nga puna në vitin 1947 e deri në të njëjtin vit (1979), kur edhe vdiq Valentini, përbën një shpërpjestim të pabesueshëm sasior që meriton vëmendje. Një institut i tërë nuk ka arritur të botojë më shumë se sa ¼ e dokumenteve që ka botuar Valentini, ndërkohë ende as sot pas 40 vitesh nga ikja e Valentinit, Instituti në fjalë s’ka arritur as ta barazojë e jo më ta tejkalojë punën e këtij jezuiti të madh, i cili për ironi të faktit shmanget, përçmohet dhe lihet në heshtje qëllimisht.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila për ironi të fatit u themelua me urdhër partiak, duke emëruar në krye të saj në mënyrë të pabesueshme një person të padiplomuar, që nuk la një monografi të vetme për të justifikuar qenien e tij të përjetshme në krye të atij institucioni për aq kohë sa jetoi, ngjashëm me udhëheqësin e partisë-shtet që e kishte emëruar në atë detyrë. Është pikërisht kjo akademi, e cila edhe sot s’e ka për gjë të përkujtojë përvjetorë e ditëlindje për gjithëfarë studiuesish e shkrimtarësh mediokër anëtarë të pamerituar të saj, të emëruar aforfe pa ndonjë meritë të përveçme, e që nuk kanë të krahasuar edhe duke i tufëzuar të gjitha kontributet e tyre, me punën fenomenale të Valentinit, ndërkohë që vijon të heshtë pa pikën e drojës për personalitetin më të madh që bota i dhuroi studimeve albanologjike që prej se është ngjizuar dija për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Për 45 vjet me radhë institucionet kërkimore shkencore albanologjike në Shqipëri, në pamundësi për ta asgjësuar fizikisht, politika zyrtare bëri ç’ishte e mundur që ta braktiste duke e etiketuar atë si “agjent dhe kriminel”, pa mundur që asnjëri prej sosh t’i afrohej qoftë sa për krahasim të përafërt Valentinit, përjashto Eqrem Çabejn apo nxënësin e tij Injac Zamputti-n. Ky i fundit me hijen e përndjekjes së tij, mezi i shtyu ditët e tij, në një shtëpi me dy dhoma e me një banjo të përbashkët me katër familje të tjera, ndërkohë që për 40 vjet me radhë ushqeu me dokumente historiografinë shqiptare, e cila të mund të çlirohej sadopak nga mediokriteti ideologjik marksist që e kishte rrethuar. Kush mund të provojë të kundërtën e kësaj sa përcolla me sipër, e ftoj në një “duel” profesional të faktuar me argumentet përkatës. Sidoqoftë, përkundrejt një klimë të tillë heshtjeje institucionale të pashoqe, një përkujtim dinjitoz me rastin e 120-vjetorit të lindjes së tij dhe 40 vjetorit të ikjes po vjen së shpejti në nder të këtij kryealbanologu të pashoq.
Kaq deri atëherë.
.
Milano, 3 maj 2020

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook